16.7 C
Prizren
E mërkurë, 20 Gusht, 2025
Home Blog Page 338

Sot hidhet shorti për renditjen e partive për zgjedhjet e 9 shkurtit

0

Sot do të hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë për RTKlive se shorti për renditjen do të hidhet të hënën nga ora 11:00.

“Ju njoftoj se shorti për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, do të mbahet ditën e hënë, më 6 janar 2025, duke filluar prej orës 11:00”, ka theksuar Elezi.

Sipas tij, tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim, do të bëhet duke krijuar kushte të barabarta për të gjitha subjektet politike dhe trasparencë të plotë.

Ndërkohë, KQZ-ja të shtunën ka bërë të ditur se dy milionë e 75 mijë e 868 qytetarë janë me të drejtë vote.

Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, në Republikën e Kosovës, është: 1 milion e 970 mijë e 944 votues, ndërkaq, numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës, është 104 mijë e 924.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Vidhet një laptop nga një shkollë në Suharekë

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një shkollë në komunën e Suharekës është vjedhur një laptop ditën e djeshme.

Sipas policisë, rasti është duke u hetuar.

“Suharekë / 05.01.2025 – NN. Është raportuar se gjatë natës persona të panjohur me forcë kanë depërtuar brenda në objektin e një shkolle dhe kanë vjedhur një llaptopë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë./PrizrenPress.com/

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Moti sot: Kryesisht me diell, temperaturat deri në 7 gradë Celsius

0

Të hënën moti mbi Kosovë do të mbajë kryesisht me diell.

Gjatë ditës parashihet të ketë dhe vranësira të pakta.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në mëngjes do të ketë ngrica dhe kushte për mjegull.

IKHMK-ja, thekson se temperaturat minimale ndërmjet -6 deri -3 Celsius, derisa ato maksimalet do të lëvizin nga 3-7°C.

Do të fryjë erë e lehtë nga juglindja.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Fluks vizitorësh në Prevallë

0

Krahas shumë vizitorëve, edhe ata nga Shqipëria po e mbushin Prevallën. Atyre po u pëlqen natyra, bora, por po shprehen të pakënaqur me mungesën e vend parkimeve.

Kolona të gjata të automjeteve nga Shqipëria janë regjistruar këtë të premte në hyrje të Prevallës së Prizrenit. Turistët që vijnë, sidomos nga Jugu, e pëlqejnë borën dhe natyrën e këndshme që ofron kjo pikë turistike.

“Po më pëlqeu shumë jashtë mase, ne vetë kemi akomodim atje ku jemi nga Vlora, shumë bukur është shumë këndshëm. Ne jemi mësuar me det andej nga jemi, për ne bora është luks”, tha Arsen Dule nga Vlora.

Kurse, Halit Oshafi nga Berati thotë:Shumë shumë bukur, ajri i pastër natyra shumë e bukur, bora, jemi kënaqur pa masë. është edhe Dardha e Korçës kështu për skijim, por neve na pëlqen më shumë këtej”.

“Shumë na pëlqen por shumë lëmsh pista edhe nuk ka sisteme është e rrezikshme atje”,thotë Ermal Qershia nga Shkodra.

Fiqiri Qenani nga Tirana, thotë se, bora, edhe vendi është fantastik. “Prevalla, Brezovica vende fantastike janë, normal që ka akoma punë, por mesa shoh këtu brenda një viti dy vjet janë bërë goxha ndërhyrje, tashi trafiku parkingu, këto janë gjana sepse është fluksi shumë i madh”, thotë ai.

E problemi i përvitshëm për vizitorët e huaj dhe ata vendorë ngelet mungesa e autoparkimeve.

“Problemi më i madh është për parkingje, këtu është pllaci që ka qenë i Lirisë, është mbi dy hektarë është dashur mi zgjeru, mi parku njerzit makinat, spo mund të kalojnë, dy tre orë po bllokohet rruga”, thotë Bajro Bajrami, banor i zonës.

Ismet Kastrati nga diaspora thotë se është shumë keq nuk ka parkingje. Ai shton se vend ka boll por s’ka kush e pastron.

“Kerret i kemi poshtë, veç ne erdhëm këtu lartë”, thotë një qytetare tjetër, Satbere Gashi.

Në të gjitha hapësirat e Prizrenit janë funksionale vetëm tri InfoQendra, kur dihet se numri i vizitorëve nga jashtë është shumë i madh.

“Ne veç jemi tu prite prej Ministrisë për licencimin e ciceroneve dhe kemi komunikim, por jo të mjaftueshëm me guidat e jashtme edhe ciceroneve të brendshëm, momentin që ciceronet certifikohen atëherë do të kemi edhe disa ligje tonat të cilat do t’i zbatojmë në bazë të ligjeve të ministrisë”, thotë Ramadan Tarashaj.

Bujar Spahiu nga Info Qendra e Prevallës deklaron se pas përfundimit të rrugës Prizren-Prevallë numri i vizitorëve ka qenë i madh, sidomos nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, vendet e Evropës dhe ato arabe./rtk/

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Gentrit Ulluri largohet nga Malisheva

0

Sot, me pëlqim të dyanshëm, FC Malisheva ka vendosur të ndërpresë kontratën me lojtarin Gentrit Ulluri.

Sipas njoftimit të klubit, “ai ka vendosur të ndjekë karrierën e tij gjetkë dhe ne e respektojmë vendimin e tij”.

Klubi shprehu mirënjohje për angazhimin dhe përpjekjet e Gentritit gjatë kohës që ka qenë pjesë e ekipit.

“Gentriti ka dhënë gjithmonë më të mirën dhe ka kontribuar në sukseset e ekipit tonë”.

Në fund, FC Malisheva i dëshiron shumë suksese në të ardhmen.

“I urojmë shumë suksese në hapat e ardhshëm të karrierës dhe shpresojmë që rrugët tona të kryqëzohen përsëri në të ardhmen”./PrizrenPress.com/

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Abdixhiku nga Malisheva: Ringritja e djathë kombëtare ka marrë formë e hov

0

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikur ka vizituar fshatin Trnjakë të Malishevës.

Nga aty, ai është shprehur se ringritja e djathtë kombëtare ka marrë formë, ka marrë hov, dhe kulmon me 11 janar e shpërthen në festë më 9 shkurt.

Postimi i plotë:

Këtë të diel nisëm takimet në fshatin Turjakë të Malishevës. Mes interesimit të madh e mbështetjes plot entuziazëm – për ta thënë drejtë ndenjë e munguar në shumë vite – shtrova ftesën për 11 janar dhe tubimin e madh hapës nacional!

Momentum i mirë, pritje e jashtëzakonshme edhe në vende kur Lidhja kishte vështirësi. Pa dyshim, ringritja e djathtë kombëtare ka marrë formë, ka marr hov. Kulmon me 11 janar e shpërthen si festë më 9 shkurt!

Vazhdojmë sonte në takime tjera nëpër Kosovë!

Ju faleminderit për interesimin.

Ju faleminderit për pritjen.

Ju faleminderit për mbështetjen!

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Prizren, taksistët e mllefosur rivendosin shenjën e trafikut

0

Gjendja ekonomike e disa taksistëve në Prizren është rënduar.

Kjo pasi sipas tyre, po u shqiptohen gjoba në mungesë të një hapësire për t’u parkuar. Për këtë, në shenje pakënaqësie, ata kanë ndërmarrë disa veprime.

Detajet i kuptoni në kronikën e realizuar nga Klan Kosova.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Vetëvendosje viziton familjen e dëshmorit Fadil Ferati në Randobravë të Prizrenit

0

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidat për deputet, Artan Abrashi, së bashku me kandidatët e tjerë, vizituan sot familjen e dëshmorit Fadil Ferati në Randobravë të Prizrenit.

“Familjet e dëshmorëve janë shembuj krenarie dhe qëndrese, dhe është një obligim i përhershëm për ne të nderojmë kujtimin dhe veprën e tyre”,shkruan Abrashi në Facebook.

“Jemi mirënjohës për pritjen e ngrohtë dhe bisedën e thellë, që na rikujtoi vlerën e lirisë që sot e gëzojmë falë sakrificave të mëdha”.

Marketing