31.2 C
Prizren
E shtunë, 7 Qershor, 2025
Home Blog Page 289

Ushtuesi i detyrës së kryeprokurorit të Prizrenit priti përfaqësuesit e KFOR-it zviceran

0

U.D. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka pritur sot në takim përfaqësues të KFOR-it zviceran (LMT).

U.D. Kryeprokurori Kryeziu, fillimisht falenderoi përfaqësuesit e KFOR-it zviceran, për angazhimin, përkushtimin dhe bashkëpunimin e tyre në mbështetje të regjionit të Prizrenit, duke vlerësuar rolin e tyre në ruajtjen e sigurisë, paqes dhe stabilitetit, gjatë përmbueshjes së detyrave të tyre.

Po ashtu, të njëjtit i njoftoi për organizimin dhe funskionimin kushtetues dhe ligjor të Prokurorisë së Prizrenit, me punët sfidat dhe synimet e kësaj prokurorie.

Gjatë bisedës, përfaqësuesit e KFOR-it zviceran shprehen interes të veçantë për sfidat e prokurorisë, bashkëpunimin me institucionet tjera të drejtësisë, transparencën dhe qasjen e qytetarëve në prokurori.

Një tjetër temë kyçe ishte edhe diskutimi për vepra penale specifike si dhuna në familje, veprat penale kundër mjedisit etj.

Përfaqësuesit e KFOR-it zviceran u shprehën të gatshëm për bashkëpunim të mëtutjeshëm me Prokurorinë Themelore në Prizren, me qëllim të kontributit në sigurimin e paqes.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Labinot Xhoxhaj kampion i Evropës në boks, ministri Çeku e uron për suksesin

0

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka përgëzuar boksierin Labinot Xhoxhaj për fitoren e titullit kampion i Evropës në kategorinë e rëndë të boksit profesionist, të organizatës EBU.

“Ishte kënaqësi e veçantë takimi i sotëm me të. E urova për suksesin e jashtëzakonshëm, e poashtu folëm për rrugëtimin, sfidat e tij si sportist dhe planet për të ardhmen”, ka shkruar ministri Çeku.

Ai theksoi rëndësinë e këtij suksesi për Kosovën, duke përmendur se ky titull prestigjioz është fituar më parë nga boksierë elitarë, përfshirë edhe legjendën Luan Krasniqi.

“Qëllim i ardhshëm i Labinotit është që titullin ta mbrojë në Kosovë, e ne padyshim jemi shumë krenarë me arritjen e tij dhe përfaqësimin e dinjitetshëm të Kosovës në botë”, ka përfunduar ministri Çeku.

Kjo fitore e Labinot Xhoxhajt shënon një moment historik për sportin kosovar, duke ngritur edhe më lart imazhin e vendit në arenën ndërkombëtare./PrizrenPress.com/

ATK-ja me 883.6 milionë euro tatime të mbledhura për 11 muaj

0

Agjencia Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë të ditur se janë 883.6 milionë euro tatime të mbledhura deri me 30 nëntor të këtij viti.

Sipas ATK-së, kjo vlerë e të hyrave është tregues i fuqishëm i punës profesionale të stafit të Administratës Tatimore, e cila pa dyshim shtetit i garanton stabilitet financiar e ekonomik.

Të hyrat e inkasuara për këtë periudhë janë hiç më pak se 90.7 milionë euro, ose 11.4% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

“Se ka performancë të jashtëzakonshme, këtë së fund e ka vlerësuar edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar – FMN, sipas të cilëve ATK-ja në 7 nga 8 indikatorët është më lartë se vendet në zhvillim, si dhe në 5 nga 8 indikatorët është mbi mesataren e vendeve të zhvilluara”.

“Sipas FMN-së, ATK-ja ka bërë përparim të dukshëm në krijimin e një sistemi tatimor funksional, në ndërtimin e kapaciteteve institucionale dhe në forcimin e planifikimit strategjik, menaxhimin e rrezikut të përmbushjes dhe funksionet themelore të Administratës Tatimore. Mbledhja e të hyrave si në vlerë e po ashtu edhe si përqindje të BPV-së, tregon një trend të vazhdueshëm të rritjes”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

3 Dhjetori/ Totaj: Angazhimi për personat me aftësi të kufizuara, ndër prioritetet tona

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, gjatë takimit me përfaqësuesit e Handikos-it për të shënuar Ditën Botërore të Personave me Aftësi të Kufizuara, theksoi se angazhimi i Qeverisjes Lokale për të mbështetur këtë grup është një nga prioritetet kryesore të administratës aktuale, përcjell PrizrenPress.

Ai deklaroi se, ndërsa kjo ditë shënon arritjet, është gjithashtu një mundësi për të identifikuar hapësira për përmirësim dhe për të siguruar një shoqëri më të barabartë dhe gjithëpërfshirëse.

“Rëndësia e përmirësimit të kushteve të jetesës dhe mundësive për personat me aftësi të kufizuara është e madhe dhe ndër prioritetet tona”, theksoi kryetari Totaj.

Ky angazhim, siç theksoi ai, është pjesë e një strategjie të gjërë për të siguruar një mjedis të përshtatshëm për të gjithë qytetarët, pavarësisht nga aftësitë e tyre./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Rahoveci shënon Ditën e Personave me Nevoja të Veçanta

0

Sot, në Ditën e Personave me Nevoja të Veçanta, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka përkujtuar dhe nderuar personat me nevoja të veçanta, të cilët janë pjesë e pandashme e shoqërisë sonë.

“Sot, më shumë se kurrë, kujtojmë dhe nderojmë personat me nevoja të veçanta, të cilët janë pjesë e pandashme e shoqërisë sonë. Ata nuk kërkojnë mëshirë, por respekt dhe barazi. Detyra jonë është të sigurojmë që ata të kenë mundësi të barabarta dhe të ndihen të përfshirë në çdo aspekt të jetës”, ka thënë Latifi, përcjell PrizrenPress. Sipas tij, duhet të ndryshojmë mënyrën si i shohim, të vlerësojmë talentet dhe kontributet e tyre, duke i mbështetur në rrugën e tyre drejt një jete me dinjitet dhe të pavarur.

Latifi ka thënë se Komuna e Rahovecit vazhdon angazhimin e saj për të siguruar mundësi dhe mbështetje të vazhdueshme për personat me nevoja të veçanta, duke përmirësuar cilësinë e jetës dhe krijuar kushte më të mira për ta.

“Si institucione komunale, jemi të përkushtuar që të ofrojmë mbështetje të vazhdueshme, duke krijuar kushte më të mira dhe shërbime cilësore për këtë kategori të barabartë të shoqërisë sonë”, tha ai./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kërkohet ndërhyrje e menjëhershme për stabilizimin e furnizimit me energji elektrike në Dragash

0

Problemet e vazhdueshme me furnizimin me energji elektrike në Komunën e Dragashit kanë nxitur reagime nga institucionet lokale dhe përfaqësuesit e biznesit. Në një takim të mbajtur sot, kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, dhe Shoqata e Afaristëve “Sharri” shprehën shqetësimin për ndërprerjet e shpeshta të energjisë që po dëmtojnë ekonominë lokale dhe jetën e qytetarëve.

“Ndonëse në territorin e Komunës së Dragashit operojnë hidrocentrale që prodhojnë energji elektrike më shumë sesa që konsumojnë qytetarët e Komunës sonë, ajo prapë po neglizhohet nga institucionet përgjegjëse dhe qytetarët e bizneset po ballafaqohen çdo ditë me mungesë të energjisë elektrike”, thuhet në deklaratën e përbashkët, përcjell PrizrenPress.

Ata gjithashtu bënë thirrje për veprime urgjente nga institucionet përkatëse. “Kërkojmë nga institucionet kompetente të KEDS-it dhe KOSTT-it që të ndërmarrin hapa konkretë dhe të menjëhershëm për përmirësimin e situatës së furnizimit me energji elektrike në Komunën e Dragashit”.

Kryetari Xheladini dhe Shoqata “Sharri” theksuan gatishmërinë për bashkëpunim me institucionet përgjegjëse. “Komuna e Dragashit dhe Shoqata e Afaristëve ‘Sharri’ janë të gatshme për t’u takuar me institucionet përgjegjëse, për t’i adresuar problemet dhe shqetësimet e qytetarëve dhe bizneseve lokale, në mënyrë që situata me energji elektrike në Komunën tonë të normalizohet sa më shpejt”.

Kërkesa e tyre apelon për trajtim urgjent dhe trajtim me prioritet të kësaj çështjeje kritike për komunitetin lokal./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Fillojnë ethet e Kupës

0

Nga kjo mesjavë fillojnë ndeshjet e Kupës së Kosovës në basketboll te meshkujt.

Shorti ishte hedhur pas shtatë xhirove të zhvilluara sipas sistemit të Bergerit.

Përballja kryesore do të zhvillohet ndërmjet rivalëve të vjetër, Pejës dhe Sigal Prishtinës. Takimet ndërmjet këtyre dy skuadrave gjithmonë kanë qenë interesante dhe kështu pritet edhe të mërkurën mbrëma. Po ashtu të mërkurën zhvillohet sfida ndërmjet Vëllaznimit dhe Golden Eagle Yllit.

Të enjten do të përballen Proton Cable Prizreni me Trepçën, si dhe Bora me Bashkimin.

Javën e ardhshme do të zhvillohen ndeshjet e kthimit, ku do të përcaktohet se kush do të kalojë në gjysmëfinale.

Në këtë edicion të kësaj gare, edhe gjysmëfinalet zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, ndërsa finalja zhvillohet në shkurt të vitit të ardhshëm.

KUPA E KOSOVËS (ÇEREKFINALET)

E mërkurë

19:00 Peja – Sigal Prishtina

19:00 Vëllaznimi – Golden Eagle Ylli

E enjte

19:00 Proton Cable Prizreni – Trepça

19:00 Bora – Bashkimi

SBASHK-u nuk e përjashton grevën nëse nuk i plotësohen kërkesat

0

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) do të mbajë nesër protestë para Ministrisë së Arsimit dhe Qeverisë, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj në një konferencë për media tha se nëse Qeveria dhe Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci nuk reflektojnë mbi kërkesat e tyre, do të hyjnë në grevë të përgjithshme.

Ai ka dhënë detaje rreth protestës së nesërme.

“Qasja e tyre dhe injorimi i tyre i vazhdueshëm dolli vendimin për veprime sindikale. Fillimisht u vendos që me 4 dhjetor të bëhet protestë dhe presim që protesta para MASHTI-t dhe qeverisë të jenë mbi 1500 pjesëmarrës. Nëse Qeveria e sidomos Ministrja Nagavci nuk reflektojnë do të analizojmë situatën dhe do të marrin vendime duke mos e përjashtuar grevën e përgjithshme”, tha Jasharaj.

Jasharaj ka akuzuar Kurtin dhe ministrat e tij se paralizuan dialogun e mirëfilltë me sindikatat.

“Kurti dhe ministrat e tij premtuan shumë, deklaruan se do të respektojnë zërin sindikal  dhe fuqizimin e sindikatave, por kanë bërë të kundërtën gjatë këtyre vite,  paralizuan dialogun e mirëfilltë duke mos e nënshkruar marrëveshjen kolektive, duke ua mohuar të punësuarve në sektorin publik dhe privat mundësinë për të ruajtur të drejtat në punë dhe për të arritur disa benefite si të gjithë kolegët e tyre kudo në vendet e Ballkanit, e Evropës”.

Kreu i SBASHK-ut tha se ministri Murati do të kujtohet si njeriu që deshi t’ua ndalë bukën e gojës, pse kërkuan mundësinë për një kafshatë bukë më shumë.

“Në betejën e vazhdueshme të Qeverisë me SBASHK-un mori pjesë aktive edhe ministrja Nagavci, ajo u mbush me inat pse SBASHK është kaq unik u angazhua për ta dobësuar SBASHK-un, por kurrë nuk ia arriti”, tha ai.

Dragashi dhe Kukësi shqyrtojnë praktikat efektive kundër dhunës me bazë gjinore

0

Komuna e Dragashit dhe Bashkia e Kukësit gjatë një takimi të lehtësuar nga OSBE-ja kanë shkëmbyer përvojat lidhur me reagimin efektiv ndaj rasteve të dhunës në familje.

Në këtë takim është vënë në pah nevoja për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional me qëllim të trajtimit të duhur të këtyre rasteve.

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka njoftuar se bashkë me Praninë e OSBE-së në Shqipëri, në kuadër të fushatës 16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore është organizuar takimi ndërmjet Komunës së Dragashit dhe Bashkisë së Kukësit, për të nxitur shkëmbimin e informatave dhe të përvojave mbi reagimet ndaj dhunës në familje brenda strukturave komunale, raporton Telegrafi.

Në takim, sipas njoftimit, kanë marrë pjesë Ushtruesja e detyrës së Shefes së Misionit të OSBE-së në Kosovë, Cornelia Taylor, Shefi i Pranisë në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran dhe nënkryetarja e Bashkisë së Kukësit, Eglita Bilali, sikurse edhe përfaqësues komunalë, institucionet ligjzbatuese, punonjësit socialë, OJQ-të dhe agjencitë ndërkombëtare.

“Qëllimi i aktivitetit ishte forcimi i bashkëpunimit ndërmjet strukturave komunale dhe shkëmbimi i strategjive dhe praktikave efektive për t’iu përgjigjur dhunës në familje, duke kontribuar përfundimisht në misionin tonë të përbashkët për të ndërmarrë veprime kundër dhunës në familje”, thuhet në njoftimin e Misionit të OSBE-së në Kosovë.

 

Tutje shtohet se “gjatë takimit është theksuar edhe nevoja për një angazhim më të madh për trajtimin e dhunës me bazë gjinore përmes bashkëpunimit ndërinstitucional”.

“Vetëm përmes bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët mund të ndërtojmë komunitete më të sigurta, më gjithëpërfshirëse për të gjithë. Misioni mbetet i përkushtuar për të mbështetur përpjekjet e vazhdueshme për të garantuar siguri gjithëpërfshirëse për të gjithë”, përfundon njoftimi.

83-vjetori i formimit të Qeverisë së Mustafa Krujës

0
Më 3 dhjetor të vitit 1941 ishte krijuar qeveria shqiptare me kryeministër dhe ministër të Punëve të Brendshme, Mustafa Krujën.

 

Qeverisja e tij kishte zgjatur deri më 4 janar të vitit 1943.

Në përbërje të kabinetit ishin, Jup Kazazi-Ministër i Partisë Fashiste Shqiptare, Hasan Dosti-Ministër i Drejtësisë, Shuk Gurakuqi-Ministër i Financave, Iljaz Agushi-Ministër i Punëve Botore, Dhimitër Berati-Ministër i Kulturës Popullore, Fuat Dibra-Ministër i Ekonomisë kombëtare dhe Dr. Tahir Shtylla-Ministër i tokave të çliruara.

Qeveria e Mustafa Krujës me ndihmesën e dhënë nga Musolini ishte përpjekur për t’i dhënë shqiptarëve një reagim më liberal dhe më autonom. Kështu shqiptarëve u ishte kthyer flamuri i mëparshëm, duke u hequr atij kurorën e Savojës dhe Fashiot e liktorit; ishin liruar nga internimi e burgu një numër i madh antifashistësh; ishte shpallur amnisti për çetat që vepronin kundër italianëve, ishte ripërtërirë xhandarmëria shqiptare, ishin vendosur lidhje me disa nga udhëheqësit e çetave, shumë prej të cilëve ai kishte pasur marrëdhënie me ta që në vitet e para të veprimtarisë antizogiste.

Ai kishte mundur që t’i bëjë për vete të paktën përkohësisht disa nga udhëheqësit e çetave, përfshi këtu dhe Myslim Pezën, i cili kishte pranuar një amnisti të plotë dhe të drejtën për të lëvizur lirisht. Megjithatë, Myslim Peza nuk kishte pranuar të shkojë në Tiranë për të marrë ndihmën e premtuar në të holla, për shkak të mosbesimit që kishte ndaj autoriteteve italianë.

Këto suksese të qeverisë së Krujës kishin qenë të përkohshme, shumë prej premtimeve të tij kishin mbetur në mes të rrugës, kështu shumë antifashistë që ishin liruar nga internimet në Itali, ishin bashkuar me grupet e rezistencës, kishin dalë në mal, gjendja në vend ishte keqësuar më tej etj. Por, megjithatë deri në fund të vitit 1941 në Shqipëri nuk ishte zhvilluar një lëvizje me të vërtetë mbarëkombëtare dhe kjo kishte nisur të zhvillohej më në fund nga përpjekjet e lëvizjes komuniste e përafërt me lëvizjen e qëndresës kombëtare.

Në fjalën e mbajtur në Pejë, më 29 qershor 1942, Mustafa Kruja kishte përshkruar brengat shpirtërore të atyre viteve të gjata e rrëfehet para kosovarëve për bindjet e tij politike.

“Si shqiptar do të kishem fluturue këtu qysh ditën e parë qi ora e pavdekshme e fisit arbnuer deshti me ia kthye tekembramja këto vise të bekueme prej të Madhit Zot atij qi i përkasin: Kombit shqiptar. Si Mustafa Kruja, qi s’ka bâ punë të madhe për tokën e shênjtë e për popullin vigan të kësaj Kosove, por në mos tjetër i ka kjajtë në zêmër të vet me lot gjakut për 30 vjet rrjesht robnín e saj, mundimet e salvimet e përgjakshme të bijve të saj.

Ndonese larg, kam rrnue shpirtnisht me ju, ndërmjet jush. Ka pasun shqiptarë, shokë të mij sërbofila, qi më kanë ngjitun vulën e zezë të tradhtís sepse kam diftue sympathí për Italín, bashkë me Hasan Prishtinën, Bajram Currin, me Dervish Mitrovicën e sa e sa kosovarë tjerë. Po! Nuk e mohoj. Krejt sympathija e eme, mâ e sinqerta, ka qênë për Italín, ka qênë për Romën sikurse vijon me qênë edhe sod. Sepse ka qênë e âsht nji sympathí qi i ka rrânjët në dashunín t’eme pa kufì për Kosovën shqiptare, për Kosovën kreshnike, për Kosovën e martirizueme. Nuk mujshem e nuk mundem me dashtun sërbín, Beligradin, xhelatët e vllazënve të mij kosovarë. Qe pse jam kenë, jam e do të des italofil. Italofil jo për interesë personale, por për nji ideal, italofil pa pallate e pa çifliqe.

E sod qi Kosova âsht bâ shqiptare, sod qi Kosova s’âsht ma ‘juzhna Srbija’ as ‘Metohija’, por quhet Prefektura e Prishtinës, Prefektura e Prizrenit, Prefektura e Pejës e Mbretnìs Shqiptare, bash në saje të bashkimit të shtetit t’onë me italín fashiste, sod un krenohem për italofilín t’eme, edhe në qoftë se nuk kuqen ndopak ata qi këtë italofilí e kanë vulosun për tradhtí. Për nji njeri qi s’ka tjetër ambicje posë realizimit të nji ideali, s’ka kënaqësì mâ të madhe se me e pà kët ideal të vërtetuem”.

Është, ndoshta, pjesa më e bukur e fjalimeve që Kruja, si kryeministër i Shqipërisë kishte mbajtur në Kosovë gjatë vizitës së tij./kp