19.1 C
Prizren
E enjte, 5 Qershor, 2025
Home Blog Page 307

52 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit, aty ku u bë gjuha standarde e njësuar

0

Sot u bënë 52 vjet kur hapi punimet Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe.

Në Kongresin e Drejtshkrimit të 20 nëntorit 1972 në Tiranë të pranishëm ishin albanologë nga mbarë trevat shqiptare.

Në Kongres morën pjesë 87 delegatë nga Shqipëria dhe Kosova, Maqedonia e Mali i Zi, si dhe nga arbëreshët e Italisë.

Qëllimi i Kongresit ishte të përcaktonte parimet dhe drejtimet kryesore të hartimit të drejtshkrimit, për të pasur një gjuhë standarde të njësuar.

Gjuha standarde u krijua që shqiptarët të kuptoheshin më lehtë me njëri-tjetrin dhe të vihej një standard i përhershëm drejtshkrimor.

Në unifikimin e standardeve të gjuhësh shqipe, rol të rëndësishëm ka luajtur delegacioni nga Prishtina.

Kongresi u pasua pas një takimi me rëndësi që ishte mbajtur në Prishtinë, ku ishte vendosur për shumë standarde gjuhësore.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Rruga e paasfaltuar, banorët e Krushës së Madhe kërkojnë zgjidhje

0

Banorët e Krushës së Madhe të Rahovecit janë ankuar në emisionin e mëngjesit “Adresa e Ankesave” se rruga në këtë vend është e paasfaltuar tash e tri vite.

Në këtë rrugë janë afër 10 shtëpi të cilat po ju vështirësohet lëvizja shkaku i kësaj rruge.

Sipas Kanal10, banorët me mjete vetanake disa herë e kanë shtruar këtë rrugë me zhavor por që pas shiut ajo përsëri është bartur.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Borë për 2-3 orë”, moti për këto katër ditë të javës

0

Dita e enjte mund të zbardhë me borë.

Kështu ka paralajmëruar meteorologu Mendim Rugova.

Ai thotë se përsëri nga e premtja mund të ketë ngritje të temperaturave dhe rritje të intervaleve kohore me diell.

“Po na vjen tash një ciklon i ri prej Atlantikut, do të depertojë deri mbi Ballkan që është emëruar si stuhua “Kaitano” sipas Agjencionit Meterologjik Spanjoll”, tha ai.

Rugova tha se gjatë orëve të mbrëmjes të ditës së premte sërish parashihet që reshjet e borës të kthehen, e pastaj ditën e shtunë ato pushojnë.

“Pastaj kemi sërish kthjellim të motit nga dita e diel”, tha ai në Klan Kosova.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Drita shkëlqen ndaj Suharekës, rrëmben kryesimin

0

Drita ka arritur një fitore bindëse 4:2 ndaj Suharekës në ndeshjen e Superligës së Kosovës, duke marrë kreun e tabelës me 28 pikë. Golat për Dritën u realizuan nga Arb Manaj në minutën e 35-të, Blerim Krasniqi dy herë (49’ dhe 63’), dhe Albert Dabiqaj (57’).

Nga ana tjetër, Suhareka tregoi shpirt gare duke shënuar dy herë, me Liridon Fetahajn në minutën e 54-të dhe Alden Skreljin në të 87-tën.

Me këtë rezultat, Drita e mban vendin e parë, duke pasur tri pikë më shumë se Ballkani, i cili ka 25 pikë. Ndërkohë, Suhareka mbetet në vendin e pestë me 18 pikë.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Zyrtare: Kosova humb ndeshjen me Rumaninë

0

Shtëpia më e madhe futbollit evropian, ka marrë vendimin për ndeshjen Rumani-Kosovë.

Me vendimin e UEFA-së, Kosova e ka humbur ndeshjen me Rumaninë me rezultat zyrtar 3-0.

Përpos humbjes së ndeshjes, FFK-ja është gjobitur edhe me 6 mijë euro për shkak të sjelljeve të pahijshme të futbollistëve.

Ndërkaq, Federata Rumune e Futbollit është dënuar me përafërsisht 150 mijë euro.

Ky është vendimi i plotë i UEFA-s:

Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 50,000 euro dhe të urdhërojë mbylljen e stadiumit të Federatës Rumune të Futbollit gjatë (1) ndeshjes së ardhshme në të cilën Federata Rumune e Futbollit do të luajë si shoqatë mikpritëse, për sjelljen raciste dhe/ose diskriminuese të mbështetësve të saj (në lidhje me thirrjet ksenofobike antihungareze).

Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 30,000 euro për transmetimin e mesazheve provokuese politike që nuk janë të përshtatshme për një ngjarje sportive .

Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 9000 euro për hedhjen e sendeve .

Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 4500 euro për ndezjen e fishekzjarreve .

Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 8000 euro për përdorimin e treguesit lazer .

Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 12,500 euro për shkak të shqetësimit gjatë himnit kombëtar .

Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 14,000 euro për bllokimin e rrugëve publike .

Të paralajmërojë Federatën Rumune të Futbollit për sjelljen e pahijshme të ekipit të saj.

Akuzat ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës :

Refuzimi për të luajtur (Forfeit), Art. 27(1) DR dhe Art. 27(4)(a) DR në lidhje me Art. 25.01 Rregulloret e UEFA Nations League

Sjellja e pahijshme e ekipit (kartonë të verdhë 5 lojtarë ose më shumë), Art. 15(4) DR

Vendimi:

AB ka vendosur:

Të shpallë ndeshjen e UEFA Nations League 2025 ndërmjet ekipeve përfaqësuese të Federatës Rumune të Futbollit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës , e cila u luajt më 15 nëntor 2024, një ndeshje e konfiskuar nga Federata e Futbollit të Kosovës (e cila për këtë arsye konsiderohet se ka humbur ndeshja 3-0 ) për përgjegjësinë që ndeshja nuk luhet plotësisht (siç parashikohet në Nenin 25.01 Rregulloret e Kombeve të UEFA-s Liga).

Të gjobisë Federatën e Futbollit të Kosovës me 6000 euro për sjellje të pahijshme të skuadrës së saj.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Tayna një hap para Kim Kardashian – Rastësi apo Inspirim

0

Duket se ka një ngjashmëri mes skenave dhe veshjes së Tayna-s në videoklipin “Folem Pak” dhe asaj që Kim Kardashian ka përdorur në paraqitjen e saj te fundit nga koleksioni i brendit Dolce & Gabbana.

Po ashtu Kylie dhe Khloe Kardashian kanë bërë share këngën “Si Ai” të Tayna-s në rrjetet e tyre sociale. Ky fenomen tregon se si ndikimi i artistëve dhe ikonave të modës mund të kalojë përtej kufijve.

Tayna nuk është vetëm një zë i fuqishëm muzikor, por gjithashtu një ikonë e modës që guxon të eksperimentojë dhe të shfaqë vlerat e saj nëpërmjet stilit të saj të veçantë, duke shtuar një kapitull të ri në historinë e saj artistike.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Prizreni fillon përgatitjet për festat e fundvitit/ Totaj me shaka: Do bëhet më mirë se Prishtina!

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj në emisionin e mëngjesit ka njoftuar se qyteti i Prizrenit ka filluar pregaditjet për festat e fundvitit.

Ai ka thënë se Prizreni gjatë këtyre festave do të duket më bukur se kryeqyteti i Prishtinës, raporton Gazeta10.

“Ne kemi filluar me zbukurimin e qytetit më përpara në mënyrë që në dhjetor çdo gjë të jetë gati, pasi do të ketë edhe qytetarë nga diaspora dhe kur të vijnë në Prizren dua që të mos zhgënjehen, në fillim të dhjetorit lansohet programi por deri atëherë pregaditjet po shkojnë mirë dhe jam shumë i sigurt që çdo gjë do të shkojë në rregull, duhet të shtojë se tek pjesa e shatërvanit këto kabllot e rrymës që na kanë penguar i kemi larguar dhe i kemi future në tokë edhe kjo do t’a zbukurojë shatërvanin”, tha ai për Kanal10.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Diskutohet siguria dhe aktivitetet kundër dhunës me bazë gjinore në Suharekë

0

Në takimin e rregullt të Koordinimit Lokal për Siguri, nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka, prezantoi një pasqyrë të aktiviteteve të realizuara gjatë dy javëve të fundit, duke nënvizuar përkushtimin e komunës në kuadër të fushatës globale “16 Ditë Aktivizëm Kundër Dhunës me Baza Gjinore”.

“Në këtë kuadër, u diskutuan edhe veprimtaritë e ardhshme për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të forcuar masat kundër dhunës”, thuhet në njoftimin e komunës, përcjell PrizrenPress.

Gjithashtu, togeri i stacionit policor në Suharekë, Bashkim Gashi, raportoi për situatën aktuale të sigurisë, duke vlerësuar periudhën si të qetë dhe stabile. “Janë realizuar 13 vizita në shkolla, 10 vizita në komunitete, lëshimi i 470 tiketave dhe 10 urdhëresave”.

Takimi përfundoi me thirrjen për vazhdimin e bashkëpunimit mes institucioneve lokale dhe qytetarëve për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien në konunitet./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Në fundjavë turneu ndërkombëtar ‘Adem Jashari’

0

Federata e Boksit e Kosovës (FBoxK) do të organizojë turneun e 26-të ndërkombëtar “Adem Jashari”, i cili do të mbahet më 23 dhe 24 nëntor 2024 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

“FBoxK ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për organizimin sa më të mirë të këtij turneu, i cili nga viti në vit po bëhet edhe më masiv dhe cilësor. Turneu është në kalendarin e garave evropiane dhe botërore, dhe vlerësohet si njëra prej ngjarjeve më të mëdha të sportit në Kosovë, marrë parasysh edhe faktin se mbahet nën patronatin e Kryeministrisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e FBoxK.

Pjesëmarrëse në turne sipas këtij njoftimi, do të jenë tetë shtete.

Gjysmëfinalet do të zhvillohen më 23 nëntor (e shtunë) me fillim në ora 16:00, ndërsa finalet më 24 nëntor ( e diel) me fillim në ora 12:00.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Drita kërkon vendin e parë, luan sot ndeshjen e mbetur me Suharekën

0

Drita luan sot kundër Suharekës në kuadër të Superligës.

Intelektualët kanë 25 pikë, po aq sa Ballkani që mban vendin e parë, dhe me një fitore nga kjo ndeshje e mbetur e xhiros së tretë, do të dalë në krye të tabelës.

Në anën tjetër, Suhareka zë vendin e pestë dhe me tri pikë do të barazonte Prishtinën që mban vendin e katërt.