8.9 C
Prizren
E diel, 26 Janar, 2025

Labinot Xhoxhaj kampion i Evropës në boks, ministri Çeku e uron për suksesin

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka përgëzuar boksierin Labinot Xhoxhaj për fitoren e titullit kampion i Evropës në kategorinë e rëndë të boksit profesionist, të organizatës EBU.

“Ishte kënaqësi e veçantë takimi i sotëm me të. E urova për suksesin e jashtëzakonshëm, e poashtu folëm për rrugëtimin, sfidat e tij si sportist dhe planet për të ardhmen”, ka shkruar ministri Çeku.

Ai theksoi rëndësinë e këtij suksesi për Kosovën, duke përmendur se ky titull prestigjioz është fituar më parë nga boksierë elitarë, përfshirë edhe legjendën Luan Krasniqi.

“Qëllim i ardhshëm i Labinotit është që titullin ta mbrojë në Kosovë, e ne padyshim jemi shumë krenarë me arritjen e tij dhe përfaqësimin e dinjitetshëm të Kosovës në botë”, ka përfunduar ministri Çeku.

Kjo fitore e Labinot Xhoxhajt shënon një moment historik për sportin kosovar, duke ngritur edhe më lart imazhin e vendit në arenën ndërkombëtare./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku brenda 24-orëve, 30 aksidente

Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar 1 mijë e 473 tiketa trafiku. Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se kanë ndodhu...

“Bëhu Basketbollistja e Vitit si SUPER AULONA!” – Fushata e re e FBK-së

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka nisur një kampanjë të re për të inkurajuar vajzat dhe gratë e Kosovës që të përfshihen në...

Ylli pret Bashkimin

Lajmet e Fundit