Lidhur me rastin, deri më tani janë arrestuar tre persona, derisa aksioni po vazhdon edhe më tutje edhe në qytetet e tjera./Klan Kosova/
Operacioni ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar për përfshirje në prodhimin dhe përpunimin e substancave narkotike.
Policia e Kosovës ka konfiskuar pajisje të shumta laboratorike, si dhe sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike.
Rasti për Klanksova.tv është konfirmuar edhe nga kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu.
“Është një rast të cilin e kam hetuar personalisht unë. Deri më tani i kemi tre persona të arrestuar. Aksioni po vazhdon edhe në qytetet e tjera”, deklaroi Kryeziu për Klankosova.tv.
Sipas njoftimit në këtë organizim kanë marrë pjesë pjesëmarrës nga mbi 30 shtete, si Bullgaria, Kina, Seychelles, Indonezia, Zimbabve, Zanzibari, Madagaskari, Kamboxhia, India, Irani, Argjentina, Azerbajxhani, Uzbekistani, Kazakistani, Kirgistani, Malajzia, Gana, Palestina, etj, para të cilëve janë prezantuar asetet turistike të Prizrenit.
“Në këtë panair të rëndësishëm u prezantuan pasuritë e Prizrenit, ofertat e vendet turistike, si dhe u realizuan takime B2B me disa shtete me ç’rast pritet krijimi i marrëveshjeve të reja për zhvillimin e turizmit”, përfundon njoftimi i Komunës së Prizrenit. /Telegrafi/
Kandidatja e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu për herë të tretë nuk ka arritur të marrë votat e mjaftueshme për kryetare të Kuvendit.
Në votimin e sotëm 57 deputetë kanë votuar për, 46 kundër dhe 3 kanë abstenuar. Kësisoj, kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari ka thënë se në bazë të rezultateve të votimit kjo kandidate nuk kalon dhe si rrjedhojë seanca ndërpritet dhe do të vazhdojë të premten në orën 11:00. LDK votoi sërish kundër, derisa deputetët e Nismës edhe kësaj radhe abstenuan.
Gjatë propozimit të Albulena Haxhiut, Glauk Konjufca u shpreh: “Lëvizja Vetëvendosje propozon atë që ishte gjithë, Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit dhe ju ftoj ta mbështesni dhe të dalim nga kjo bllokadë”, tha ai.
“Java Evropiane e Imunizimit, që zhvillohet çdo vit në fund të prillit, na kujton fuqinë e madhe që kanë vaksinat: fuqinë për të shpëtuar jetë, për të parandaluar sëmundje dhe për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt për të gjithë”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Prizrenit.
Në të njëjtën kohë është bërë thirrje për ndërgjegjësimin e komunitetin lidhur me rëndësinë e vaksinimit.
“Le ta shfrytëzojmë këtë javë për të përhapur informacion, për të ngritur zërin për shkencën dhe për të thyer mitet, që shpesh bëhen pengesë për një shoqëri më të shëndetshme. Sepse kur të gjithë vaksinohen, të gjithë fitojnë”, përfundon njoftimi.
E në seancën e së hënës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha se kandidati i LVV-së për kryetar të Kuvendit vazhdon të mbetet deputetja Albulena Haxhiu, por shtoi se duke parë qëndrimet e subjekteve të tjera politike, situata aktuale nuk mund të zgjidhet ndryshe përveç se me një marrëveshje politike.
“Pa krijimin e një mazhorance këtu në Kuvend nuk do të mund të themelohet as vet Kuvendi. E njëjta logjikë është edhe për nënkryetarët”, theksoi Konjufca.
Pas kësaj, kryesuesi Avni Dehari njoftoi për ndërprerjen e seancës dhe vazhdimin e saj për sot, më 23 prill, në orën 10:00.
Por, a do të jemi sot me kryeparlamentar dhe nënkryetarë të Kuvendit?
Deputeti i LVV-së, Xhelal Sveçla të martën nuk i është përgjigjur kësaj pyetje.
Ai nuk ka treguar nëse do të votohet të mërkurën kryeparlamentari dhe sa i përket zgjidhjes dhe marrëveshjes politike për konstituimin e plotë të legjislaturës së nëntë.
Deputeti i Listës “Guxo”, Faton Peci, ka deklaruar se vendi ka nevojë për një qeveri me shumicë shqiptare dhe se nuk duhet lejuar që formimi i institucioneve të mbetet në varësi të komuniteteve jo-shumicë.
“Nuk e kemi luksin me lënë fatin e Kosovës në kapriçot dhe qejfet e disa komuniteteve jo-shumicë, flas për boshnjakë dhe të tjerë,” tha Peci në një intervistë për emisionin RTK Prime.
Ai theksoi se nevojitet një zgjidhje e përbashkët për të dalë nga situata aktuale institucionale.
Peci hodhi fajin për gjendjen e krijuar mbi partitë opozitare dhe Listën Serbe.
“Situatën e komplikoi opozita – LDK, PDK, AAK dhe Lista Serbe. Ata u rreshtuan vetëm për të votuar kundër, pa asnjë qëllim tjetër konstruktiv,” u shpreh deputeti i Vetëvendosjes.
Ndërkaq, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra ka thënë se nuk do ta votojë kandidaten për kryeparlamentare nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.
Kodra-Deliu përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Haxhiu ka katër vjet në krye të drejtësisë, mirëpo siç tha ajo “pa i shërbyer drejtësisë’.
Ajo po ashtu u shpreh se është një ministre që ka shkelur Kushtetutën disa herë.
Se a do të arrijë LVV të sigurojë votat e mjaftueshme për Haxhiun pritet të shihet në seancën e së mërkurës, e cila është caktuar të fillojë në ora 10:00. /Telegrafi/
Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 16:45 ka pranuar një informacion se në urgjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit ndodhej një person pa shenja jete.
Patrullat policore janë përgjigjur menjëherë, dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, janë informuar nga mjeku kujdestar se viktima – një mashkull rreth 30 vjeç – dyshohet se ka kryer vetëvrasje.
Personi që ka kryer vetëvrasje E.Q. është nga Duhla e Suharekës.
Hetuesit nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren kanë dalë në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e rastit.
Prokurori i Shtetit është njoftuar dhe, me urdhër të tij, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Për nder të Ditës së Tokës, sot në lagjen “Bajram Curri”, pranë SHFMU “Fatmir Berisha”, Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prizren organizoi një aktivitet për pastrimin e plotë të hapësirës publike, e cila ishte mbuluar me mbeturina.
Aktiviteti u zhvillua me pjesëmarrjen e nxënësve dhe vullnetarëve të ndryshëm, të cilët kontribuan në përmirësimin e mjedisit.
Në këtë rast, u mbollën rreth 40 pemë, duke i dhënë kështu lagjes një pamje të re dhe të gjelbër.
Ky aktivitet Ka për qëllim rritjen e vetëdijes për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit të gjelbër në planetin tonë./PrizrenPress.com
Nga Besnik Kryeziu
Sonte nata
po zgjat pafundësisht
një terr
ndryshe nga i zakonshmi
hëna ndriçon
çdo skutë të mendjes sime
yjet më duken në faj
kanë rënë të gjithë përtokë
si për inat sonte
asnjë yll nuk e shoqëron hënën
dhe as mua
unë vazhdoj të vështroj në heshtje
pa asnjë fjalë
pa asnjë dëshirë
pas asnjë gjykim
unë tashmë jam
i zhytur në melodinë e shpirtit të bardhë
i qetësuar nga çdo dallgë
sonte dhimbja u thye në qetësi
e iku bashkë me terrin pa yje
mëngjesi agoi plot bardhësi
Programi i Klubit të Filmit të Kinemasë së Zgjeruar vijon të martën, më 23 prill, nga ora 19:00 në Kino Lumbardhi.
Çdo javë, ky program mirëpret publikun me biseda dhe shfaqje filmash. Kësaj radhe, mysafir do të jetë Salajdin Krasniqi, një nga personalitetet më të njohura të Prizrenit, i cili do të ndajë me publikun dashurinë e tij për kinemanë dhe filmin, si dhe kujtimet e tij mbi jetën kulturore në këtë hapësirë ikonike të qytetit.
Krasniqi, përveç kontributit të çmuar në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historisë së Prizrenit, është gjithashtu arkivist, historian dhe mjek. Përmes botimeve dhe punës së tij, ai ka sjellë në vëmendje anën shpirtërore dhe jetësore të qytetit, duke theksuar vlerat e kahershme përmes shkrimeve, fotografisë dhe ruajtjes së traditave etnografike, arkitekturore dhe zakonore.
Pas bisedës do të shfaqet një film i përzgjedhur nga fillimi i viteve ’70, një klasik i kinemasë së arteve marciale, i njohur për tematikat e tij mbi etikën, forcën dhe veprimin e drejtë në rrethana të vëshira – gjithmonë duke ofruar edhe argëtim të veçantë.
Ky aktivitet mbështetet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në kuadër të programit “EJA Kosovë”, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia, si dhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit./PrizrenPress.com