22 C
Prizren
E martë, 19 Gusht, 2025
Home Blog Page 337

Kjo është renditja e subjekteve politike për zgjedhjet e 9 shkurtit

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Lëvizja Vetëvendosje në fletëvotime do të ketë numrin 118.

Partia Demokratike e Kosovës do të ketë numrin 131.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të ketë numrin 124 .

Koalicioni AAK-Nisma do të ketë numrin 137.

Koalicioni për Familjen do të ketë numrin 129.

Partia Fjala do ta ketë numrin 138.

Lista Serbe do të ketë numrin 112.

Zgjedhjet e rregullta parlamentare, do të mbahen më 9 shkurt, ndërkaq sipas të dhënave të KQZ-së 2 milionë 75 mijë e 868 votues do të kenë të drejtë vote në këto zgjedhje.

Aksident fatal në Prizren, këmbësori humb jetën pasi u godit nga vetura

0

Një aksident trafiku me pasojë fatalitetin ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren. Një veturë me targa sllovene, e drejtuar nga i dyshuari V.S. (1987), ka goditur një këmbësor, S.K. (1965), i cili po kalonte rrugën jashtë vendkalimit të shënuar për këmbësorë.

Këmbësori u godit nga pasqyra e majtë e veturës, e cila po lëvizte në shiritin e majtë të rrugës me dy shirita në një kahje. Si pasojë e goditjes, viktima pësoi lëndime të rënda trupore dhe u dërgua fillimisht në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit. Për shkak të gjendjes së rënduar, ai u transferua për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, ku më pas ndërroi jetë.

Prokurori kujdestar ka urdhëruar ndalimin e ngasësit të dyshuar, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore për hetime të mëtejshme.

Lajmin për RTV Besa e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi./PrizrenPress.com/

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Komuna ndërton tre çerdhe të reja në Rahovec

0

Komuna e Rahovecit ka ndërtuar tre çerdhe të reja në Krushë të Madhe, Xërxë dhe Ratkoc, një investim i rëndësishëm për edukimin dhe mirëqenien e fëmijëve, përcjell PrizrenPress.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka theksuar rëndësinë e këtyre projekteve për komunitetin dhe zhvillimin e fëmijëve.

“Çerdhet janë të rëndësishme për zhvillimin e hershëm të fëmijëve, duke ofruar edukim cilësor, socializim dhe kujdes të sigurt. Ato ndihmojnë në zhvillimin intelektual, emocional dhe fizik, ndërsa lehtësojnë balancimin e punës dhe familjes për prindërit. Duke pasur parasysh rëndësinë e çerdheve për zhvillimin e shoqërisë sonë, si komunë, me mjete vetanake, kemi ndërtuar tre çerdhe”, ka deklaruar Latifi, përmes postimit të tij në Facebook.

Çerdhet e ndërtuara kanë kapacitete dhe kosto të ndryshme: Krushë e Madhe – Kapaciteti për 100 fëmijë, me vlerë investimi prej 294,290.60 euro; Xërxë – Kapaciteti për 80 fëmijë, me vlerë investimi prej 157,306.00 euro; Ratkoc – Kapaciteti për 176 fëmijë, me vlerë investimi prej 508,260.43 euro./PrizrenPress.com/

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Filmat më të gjatë të Hollivudit të realizuar ndonjëherë

0

Në epokën e sotme, standardi i filmit prej 1.5 orë duket se është normale. Regjisorët e Hollivudit po sfidojnë kufijtë e kohës tradicionale të filmit.

Në të kaluarën, ka pasur shumë filma të famshëm që kanë shënuar rekorde për kohëzgjatjen e tyre. Filmat e tillë janë bërë të njohur për ngjarjet e shtrira dhe zhvillimin e thellë të karaktereve. Disa prej këtyre filmave kanë mbetur të paharruar.

Për shumë adhurues të kinemasë, filmat më të gjatë ofrojnë një përvojë të veçantë që shndërrohet në një ngjarje më shumë sesa një shikim të thjeshtë.

“Kleopatra” (1963) – Në 248 minuta (4 orë, 8 minuta), filmi me protagoniste Elizabeth Taylor ishte mahnitës, duke treguar historinë e mbretëreshës së Egjiptit, e cila josh dy sundimtarë romakë, Perandorin Julius Caesar (Rex Harrison) dhe gjeneralin Mark Antony (Richard Burton).

“Një herë në Amerikë” (1984) – Fillimisht 251 minuta (4 orë, 11 minuta), epika e gangsterëve e Sergio Leones e vitit 1984 për një grup të vogël gangsterësh hebrenj të Nju Jorkut u shkurtua përfundimisht për audiencën evropiane në 229 minuta (3 orë e 49 minuta) dhe më pas 139 minuta (2 orë e 19 minuta) nga distributorët amerikanë.

“Irlandez” (2019) – Martin Scorsese fitoi reputacionin e tij kur publikoi këtë film që ka një kohëzgjatje prej 209 minutash (3 orë, 29 minuta). Filmi bazohet në romanin e Charles Brandt “I Heard You Paint Houses” dhe ndjek jetën dhe kohët e ish-vrasësit Frank Sheeran (Robert De Niro) në Amerikën e pasluftës.

“Lufta dhe Paqja” (1956) – Filmi epik bazohet në romanin e Leo Tolstoit me të njëjtin emër, i cili shfaqet në 208 minuta (3 orë, 28 minuta). Audrey Hepburn dhe Mel Ferrer luajnë si Natasha dhe Andrei.

“Ben-Hur” (1959) – Ky film është veçanërisht mbresëlënës për kohën kur u realizua, me 212 minuta (3 orë, 32 minuta) dhe tregon historinë e fisnikut hebre Judah Ben-Hur, i cili tradhtohet dhe dërgohet në skllavëri nga një mik romak, por më në fund kthehet në shtëpi për hakmarrje. Ai u bë filmi i parë që fitoi 11 Oscar.

“Kumbari: Pjesa II” (1974) – I famshëm si një nga rastet e rralla në të cilat vazhdimi ishte më i mirë se filmi i parë, filmi epik kriminal i Francis Ford Coppola zgjat 200 minuta (3 orë, 20 minuta) dhe konsiderohet si një nga filmat më të mirë amerikanë të fundit të shekullit të 20-të.

“Hamlet” (1996) – Kenneth Branagh mahnit si regjisor dhe yll i këtij filmi me 242-minutësh (4 orë, 2 minuta) në një tregim klasik të Shekspirit. Megjithëse është vendosur në shekullin e 19-të, “Hamleti” mbetet një nga përshtatjet më besnike të Shekspirit në histori.

“Shko me erën” (1939) – Ky film klasik amerikan është 238 minuta (3 orë, 58 minuta) dhe bazohet në romanin e Margaret Mitchell. Historia epike e dashurisë e Scarlett O’Hara (Vivien Leigh) dhe Rhett Butler (Clark Gable) e vendosur gjatë Luftës Civile Amerikane, megjithëse sot është parë përmes një lente shumë më kritike në lidhje me racën dhe skllavërinë./rtsh.al/

Zbulohen dy banorët e rinj të Big Brother Vip 4

0

Aktori Gert Ferra dhe sipërmarrësi Igli Veizi do të jenë dy banorët më të rinj të Big Brother VIP 4.

Gerti ka një histori konflikti me Laert Vasilin, por theksoi se kjo i përket së shkuarës dhe janë miq.

“Nuk do të hy me projekt, me plan, por do të jetë shumë më ndryshe aty, se sa këtu që po flasim, s’kam asnjë plan”, tha Igli.

“Do të hy i vetmuar, më pëlqen të jem vetëm“, tha Gerti./dritare.net

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

105 vite nga lindja e Sandër Prosit, ikonës së filmit dhe teatrit shqiptar

0

Më 6 janar të vitit 1920 lindi në Shkodër, Sandër Prosi, i cili do të bëhej më vonë një prej aktorëve ikonë të filmit dhe teatrit shqiptar, personazhet e të cilit kanë mbetur në kujtesën e brezave dhe në arkivën e artë të kinematografisë.

Njeriu që i dha drejtim frymës së kohës, me kredo në gjendjen e edukimit të artit nëpërmjet filtrit të së vertetës dhe kënaqësisë. Njeriu që i bëri të gjithë për vete me urtësinë që e karakterizonte; zërin dhe sytë e paqtë.

Aleksandër Prosi, njeriu që i dhuroi i pari teatrit ndërsjelljen gjegjëse të gjëndjeve: planeve logjike dhe monologjeve të brendshme.

Udha për te njeriu është e vështirë, por Sandri e gjeti shtegun për të mbetur i pavdekshëm tek të gjithë vdekatarët. Ai kristalizoi individualitetin e tij të spikatur në mbi 100 role. Gama e gjerë e personazheve të cilat ai jetëzoi kanë mbetur aty; jo vetëm në arkivën e artë të Teatrit Kombëtar, por dhe në sirtarin sekret të kujtesës sonë emocionale.

Në shënimet e tij të fëmijërisë, shkruante: ‘’Më pëlqen të ndjek filmat. I adhuroj! Sidomos ato të Charlie Chaplin. Më pëlqen shumë kinemaja. Ëndërroj të bëhem violinist…’’

Lindur në Shkodër më 1920. Pas mbarimit të gjimnazit në Tiranë nga ku merr dhe pjesë në dramën ‘’Vilhem Teli’’, do të shkonte në Austri për të ndjekur studimet për stomatologji. Por duket se i la në gjysmë, për të përfunduar atë çka donte: Artin.

Ndaj dhe kthehet për të marrë pjesë në konkursin që asokohe mbahej në Teatrin Popullor më 1947 dhe e fiton atë, për të nisur kështu me përgjegjshmëri profesionin e aktorit, kontributi i të cilit përçon dhe sot mesazhe të qarta duke na bërë thirrje mes rikuptimësimesh; edukimin e të bërit dhe të qenët artist. Nga ku në fakt, sot, druaj kjo tokë nuk pjell më…

Të gjithë filmat e tij, i kemi parë. Janë rreth 30, por shumë prej kolegëve dhe artdashësve veçojnë: ‘’Përballimi’’ – 1976, ‘’Udha e Shkronjave’’ -1978, ‘’Gjeneral Gramafoni’’- 1978, ‘’Njeriu me top’’ – 1977, ‘’Nëntori i dytë’’- 1982, ‘’Dora e ngrohtë’’- 1982, me interpretime të një mjeshtërie të lartë njërzore, filmike dhe skenike.

Në teatër ka shkëlqyer në rolin e Otellos. Nuk iu deshën pak, por plot katër vjet për të arritur magjinë e këtij personazhi, duke punuar veçmas me vetveten, për të arritur ndjesitë komplekse të kësaj figure. Shumë teatro në fakt, e trajtojnë si tragjedi të xhelozisë, por Sandri rezulton ndryshe; duke i mëshuar nderit dhe besës, veçori këto që e ndoqën deri në fund të jetës, duke e lënë dënimin e pabesisë për në fund.

Ka interpretuar gjithashtu në “Cuca e maleve”, “Orët e Kremlinit”, “Fytyra e dytë”, “Hamleti”, “Makbethi”, “Familja e Peshkatarit”, “Epoka para Gjygjit”, “Revizori”, “Xhaxha Vanja”, etj…

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Shpërthimi i fishekzjarreve në Prizren: 25 vjeçari në gjendje të rëndë

0

Viti i ri nuk ka nisur mirë në Prizren, pasi një pikë shitjeje e mjeteve piroteknike në qytet u përfshi nga një shpërthim i fuqishëm.

Si pasojë, një 25-vjeçar nga fshati Zhur, i cili punonte si shitës në këtë pikë, ka pësuar lëndime të rënda.

I riu ndodhet në gjendje kritike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, me njërën dorë të amputuar dhe djegie të rënda në trup, njofton Klankosova.tv.

Sipas familjarëve, ai mund të transferohet sot për trajtim të specializuar në Turqi.

Shpërthimi, që dyshohet se u shkaktua nga ndezja aksidentale e një mjeti piroteknik në vendin e ekspozuar, ka dëmtuar rëndë edhe objektet përreth.

Qytetarët fillimisht menduan se bëhej fjalë për një tërmet, por më vonë u kuptua se ishte shpërthim nga fishekzjarrët.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ish-banori i Big Brother, Edon Shileku largohet nga Kosova

0

Edon Shileku bëri bujë të madhe me paraqitjen në edicionin e parë të Big Brother VIP Kosova.

Kjo pasi vendosi të hynte si “Drag Queen”, ku një mbrëmje shfaqej si Edoni dhe mbrëmjen tjetër si Victoria Owns.

Gjatë kohës sa ishte brenda, ai mori komente të ndryshme, e prej këtyre më shumë negative.

Së fundmi Prive bën të ditur në një material se ish-konkurrenti ka braktisur Kosovën.

Siç raporton, aktori ka shkuar të jetojë në një vend të Evropës, por pa ndonjë arsye.

Mund të jetë edhe për anën profesionale, për të marrë ndonjë rol të ri në karrierë.

Sidoqoftë, kjo mbetet të shihet gjatë ditëve në vijim.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Sot hidhet shorti për renditjen e partive për zgjedhjet e 9 shkurtit

0

Sot do të hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë për RTKlive se shorti për renditjen do të hidhet të hënën nga ora 11:00.

“Ju njoftoj se shorti për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, do të mbahet ditën e hënë, më 6 janar 2025, duke filluar prej orës 11:00”, ka theksuar Elezi.

Sipas tij, tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim, do të bëhet duke krijuar kushte të barabarta për të gjitha subjektet politike dhe trasparencë të plotë.

Ndërkohë, KQZ-ja të shtunën ka bërë të ditur se dy milionë e 75 mijë e 868 qytetarë janë me të drejtë vote.

Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, në Republikën e Kosovës, është: 1 milion e 970 mijë e 944 votues, ndërkaq, numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës, është 104 mijë e 924.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Vidhet një laptop nga një shkollë në Suharekë

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një shkollë në komunën e Suharekës është vjedhur një laptop ditën e djeshme.

Sipas policisë, rasti është duke u hetuar.

“Suharekë / 05.01.2025 – NN. Është raportuar se gjatë natës persona të panjohur me forcë kanë depërtuar brenda në objektin e një shkolle dhe kanë vjedhur një llaptopë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë./PrizrenPress.com/

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri