11.1 C
Prizren
E hënë, 26 Maj, 2025
Home Blog Page 294

Kamarieri nga Prizreni i bën thirrje rinisë: Kthehuni dhe kontribuoni në zhvillimin e Kosovës

0

Në njërën prej kafiterive më të frekuentuara të Prizrenit, “Corner”, flamuri i ri i shërbimit është Flamur Berisha, i cili ushtron zejen e kamerierit me pasion dhe angazhim të palodhur. I buzëqeshur dhe gjithmonë plot dashuri për punën që bën, ai është një shembull i rinisë që e do dhe e vlerëson vendin e tij.

Flamuri, duke shërbyer çdo ditë në këtë kafiteri të njohur, ka një apel të fortë për moshatarët e tij që janë jashtë Kosovës: “Kthehuni në atdhe, sepse jeta në Kosovë ka kuptim dhe mundësi për një jetesë dinjitoze.” Ai gjithashtu lavdëron pronarin e kafiterisë “Corner” për korrektësinë dhe mundësinë që i jep atij të zhvillohet profesionalisht.

“Ndihem shkëlqyeshëm këtu. E di që puna ime ka një rëndësi dhe një lidhje të veçantë me njerëzit që vijojnë të vijnë në këtë kafiteri. Takimet me njerëz të ndryshëm, të cilët ndajnë historitë e tyre dhe e duan këtë vend, më kanë thelluar lidhjen time me tërë Kosovën”, thotë ai.

Flamuri ka mundësinë të shërbejë një gamë të gjerë klientësh: nga kryetarët e komunës, deputetët, ministrat dhe shumë të tjerë që vizitojnë Prizrenin.

Ai shprehet krenar për mundësinë që ka të shërbejë për ata dhe të ndihmojë në krijimin e lidhjeve me njerëzit e njohur të Kosovës.

“Vetëm në Prizren mund të shijoni kafenë në ‘Shadërvan’, një vend që është i mbushur me kujtime, qofshin ato të fëmijërisë apo të rinisë,” – thotë ai. “Prizreni është një qytet i mrekullueshëm, një perlë e Ballkanit. Ky qytet ka ruajtur me shekuj traditën dhe bukurinë e tij, dhe është një vend që thërret të rinjtë tanë të kthehen, të shijojnë çdo moment dhe të kontribuojnë për të ardhmen e Kosovës”.

Flamuri përfundon me një mesazh të thjeshtë dhe të fuqishëm për bashkëmoshatarët e tij: “Kosova është vendi ku mund të jetoni me dinjitet, kthehuni dhe bëni pjesë të këtij zhvillimi”./qendrapress.com/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Aktakuzë për krime lufte në Panorc të Malishevës

0
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë  kundër të pandehurit  S.L.,  nën dyshimet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.

Sipas aktakuzës, veprimet penale janë kryer gjatë periudhës 1998-1999 në fshatin Panorc të Malishevës.

“ I pandehuri, duke vepruar në bashkëkryerje me pjesëtar të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare, duke kryer arrestime të kundërligjshme, tortura fizike dhe psikologjike të rreth 500 qytetarëve që nuk ishin të përfshirë në luftë, dëbime masive të popullatës shqiptare, shkatërrim të pronave dhe plaçkitje”.

Bëhet e ditur se i pandehuri gjendet nën masën e paraburgimit deri në një vendim tjetër të gjykatës. Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Sot i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçarit nga Malisheva që humbi jetën në një aksident në Itali

0

Sot i jepet lamtumira e fundit 21 vjeçarit nga Malisheva, Rilind Thaqit, i cili vdiq si pasojë e një aksidenti të rëndë në Itali para disa ditësh.

Familjarët kanë njoftuar se varrimi i tij do të bëhet sot në ora 14:00, në varrezat e fshatit Pllaqicë.

“Miq e bashkëvendas, ju njoftojmë se varrimi i djalit te axhes, Rilind Thaqit behet sot në orën 14:00 ne varrezat e fshatit Pllaqice”, ka shkruar vajza e axhës së të ndjerit.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Azem Shkreli për Havzi Nelën: Kërkonte vazhdimisht liri brenda ferrit

0

Nga Azem Shkreli

Për herë të parë mësova për Havzi Nelën në një shkrim të “Rilindjes”, aty kah viti 1993.

U trondita thellë për çka mësova për jetën e atij njeriu.

Ai njeri çdo gjë e kishte pasë të kufizuar: edhe ditën, edhe natën, por vetëm në mendjen e tij s’mundën të futeshin dot.

Kohë më vonë kur lexova vjershat e tij, pata një tronditje në shpirt. Ato vjersha qenë të thjeshta, nuk kishin shumë figura artistike, por qenë fati i njeriut që kërkonte vazhdimisht liri brenda ferrit.

Më herët kam shkruar poezinë “Poetëve të vdekur”, por edhe pse i kushtohej poetit të varur Benjamin Maloise, kam pasë parasysh të gjithë poetët e ekzekutuar. Ajo poezi, tani më duket sikur qe shkruar edhe për Havzi Nelën, por si parandjenjë e hershme për fatin e tij dhe të poetëve të tjerë që do të ekzekutoheshin. Po, po, litar në fytin e njeriut, poetit…

(Nga libri “Fjala në litar”, Botime Onufri, Tiranë 2005)

Marrë nga profili në facebook i Petrit Palushit

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Një grua raporton se burri i saj nuk është trajtuar si duhet nga ekipi mjekësor në Spitalin e Prizrenit

0

Një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj me probleme mendore i cili prej disa ditësh ishte i hospitalizuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit nuk është trajtuar si duhet nga ekipi mjekësor.

Tutje bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar, ndërsa rasti është cilësuar si “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj – me probleme mendore, i cili prej disa ditësh  ishte i hospitalizuar në Spitalin Rajonal Prizren,  nuk është trajtuar si duhet nga ekipi mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Të dielën mbahet Kuvendi Zgjedhor i OVL- së së UÇK-së në Prizren

0

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së), dega në Prizren, njofton të gjithë delegatët e caktuar se Kuvendi Zgjedhor për këtë degë do të mbahet të dielën, më 24 nëntor 2024, në ora 09:30.

Kuvendi do të zhvillohet në lokacionin e Doku Evropa (ish-Kino Radniki), i cili gjendet në Shatërvan.

“Për të siguruar organizimin e duhur, të gjithë delegatët janë të lutur të konfirmojnë pjesëmarrjen ose mungesën e tyre tek përfaqësuesit e caktuar përkatës”, thuhet në njoftimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku për 24 orë

0
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1.710 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 19 aksidente kanë qenë me lëndime e 36 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 10 persona, ndërkaq 6 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Mot me diell dhe vranësira

0

Për të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, pritet shtim i vranësirave, të cilat do të gjenerojnë edhe reshje lokale shiu.

Në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegull nëpër ultësira dhe lugina.

Reshjet lokalisht mund të jenë edhe në formë të rrebesheve afatshkurtër, kryesisht në zona të caktuara të Rrafshit të Dukagjinit.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme por më dominues nga juglindja dhe jugperëndimi, me shpejtësi prej 10-30 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -3 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 9 deri në 13°C. /MeteoKosova/

LDK-ja në Prizren prezanton kandidatët për deputet për zgjedhjet e 9 shkurtit

0

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, përpara qindra simpatizantëve të saj, ka prezantuar 5 kandidatët e saj për zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të ardhshëm.

Në krye të listës është kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, i ndjekur nga deputeti Anton Quni, deputetja Drita Millaku, Dr. Shaban Osmanaj, ish-deputeti Xhavit Ukaj dhe arkitektja Ajlin Shishko.