27.8 C
Prizren
E hënë, 9 Qershor, 2025
Home Blog Page 279

Kilaj nuk largohet nga lista zgjedhore

0

Fatmir Matoshi nga Nisma ka deklaruar se ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj i cili aktualisht ndodhet në Hagë do të jetë kandidat i tyre për deputet dhe se sipas tij nuk besojnë që do të pengohet për të garuar në zgjedhje.

Matoshi ka thënë se Kilajn e kanë lënë në listë garuese dhe se nuk do ta heqin.

Ai po ashtu ka shtuar se koalicioni NISMA-AAK do t’i ketë 20 deputetë në Kuvendin e ardhshëm të Kosovës.

”Kemi bashkëpunim të mirë si koalicion, sot është përmbyllur lista, nuk e kemi dorëzuar në KQZ është kjo pjesa teknike, por ne do ta kemi një çështje që tash në këtë moment nuk kam përgjigje për këtë është çështja e Kilajt se ai është kandidat yni për deputet e ne besojmë se ai nuk do të pengohet për të garuar në zgjedhje, e kemi lënë në listë garuese dhe nuk do ta heqim nga lista por këto detajet teknike nëse atij do t’i lejohet ose çështja e plotësimit të formularëve, formaliteteve mbetet për diskutim edhe në këto moment që ne po flasim por ajo do të marrë shpejt drejtim. Nuk kemi bërë prognozë se si do të jenë rezultatet, por ajo që sot dihet është që ky koalicion si tërësi do të jetë tek 20 deputetë”, është shprehur ai. /Teve1/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Përurohet stacioni i ri i Policisë se Kosovës në Mamushë

0
Në Komunën e Mamushës u përurua sot stacioni i ri i policisë se Kosovës.

Kjo komune që popullohet nga komuniteti turk është vlerësuar si më e qeta në vend.

Kërkesa e vetme e komunitetit është që, të kenë me shumë pjesëtarë të policisë nga komuniteti turk, kjo me qellim që t’u ofrohet më shumë siguri e besim banoreve të kësaj komune./RTK/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Konfiskohet vetura e Kejvina Kthjellës, i kalon shtetit

0

Agjencia e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara, në zbatim të vendimit të Apelit të Gjykatës së Posaçme ka ekzekutuar konfiskimin e pasurive të luajtshme dhe paluajtshme të shtetasve Redjan Rraja dhe Marsela Çiça dhe mjetin luksoz të modeles, Kejvina .

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e dy familjarëve të Redjan Rrajës për të shfuqizuar sekuestron e 9 pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, të të dënuarit përjetë për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

GJKKO ka lënë në fuqi vendimin nr. 05, të datës 7 shkurt 2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe në vendimin e sotëm përcakton që shpenzimet procedurale të gjykimit në Apel, t’i ngarkohen ankuesve.

Pasuritë e nipit të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, përfshijnë apartamente, garazhe, një orë e kushtueshme “Rolex” dhe disa makina. Mes pasurive të sekuestruara nga GJKKO është edhe mjeti tip “Audi” që përdorej nga modelja Kejvina Kthella, e cila në dosjen hetimore të SPAK rezulton të jetë partnerja e Rrajës.

Modelja e njohur e showbizit madje është marrë në pyetje për marrëdhënien e saj intime me të arrestuarin për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ku mbeti i vdekur shoferi Andi Maloku, pasi një natë para atentatit Redjan Rraja ka qenë në shtëpinë e Kejvinës./A2Cnn

Përballjet e kthimit në çerekfinale të Kupës së Kosovës

0

Mesjava vazhdon me super ndeshje në basketbollin e Kosovës, ku do të zhvillohen ndeshjet e kthimit dhe do të dihen skuadrat që do të depërtojnë në gjysmëfinale.

Të mërkurën do të zhvillohet sfida kryesore, ku do të ndeshen Sigal Prishtina dhe Peja. Verdhezinjtë fituan duelin e parë 74:71, duke pasur epërsi prej tre pikësh. Prishtinasit duhet të fitojnë me katër pikë dallim për të kaluar tutje, kurse nëse fitojnë me tri pikë, ndeshja do të shkojë në vazhdime.

Të mërkurën do të zhvillohet ndeshja tjetër ndërmjet Trepçës dhe Proton Cable Prizrenit. Mitrovicasit fituan ndeshjen e parë me 18 pikë dhe kanë epërsi komode për të kaluar në gjysmëfinale.
Epërsi nga ndeshjet e para kanë edhe Bashkimi ndaj Borës, me 22 pikë dallim, 88:66, si dhe Vëllaznimi ndaj Golden Eagle Yllit me 18 pikë epërsi, 100:82.

Në kllapa janë rezultatet e ndeshjeve të para. Edhe në gjysmëfinale do të zhvillohen nga dy ndeshje, derisa finalja në shkurt të vitit të ardhshëm.

KUPA E KOSOVËS (ÇEREKFINALET II)

E mërkurë

19:00 Trepça – Proton Cable Prizreni (91:73)

19:00 Sigal Prishtina – Peja (71:74)

E enjte

19:00 Bashkimi – Bora (88:66)

19:00 Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi (82:100)

Kontrabandim me migrantë – Arrestohet një person në Prizren

0

Një person në Prizren ka përfunduar në prangat e policisë pasi që i njëjti dyshohet për kontrabandim me migrantë.

Kjo është bërë e ditur përmes raportit të përditshëm të Policisë së Kosovës.

‘KONTRABANDIM ME MIGRANTË

Vërmicë, Prizren / 10.12.2024 – 22:25. Njësia policore ka ndaluar një veturë që drejtohej nga i dyshuari m/k në të cilën ishin edhe katër persona tjerë shtetas të huaj. I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa personat që ishin në veturë janë dërguar në Qendrën për Azil’’, ka njoftuar policia.

Policia shqiptoi 1927 gjoba trafiku për 24 orë

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1927 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 12 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 28 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 13 persona, ndërkaq 9 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Sot mot i vranët dhe me riga shiu

0

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me kushte për riga shiu.

Sipas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindjes.

Selmanaj: Rinia e LDK-së, shtyllë e ndryshimit më 9 shkurt

0

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka zhvilluar një takim me të rinjtë e këtij subjekti politik, ku ka kërkuar kontributin e tyre për zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025.

“Kënaqësi të jesh në mesin e rinisë së LDK-së në Prizren, rinisë e cila do të japë kontribut të veçantë për ndryshimin e madh që do të ndodhë më 9 shkurt”,  shkruan Selmanaj.

“Nga ky takim pamë entuziazëm, energji dhe vullnet për fitore. Bashkëbisedimi mes nesh dhe rinisë ishte një moment tjetër i veçantë, duke marrë ide dhe duke iu përgjigjur pyetjeve interesante që vetëm rinia jonë di t’i bëjë”.

“Prizreni, tanimë ka vendosur për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe programin tonë politik, ku rininë e ka në prioritet”.

“Si kryetar i LDK-së në Prizren, bashkë me Antonin, Dritën, Xhavitin, Ajlinin dhe Shabanin do të jemi krah i njëri-tjetrit dhe afër secilit qytetar”./PP/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Rexhaj nuk kursen “kunjat” ndaj opozitës: Na jem vetë, ata bashkë me Listën Serbe

0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka bërë të ditur se lista zgjedhore e VV-së do të ngërthejë deputetë, ministra dhe figura, të cilët për herë të parë do të kandidojnë për deputetë.

Rexhaj ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje po garon e vetme në këto zgjedhje ndryshe nga partitë e tjera opozitare, të cilat sipas tij, janë bashkuar për zgjedhjet e shkurtit.

“Ne jemi vetë. Ata të gjitha janë bashkë. Jemi vetë ata të cilët kandidojmë përbrenda”, ka thënë Rexhaj.

Për më tepër, ai ka thënë se partitë opozitare do të bashkohen edhe me Listën Serbe, ngaqë sipas tij, ato asnjëherë nuk e kanë mohuar faktin dhe mundësinë e krijimit të një qeverie të tillë.

“Ata së bashku me Listën Serbe sepse nuk e kanë mohuar faktin që do të krijojnë një qeveri së bashku me ta dhe anën tjetër VV me partnerët që i ka pasur në koalicion”, ka thënë Rexhaj.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Në Lubizhdë të Hasit kabllot e rrymës kaherë në tokë, lopa ngordh pasi bie në kontakt

0

Banorët e fshatit Lubizhdë të Hasit tash e disa muaj po ankohen shkaku i rrezikut nga telat e rrymës të rënë në tokë përgjatë gjithë fshatit.

Ndërkohë, sot, si pasojë e kësaj një lopë ka pasur kontakt direkt me telat e rrymës me ç’rast edhe ka ngordhur.

Sipas banorëve, akoma KEDS nuk ka shkuar për të intervenuar, pavarësisht kërkesave të tyre.

Tëvë1 lidhur me këtë problem ka raportuar muaj më parë.

Problemi me rrymë në Lubizhdë është i njëjtë edhe në mes të fshatit.

Telat e rrymës atje janë të lidhur mes degësh, fare pranë trotuarit.

E pikërisht nëpër të kalojnë çdo ditë edhe nxënësit për të shkuar në shkollë.

Ndërsa për të mos u rrëzuar, Tëvë1 ka raportuar se shtyllat elektrike po mbahen me drunj.

Prandaj, banorët shprehin zhgënjimin e tyre me KEDS-in, pasi sipas tyre, kërkesat e bëra tash e tri vjet nuk po merren parasysh./teve1.info/