21.4 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026

Dragashi dhe Kukësi shqyrtojnë praktikat efektive kundër dhunës me bazë gjinore

Komuna e Dragashit dhe Bashkia e Kukësit gjatë një takimi të lehtësuar nga OSBE-ja kanë shkëmbyer përvojat lidhur me reagimin efektiv ndaj rasteve të dhunës në familje.

Në këtë takim është vënë në pah nevoja për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional me qëllim të trajtimit të duhur të këtyre rasteve.

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka njoftuar se bashkë me Praninë e OSBE-së në Shqipëri, në kuadër të fushatës 16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore është organizuar takimi ndërmjet Komunës së Dragashit dhe Bashkisë së Kukësit, për të nxitur shkëmbimin e informatave dhe të përvojave mbi reagimet ndaj dhunës në familje brenda strukturave komunale, raporton Telegrafi.

Në takim, sipas njoftimit, kanë marrë pjesë Ushtruesja e detyrës së Shefes së Misionit të OSBE-së në Kosovë, Cornelia Taylor, Shefi i Pranisë në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran dhe nënkryetarja e Bashkisë së Kukësit, Eglita Bilali, sikurse edhe përfaqësues komunalë, institucionet ligjzbatuese, punonjësit socialë, OJQ-të dhe agjencitë ndërkombëtare.

“Qëllimi i aktivitetit ishte forcimi i bashkëpunimit ndërmjet strukturave komunale dhe shkëmbimi i strategjive dhe praktikave efektive për t’iu përgjigjur dhunës në familje, duke kontribuar përfundimisht në misionin tonë të përbashkët për të ndërmarrë veprime kundër dhunës në familje”, thuhet në njoftimin e Misionit të OSBE-së në Kosovë.

 

Tutje shtohet se “gjatë takimit është theksuar edhe nevoja për një angazhim më të madh për trajtimin e dhunës me bazë gjinore përmes bashkëpunimit ndërinstitucional”.

“Vetëm përmes bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët mund të ndërtojmë komunitete më të sigurta, më gjithëpërfshirëse për të gjithë. Misioni mbetet i përkushtuar për të mbështetur përpjekjet e vazhdueshme për të garantuar siguri gjithëpërfshirëse për të gjithë”, përfundon njoftimi.

Më Shumë

Drini i Bardhë lëshon pikë në Gjonaj, mposhtet nga Arbëria

Drini i Bardhë ka pësuar humbje në shtëpi nga Arbëria me rezultat minimal 0:1, në ndeshjen e zhvilluar në Gjonaj. Golin e vetëm të takimit e...

Nesër derbi i madh i Ligës së Parë: Vëllaznimi – Liria, për hapin drejt Superligës

Në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë, nesër zhvillohet një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, derbi mes Vëllaznimit të Gjakovës dhe Lirisë...

Kohë lufte

Lajmet e Fundit