16.7 C
Prizren
E mërkurë, 20 Gusht, 2025
Home Blog Page 334

Prizren: Qëlloi me armë për Vit të Ri, policia e arreston

0
Në Prizren është raportuar në polici se mesnatën e ndërrimit të vitit kishte pasur të shtëna me armë.

Lidhur me rastin, organet e rendit njoftojnë se kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë konfiskuar një armë me gas, një karikator dhe 13 fishekë të kalibrit të panjohur.

Po ashtu është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Policia shqiptoi 1593 gjoba trafiku për 24 orë

0
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1593 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 23 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 39 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 18 persona, ndërkaq 14 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Pas një viti me sfida dhe suksese, Teatri “Bekim Fehmiu” nis vitin 2025 me ambicie të reja

0

Drejtuesit e Teatrit “Bekim Fehmiu” në Prizren kanë vlerësuar se viti i shkuar ka qenë i suksesshëm për këtë trupë, pavarësisht sfidave ekzistuese. Në bilancin pozitiv janë listuar premierat e dhëna, pjesëmarrja në festivale të ndryshme, sikurse edhe çmimet e mirënjohjet e pranuara, por edhe bashkëpunimet dhe projektet e realizuara. Mirëpo kthimi i këtij Teatri në fund të vitit në objektin e rinovuar është përjetuar si shpresë për arritje edhe më të mëdha në vitin 2025.

 

Drejtori i Teatrit të qytetit “Bekim Fehmiu”, Burim Mustafa ka theksuar se viti i shkuar ka qenë sfidues, por edhe i bukur shkaku i arritjeve të ndryshme.

Sipas tij, në janar të vitit 2024 është realizuar premiera e shfaqjes “Audienca” me tekst të Vaclav Havel dhe regji të Bashkim Ramadanit.

“Kjo shfaqje u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku dhe rrugëtoi edhe në festivale ku edhe u shpërblye. Për të vazhduar pastaj me shfaqjen për fëmijë “Pula Pispilluqe me Çizme të Kuqe,” me tekst dhe regji të Meli Qenës, shfaqje e cila mbushi sallën plot sa herë që u shfaq”, ka bërë të ditur Mustafa, raporton Telegrafi.

Sipas tij, në repertor janë kthyer edhe dy shfaqjet madhore: “Fausti,” koproduksion me Teatrin e Gjilanit dhe Teatrin Kombëtar të Kosovës, dhe “Masë për Masë,” koproduksion me Teatrin e Gjakovës.

Ndërkaq në partneritet me “Alb Obscura” është realizuar edhe premiera e monodramës “Dr. Zhivago” me tekst dhe regji të Mahir Musliut.

Në tetor të vitit 2024, sipas Mustafës është realizuar edhe premiera e shfaqjes “Ping Pong dhe Dashuri” me tekst dhe regji të Butrint Pashës, që ishte edhe fitues i platformës për zhvillimin e dramës bashkëkohore shqipe “Contempora,” të organizuar nga teatri “Bekim Fehmiu”.

“Po ashtu, në tetor u shpall thirrja për dramaturgët për të aplikuar në edicionin e dytë të “Contempora.” Interesimi ishte jashtëzakonisht i mirë dhe ky edicion do të mbahet në muajt e parë të 2025”, është shprehur Mustafa, raporton Telegrafi.

Sipas tij më 22 tetor 2024 ka filluar edhe projekti laborator “Krejona” me regji të Kaltrim Balajt, që do të shfaqet premierë gjatë muajit janar të vitit 2025.

Drejtori Mustafa ka shtuar se këto shfaqje janë paraqitur edhe në festivale të ndryshme, me ç’rast “Audienca” është shfaqur në edicionin e III-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit Prizren Fest.

E njëjta ka qenë pjesë edhe e edicionit të 14-të të festivalit “Etno Fest” në Kukaj, ku është shpërblyer me katër çmime, respektivisht për aktorin më të mirë: Ernest Malazogu, skenografinë më të mirë: Burim Arifi, regjinë më të mirë: Bashkim Ramadani dhe shfaqjen më të mirë.

Ai ka pohuar se në edicionin e 54-të të Festivalit të Teatrove Ferizaj, shfaqja “Audienca” është shpërblyer me çmimin për aktorin më të mirë në rol kryesor: Ernest Malazogu.

E njëjta shfaqje ka marrë pjesë edhe në edicionin e parë të festivalit pa karakter garues “Gjakovart” në Gjakovë dhe në Festivalin e Teatrove në Suharekë.

Mustafa ka njoftuar se në Festivalin Tradicional të Komedisë “Mitrix Fest” në Mitrovicë, shfaqja “Ping Pong dhe Dashuri” është shpërblyer me çmimin për skenografinë më të mirë dhe teatri “Bekim Fehmiu” me mirënjohje për partneritet.

Ndërsa në muajin nëntor, Festivali i Shekspirit në Vlorë është hapur me shfaqjen “Masë për Masë”, që është koproduksion me Teatrin “Hadi Shehu”.

Angazhimi i këtij teatri është vlerësuar edhe nga Komuna e Prizrenit.

“Në ceremoninë “Laureatët e Vitit” e organizuar nga Komuna e Prizrenit, aktorja jonë Edona Sopaj u shpall Laureate për Teatër, duke u vlerësuar për interpretimin e saj të jashtëzakonshëm në tre role teatrore gjatë vitit 2024. Ndërsa Teatri “Bekim Fehmiu” u nderua me Mirënjohje për Kontribut në Fushën e Kulturës për vitin 2024, duke përforcuar rolin tonë si qendër e artit dhe kulturës në qytet”, ka theksuar Mustafa, raporton Telegrafi.

Gjatë vitit të shkuar ky teatër është përfshirë edhe në programin “Arti në shkolla” organizuar nga MKRS-ja, ku nxënësit e katër shkollave të Prizrenit kanë zhvilluar orë mësimore me aktorin Xhevdet Doda, i cili ka ofruar shpjegime për teatrin dhe punën e aktorit.

Ndërkohë që drejtori Mustafa me ftesë të ambasadës franceze ka vizituar edicionin e 78-të të Festivalit të Teatrove në Avignon të Francës.

“Në objektin e renovuar tashmë mbahet repertori i rregullt i Teatrit të Qytetit, por edhe aktivitete të jashtme kulturore të shumta, për mbarëvajtjen e të cilave kujdeset teatri”, ka thënë Mustafa, raporton Telegrafi.

Për më shumë, sipas tij, në dhjetor, aktorët e Teatrit kanë nënshkruar edhe kontratat e reja të punës me afat të pacaktuar sipas ligjit përkatës.

Mustafa ka nënvizuar se të arriturat në 2024 do të ishin të pamundura pa punë ekipore dhe për këtë arsye ka shprehur mirënjohje për aktorët, stafin administrativ dhe tekniko-artistik dhe të gjithë bashkëpunëtorët e jashtëm, por edhe publikun që shërben si burim i motivimit.

 

Muharremaj thotë se në Suharekë ka ari të tokës që kushton 22 mijë euro

0
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se vlera e tokave në komunë ka shënuar rritje të jashtëzakonshme, me disa zona ku një ari tokë kushton deri në 22 mijë euro.

Ai tha se rritja e vlerës së tokës ka ardhur si rezultat i projekteve zhvillimore dhe investimeve në infrastrukturë, përfshirë ndërtimin e dy unazave të reja.

“Në Suharekë, ka toka ku një ari shkon deri në 22 mijë euro. Në zona të tjera, vlera mund të arrijë edhe në 200 mijë euro për ari, varësisht nga plani zhvillimor”, tha Muharremaj.

Kryetari shtoi se për katër vitet e ardhshme, në Suharekë priten investime prej 1 miliard eurosh.

“Tri vitet e fundit janë investuar 350 milionë euro. Presim që në katër vitet e ardhshme, vlera e investimeve të arrijë në 1 miliard euro”, theksoi ai.

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

“Temperaturat minimale -2 deri 2,ndërsa  maksimalet 7-12°C. Erë nga juglindja me shpejtësi 1-3 m/s”, njofton IHMK.

 

Nga izolimi në izolim, Gjesti bëhet pjesë e Big Brother VIP Albania

0

Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti për publikun, tashmë është futur në shtëpinë e Big Brother Vip Albania.

Nga sot ai është banori më i ri i shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Jam 100 % i sigurt me këtë që po bëj. Ai ka qenë vetëm fillimi. Pres shumë gjëra edhe më të forta. Faleminderit për ftesën, jam gati që të hyj. Dua të përshëndes publikun”, tha ai.

‘Zambaku i Prizrenit’ ndër këngët më të njohura të Liliana Çavollit (VIDEO)

0

Liliana Çavolli është një ndër këngëtaret më të famshme të muzikës shqipe, e cila me talentin dhe dashurinë e saj për këngën dha shumë për artin shqiptar, dhe si e tillë mbeti e paharruar për publikun e muzikës së mirëfilltë shqipe, shkruan KultPlus.

“Zambaku i Prizrenit”, “Kam një mall e kam një zjarr”, “Kur lulet kundërmojnë”, “Perëndeshë e bukur je”, janë vetëm disa prej këngëve të saj me të cilat ajo identifikohet dhe do të jetojë gjatë në mendjet e publikut shqiptarë.

Sonte, KultPlus ju sjellë këngën ‘Zambaku i Prizrenit’, e cila konsiderohet edhe si kryevepra e Liliana Çavollit:

O zambaku i Prizrenit
o zambaku i bardhë

o zambaku i Prizrenit
o zambaku i bardhë

aman aman
që lulëzon Prizrenin
aroma yte ma mbush o zemrën plot me gëzim

lalalalalala

n’aksham t’bukur të Prizrenit
n’vese t’agimin ç’po shndrrit
porsi lulja e argjendit
shkon gjithnjë tu u hijeshu

aman aman
që lulëzon Prizerenin
aroma yte ma mbush o zemrën plot me gëzim/KultPlus.com

Bashkimi gati për derbin ndaj Trepçës, debutojnë Copes dhe Green Jr.

0

Bashkimi i Prizrenit është gati për ndeshjen e nesërme ndaj Trepçës, e cila do të luhet në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, duke filluar nga ora 19:00.

Në këtë përballje, ekipi do të paraqitet me rosterin e plotë, duke përfshirë edhe dy lojtarët e rinj, Erik Copes dhe Wendell Green Jr., të cilët pritet të bëjnë debutimin e tyre me klubin.

“Jemi gati për sfidën ndaj Trepçës nesër! Për këtë ndeshje të rëndësishme, ekipi ynë do të paraqitet me rosterin e plotë, përfshirë lojtarët që së fundi na janë bashkangjitur: Erik Copes dhe Wendell Green Jr.”, deklaron klubi./PrizrenPress.com/

Vetëvendosje në Prizren: Përgatitjet për fushatën e 9 shkurtit në fazën finale

0

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Prizren ka përfunduar përgatitjet e nevojshme për një fushatë zgjedhore të suksesshme për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Shefi i Shtabit Zgjedhor të Qendrës së LVV-së në Prizren, Karanfil Haxhillari, tregon se tashmë janë kompletuar të gjitha struktura dhe përgatitjet për fushatën, e cila ka ndihmuar në krijimin e një shtabi të plotë zgjedhor prej 13 departamentesh.

“Edhe pse ndodhemi ende në fazën e parafushatës, aktivitetet tona në terren janë të shpeshta dhe të vazhdueshme. Kandidatët tanë janë çdo ditë në takime me qytetarët e çdo lagjeje dhe lokaliteti të Prizrenit”,  tha Haxhillari për TV Prizrenin.

Sipas tij,  fushata zgjedhore do të realizohet në tre etapa të mirëpërgatitura, të cilat do të shtrihen gjatë gjithë periudhës deri në ditën e zgjedhjeve.

Qendra e LVV-së në Prizren ka katër kandidatë për deputetë, ndërsa  një kandidat nga Lista “Guxo”.

“Jemi të përkushtuar të mbështesim kandidatët tanë dhe t’i realizojmë objektivat e Lëvizjes Vetëvendosje”, u shpreh ai

Haxhillari po ashtu   ftoi qytetarët, anëtarët dhe simpatizantët që të marrin pjesë në tubimin e organizuar nga LVV më 10 janar 2025, në orën 16:30, në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren,ku do të marrë pjesë edhe  kryeministri Albin Kurti./PrizrenPress.com.

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Veselaj-Gutaj uron nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë shkollor

0

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë shkollor.

“Me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë, ajo u ka uruar të gjithë nxënësve, mësimdhënësve dhe drejtuesve të shkollave shëndet, mbarësi dhe suksese gjatë kësaj periudhe të vitit shkollor”, shkruan Veselaj-Gutaj nw Facebook.

“Jeni ju motivi i punës sime dhe aleatët e mi më të mirë. Vit të mbarë dhe shumë suksese!”./PP/

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri