19.1 C
Prizren
E shtunë, 21 Qershor, 2025
Home Blog Page 269

Në vikend pritet të ketë mot të qëndrueshëm, pa të reshura

0
Gjatë vikendit, parashikohet mot i qëndrueshëm dhe pa reshje, falë ndikimit të një fushe të presionit të lartë atmosferik.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se megjithatë, ky stabilitet atmosferik, i shoqëruar me erëra të dobëta dhe lagështi të lartë, krijon kushte të favorshme për grumbullimin e ndotësve në ajër, duke ndikuar në cilësinë e tij.

“Këshillohet që grupet më të ndjeshme, si fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme respiratore, të shmangin qëndrimin e zgjatur në ambiente të hapura, veçanërisht në zona urbane ku ndotja është më e theksuar”.

Ndër tjera, kërkohet që të ketë kujdes nga qytetarët për të vozitur automjetet.

“Ju këshillojmë që të kujdeseni për veshje të përshtatshme dhe të, përgatiteni për kushtet e ngricave dhe mjegullës, veçanërisht gjatë orëve të mëngjesit”.

“Pjesëmarrësit në komunikacion duhet të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve, duke pasur parasysh që rrugët, sidomos në zonat malore, mund të jenë të rrëshqitshme gjatë gjithë kohës për shkak të temperaturave të ulëta që do të mbizotërojnë në ato zona”.

Ndërkaq, të shtunën moti parashikohet të jetë kryesisht i vranët dhe intervale me diell. Temperaturat minimale janë nga -4 deri në -2°C; maksimalet nga 0 deri 3 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-2 m/s.

Të dielën, moti do të jetë i vranët me intervale me diell. Temperaturat minimale nga -5 deri në -2°C; maksimale nga 2 deri në 4°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 0.5-1 m/s.

Tragjike: Një 27-vjeçare në Prizren gjendet e vdekur

0

Një rast i tragjik dhe mjaft i rëndë ka ndodhur sot në një familje në Prizren, ku një 27-vjeçare është gjetur pa shenja jete.

Sinjali ka mësuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Gjithashtu, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion dhe se rasti është cilësuar si “Hetim i Vdekjes”.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ballkani triumfon në çmimet vjetore të Komunës së Suharekës

0

Komuna e Suharekës, përmes Drejtorisë për Kulturë, Sport, Rini dhe Mërgatë, ka nderuar punën dhe arritjet e FC Ballkanit, duke e shpallur klubin më të mirë të vitit 2024.

Në një njoftim zyrtar, klubi shprehet i nderuar me këtë vlerësim: “Jemi sërish të nderuar që Komuna e Suharekës ka vlerësuar punën tonë. Ky çmim padyshim e shton vullnetin dhe oreksin për suksese të reja”.

Përveç suksesit të klubit, ylli i ekipit, Lindon Emërllahu, u shpall Futbollisti i Vitit, për performancën e tij të shkëlqyer gjatë vitit. Në të njëjtën ceremoni, Florim Elshani u nderua me titullin Punëtori Sportiv i Vitit, ndërsa Cima Construction mori çmimin për Sponsorin e Vitit.

Talenti i ri i Akademisë së Ballkanit, Dion Sylaj, u shpall Sportisti i së Ardhmes, duke premtuar një të ardhme të ndritur për klubin./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ekzekutohen 100 euro shtesë

0

Ministri i Financave Hekuran Murati ka bërë të ditur se sot kanë proceduar transferin e pagave për shërbyesit publikë, shtesën 100 euro për fëmijët 0-16 vjeç, përfituesit e skemave pensionale, përfshirë edhe kategoritë e luftës.

Ai ka thënë se mbi 400 mijë fëmijë përfitues, rreth 300 mijë pension-marrës përfitues dhe mbi 83 mijë shërbyes publikë, dhe se janë ekzekutuar gjithsej 140 milionë euro në një ditë të vetme.

“Falënderoj stafin e MFPT që janë angazhuar për ta bërë të pamundurën për të ekzekutuar gjithçka brenda ditës, e gjithashtu edhe BQK-në për zgjatjen e sesionit të pagesave, ashtu që transferet të kryheshin para fundjavës. Varësisht nga banka ku keni llogarinë, do të pranoni edhe mjetet në llogari, disa më herët e disa më vonë, por e rëndësishme që transferi tashmë është ekzekutuar”, ka shkruar Murati në Facebook.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Mërgimtarët nuk po munden me besu”: Kryetari i Suharekës flet për problemet me rrymë

0
Bali Muharremaj, kryetar i Suharekës, është deklaruar për problemet e rrymës.

Ai ka shtuar edhe se, shumë qytetarë e kanë telefonuar në mënyrë që ky tu ofrojë zgjidhje për rrymë atyre, megjithatë kjo çështje i përket institucioneve qendrore.

‘‘Kemi problem shumë furnizimin me rrymë. Ka pas mundësi kah 500 telefonata në ditë dhe kërkonin prej kryetarit të komunës me pas rrymë. Por problemi nuk është i kryetarëve të Komunave, furnizimit duhet ta bëj Ministria e zhvillimit ekonomik. Prej mëngjesit deri në orët e vona kanë thirre me kërku rrymë. Ka probleme, shumica janë duke u ankuar. Rryma lidhet edhe me ujin, atëherë kur s’ka rrymë, nuk ka as uji’’, ka deklaruar ai mes tjerash.

Po ashtu, ai ka thënë edhe se mërgimtarët që kanë ardhur në Kosovë: ‘‘Nuk mujn me besu që nuk ka furnizim’’, ka thënë ai në T7

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Vetëvendosje mirëpret anëtarë të rinj në Prizren

0

Lëvizja Vetëvendosje ka mirëpritur anëtarësime të reja në qytetin e Prizrenit.

Në një atmosferë entuziaste me plot motivim, drejtuesi i shtabit zgjedhor i Qendrës së Lëvizjes në Prizren, Karanfil Haxhillari, ka pritur anëtarët e rinj: Nesa Halitin, Hena Halitin, Enesa Bamjan dhe Ermal Gashin, duke i përgëzuar për vendimin e tyre për t’iu bashkuar vizionit të Vetëvendosjes.

“Të njëjtit janë votues për herë të parë”, u tha në njoftim, duke shtuar se Lëvizja Vetëvendosje po forcon mbështetjen popullore si siguri e një fitore bindëse e të madhe në Prizren dhe mbarë vendin më 9 Shkurt./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Petrit Kryeziu zgjidhet kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren

0

Petrit Kryeziu është votuar për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Prizren me mandat katërvjeçar dhe me mundësi kandidimi edhe për një mandat tjetër.

Votimi i Kryeziut për kryeprokuror e bë në mbledhjen e 260-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Konstatohet se me 10 vota për emërohet Petrit Kryeziu kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren për katër vjet me mundësi edhe një për mandat tjetër” tha kryesuesi Ardian Hajdaraj.

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar raportin ku ka theksuar se procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve – kryesisht ishte meritor dhe transparent, probleme më të theksuara në përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Apelit.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Restaurimi i rrugës “Marin Barleti” në Prizren: Mbi 1 milion euro të shpenzuara, puna vazhdon

0

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrulla Ceku, dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizituan dje punimet në rrugën “Marin Barleti” në Prizren, ku po vazhdon restaurimi dhe transformimi i kësaj zone historike.

Ministri Çeku theksoi se deri tani janë shpenzuar mbi 1 milion euro për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm. Ai u shpreh se puna do të vazhdojë deri në përfundimin e plotë të projektit, përcjell PrizrenPress.

Karakteri historik i kësaj lagje po rikthehet duke restauruar shtëpitë dhe tranformuar gjithë hapësirën sipas dizajnit urban të lagjes, që është pjesë integrale e projektit të rigjenerimit të kësaj zone brenda Qendrës Historike të Prizrenit. Deri tani kemi shpenzuar mbi 1 milion euro, ndërsa puna do të vazhdoj deri në jetësimin e projektit të plotë”, shkroi Çeku në Facebook./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Totaj takon kolonelin Saglam të KFOR-it turk për thellimin e bashkëpunimit

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, në prag të ndërrimit të moteve, priti sot kolonelin Zafer Sa?lam, kryetar i Komitetit Përfaqësues të Turqisë në Kosovë dhe kolonel në KFOR-in turk.

Gjatë takimit, sipas njoftimit të komunës, u diskutua për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve dhe forcimit të bashkëpunimit në të ardhmën mes Komunës së Prizrenit dhe KFOR-it turk./PrizrenPress.com/