4.5 C
Prizren
E diel, 14 Dhjetor, 2025

ATK-ja me 883.6 milionë euro tatime të mbledhura për 11 muaj

Agjencia Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë të ditur se janë 883.6 milionë euro tatime të mbledhura deri me 30 nëntor të këtij viti.

Sipas ATK-së, kjo vlerë e të hyrave është tregues i fuqishëm i punës profesionale të stafit të Administratës Tatimore, e cila pa dyshim shtetit i garanton stabilitet financiar e ekonomik.

Të hyrat e inkasuara për këtë periudhë janë hiç më pak se 90.7 milionë euro, ose 11.4% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

“Se ka performancë të jashtëzakonshme, këtë së fund e ka vlerësuar edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar – FMN, sipas të cilëve ATK-ja në 7 nga 8 indikatorët është më lartë se vendet në zhvillim, si dhe në 5 nga 8 indikatorët është mbi mesataren e vendeve të zhvilluara”.

“Sipas FMN-së, ATK-ja ka bërë përparim të dukshëm në krijimin e një sistemi tatimor funksional, në ndërtimin e kapaciteteve institucionale dhe në forcimin e planifikimit strategjik, menaxhimin e rrezikut të përmbushjes dhe funksionet themelore të Administratës Tatimore. Mbledhja e të hyrave si në vlerë e po ashtu edhe si përqindje të BPV-së, tregon një trend të vazhdueshëm të rritjes”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Më Shumë

S’ka rrogë të 13 për punonjësit e shtetit, Murati thotë se publikimi i sotëm ishte lajm i rremë

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se lajmi i publikuar sot se Qeveria Kurti planifikon që të jap rrogën e 13-të...

Ylli shkëlqen në Gjakovë

Golden Eagle Ylli shënoi fitore shumë të rëndësishme ndaj Vëllaznimit në Gjakovë me shifrat 66:71 (19:20, 17:21, 10:19, 20:11). Takimi në Gjakovë ishte interesant. Periudha...

Lajmet e Fundit