Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2.074 gjoba në trafik.
Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 15 aksidente kanë qenë me lëndime e 39 me dëme materiale.
Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 10 persona.
Një person ka njoftuar se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 06:00, në Prizren.
Tutje bëhet e ditur se rasti është nën hetime.
“Prizren 19.11.2024 – 06:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime”, thuhet në raport.
Një grua ka raportuar se më 30.10.2024 pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga vjehrri dhe kunati, në Rahovec.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se sipas viktimës ajo ishte e kanosur dhe më armë zjarri.
“Me 19.11.2024 viktima femër kosovare, ka raportuar se me datën e lart-cekur pas një mosmarrëveshje në familje, është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (vjehrri dhe kunati). Sipas viktimës ajo ishte kanosur edhe me armë zjarri”, thuhet në raport.
Ndërkaq, siç thuhet në raport viktima kishte pranuar tretman mjekësor, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar, rasti nën hetime.
Të hënën në fshatin Vërmicë të Prizrenit, policia ka ndaluar një veturë me targa vendore ku ka gjetur 4 refugjatë.
Shoferi, një mashkull kosovar, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa refugjatët janë transferuar në Qendrën e Azilit në Magurë, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët por me intervale me diell.
“Mot i vranët dhe me intervale me diell dhe vende-vende me mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius”, thotë Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
“Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, mori pjesë në samitin e organizuar nga USAID për programin “Kontrata Sociale”, ku ndau përvojën dhe arritjet e Komunës së Prizrenit si një nga përfituesit e këtij programi.
Samiti, që u zhvillua me pjesëmarrjen e liderëve dhe përfaqësuesve të komunave të ndryshme, kishte për qëllim ndarjen e përvojave dhe praktikave më të mira në fushën e menaxhimit të shërbimeve publike dhe angazhimin e qytetarëve.
Komuna e Prizrenit ka qenë një aktor i rëndësishëm në këtë iniciativë, duke marrë pjesë aktive në çdo hap të këtij programi, që ka ofruar mbështetje profesionale dhe këshilla konkrete për zhvillimin e projekteve lokale.
Totaj theksoi rëndësinë e këtij programi, i cili ka ndihmuar në forcimin e kapaciteteve të komunave për të udhëhequr dhe implementuar projekte të suksesshme dhe për të siguruar shërbime më të mira për qytetarët.
“Karakteri i këtij programi është i veçantë, pasi ofron mbështetje të vazhdueshme dhe praktika të dobishme që i ndihmojnë komunat të rrisin efikasitetin dhe cilësinë e shërbimeve. Për Komunën e Prizrenit, ky program ka qenë një mundësi e shkëlqyer për të përvetësuar mësime të vlefshme dhe për të udhëhequr me sukses iniciativat tona të zhvillimit,” u shpreh Totaj./PP/
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur mirënjohjen dhe respektin e tij për këngëtaren e njohur shqiptare Shkurte Fejza në një mënyrë unike, duke publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Facebook një video ku shihet duke interpretuar bashkë me të këngën e njohur “Mora fjalë”.
Ky moment i veçantë erdhi në ditën kur Shkurte Fejza, një emër i madh i muzikës shqiptare, festonte 63-vjetorin e lindjes. Përveç kësaj, pas disa muajsh, të dy ata kishin bashkëpunuar për të shënuar 50-vjetorin e karrierës së Fejzës me një organizim madhështor, ku këngëtarja e njohur e muzikës popullore shqiptare dha një performancë të paharrueshme.
Në mbishkrimin e videos, Kurti theksoi rëndësinë e këngës dhe kulturës për identitetin dhe njohjen e Kosovës në botë. Ai u ndal në promovimin e kulturës kombëtare, duke e konsideruar atë si një nga asetet më të çmuara të vendit. “Sot ishim në Suharekë dhe e vizituam Shtëpinë e Kulturës ‘Ukë Bytyçi’, ndër investimet më të mëdha të qeverisë në infrastrukturën kulturore të vendit”, shkruante ai, duke nënvizuar rëndësinë e mbështetjes së kulturës dhe promovimit të saj nëpërmjet investimeve dhe ngjarjeve kulturore.
Kryeministri Kurti, po ashtu, ndau një mesazh urimi për Shkurten Fejzën, duke e falënderuar për kontributin e saj të paçmuar në muzikën shqiptare dhe duke i dëshiruar jetë të gjatë dhe shëndet të mirë. “I urova shëndet e jetë të gjatë, me dëshirën që përveç Prishtinës e qyteteve tjera, tash e tutje ta dëgjojmë duke interpretuar edhe në skenën e bukur të shtëpisë së kulturës në Suharekë”, shtoi ai.
Ky moment, i mbushur me emocion dhe respekt për trashëgiminë kulturore, ka theksuar edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shtetërore dhe artistëve të njohur për promovimin e kulturës shqiptare dhe vlerave të saj. /Telegrafi/
Këngëtarja e famshme botërore, Dua Lipa, ka njoftuar të martën se po sjellë album të ri.
Këngëtarja me prejardhje nga Kosova ka shkruar në rrjetet sociale se tashmë edhe zyrtarisht, albumi i saj do të publikohet më 6 dhjetor.
Bëhet fjalë për albumin me këngët e interpretuara “live” gjatë koncertit që ka mbajtur në “Royal Albert Hall” në Londër javë më parë.
“Është zyrtare, albumi me këndim drejtpërdrejt nga salla ‘Royal Albert’, më 6 dhjetor. Të dëgjosh këngët e mia dhe t’i interpretosh në këtë formë për herë të parë ishte eksperienca më e veçantë, ndërsa tani janë tuajat”, ka shkruar ajo.
Albumi i fundit që ka publikuar Dua është “Radical Optimism”, në muajin maj.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar këngëtaren e njohur, Shkurte Fejzën dhe bashkëshortin e saj.
I pranishëm në këtë takim ishte edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku.
Artistes shqiptare i janë dhuruar edhe lule, pasiqë dje ajo festoi ditëlindjen e 63-të.
Foto: Klan Kosova
Për këtë, e njëjta ditën e djeshme (e hënë) ndau një buqetë me lule që mori edhe nga presidentja Vjosa Osmani.
“Sot për nder të ditëlindjes pranova urime nga shumë miq dhe dashamirë të këngës sime. Por një urim i veçantë më erdhi nga Presidentja e vendit znj. Vjosa Osmani”, u shpreh ajo.
Tutje, theksoi: “Ju falemnderit znj. Presidente për kujdesin dhe respektin e treguar. Jemi me fat që kemi në krye të vendit një Presidente si ju”.
Shkurte deri më tani ka realizuar një sërë hitesh që vazhdojnë të mbahen mend akoma.
Basketbollistja më e mirë e kësaj xhiro ishte Amari Heard nga KBF Bashkimi, e cila arriti dyshifror të dyfishtë me 23 pikë, 10 kërcime dhe një asistim, duke udhëhequr ekipin e saj në një fitore të rëndësishme.
Bashkimi vazhdon dominimin e tij në Superligë, duke regjistruar gjashtë fitore në po aq ndeshje. Në përballjen e tyre me Prishtinën, që përfundoi me rezultatin 71:78, nuk ishte vetëm Heard që shkëlqeu, por edhe Arbnore Përquku, e cila kontribuoi me 16 pikë, gjashtë kërcime dhe 11 asistime – një paraqitje e jashtëzakonshme që ndihmoi ekipin të mbajë ritmin e fitoreve.
Në një ndeshje tjetër të rëndësishme, Junior 06 siguroi fitore duke mundur Trepçën. Këtu, performanca e Tanya Gordon ishte e shkëlqyeshme me: 40 pikë, 10 kërcime dhe një asistim.
Po ashtu, Peja 03 regjistroi fitoren e katërt, ku Veronika Liubitines dha një paraqitje të mrekullueshme me 26 pikë, 17 kërcime dhe një asistim, ndërsa Anila Selmani gjithashtu shkëlqeu me 18 pikë, pesë kërcime dhe tri asistime, duke kontribuar në suksesin e ekipit të saj.
Superliga femrash vazhdon të ofrojë ndeshje të paharrueshme dhe lojëra me performanca të larta, duke tërhequr gjithnjë e më shumë vëmendjen e pasionuar të tifozëve.