22.5 C
Prizren
E mërkurë, 20 Gusht, 2025
Home Blog Page 341

Moti sot i vranët, por me intervale me diell

0
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti sot do të jetë i vranët, por me intervale me diell.

Në njoftimin e këtij instituti, thuhet se temperaturat minimale do të lëvizin nga -7 deri në -3 gradë Celsius.

“Moti do të jetë i vranët me intervale me diell. Temperaturat: minimale nga -7 deri në -3°C; maksimale nga -2 deri në 2°C. Era: do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-3 m/s”, thuhet tutje në njoftim.

92 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë, dy prej tyre me fatalitet

0
92 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë.

Dy nga këto aksidente kanë përfunduar me fatalitet, 26 me të lënduar dhe 64 me dëme material.

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1 mijë e 329 gjoba trafiku, derisa janë arrestuar nëntë persona dhe katër janë dërguar në mbajtje.

Poezi nga Prend Ndoja: Mos e lavdëroni turpin

0

Prend Ndoja

Nga JU…, pamëshirshëm njolloset qenia jonë,
Sa trishtim-hije e rëndë për botën Arbërore,
“TOP… lajmet” në atdhe, e disa “VIP-a” në Amerikë,
Me skena të tilla po njolloset natyra jonë njerëzore.

Rrjete sociale dhe mediet, çdo gjë e shesin si në pazar,
Si armë në dorën e të çmendurve, turpin e lavdërojnë,
Harruan se së pari janë njerëz dhe pse në këtë botë kanë ardhë,
Nga kodi ynë harruan një herë të thonë: Qofshi faqebardhë!

Shumë zhveshur jemi nga vetja jonë, humbje e madhe, kot,
Mposhtet morali njerëzor, respekti, nderi, familja…,
Burri bëhet grua, gruaja bëhet burrë, „modernizim kohor“,
Anti Zot i vërtetë, nga “modestia” turpin e lavdërojnë sot.

Çdo gjallesë ka të drejtë të jetojë,
I lirë të jetojë edhe pedo**li, edhe ai është njeri,
Nuk është normal, e as krenari, është sëmundje e mjerë,
I tillë të jetojë edhe Ai, nën hijen e sëmundjes së tij.

 

“Hasan Dakaj u maltretua në burgun e Serbisë” – Familja dhuroi dorëzani 25 mijë euro

0
Pas një viti, erdhi në shtëpinë e tij. I emocionuar përqafoi shokët e familjarët.

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj i cili u arrestua më 5 janar të vitit 2024 nga autoritetet serbe,  për një vit qëndroi në burgun e Serbisë nën pretendimet kinse për kryerje të krimeve gjatë luftës kundër popullsisë serbe.

Po atë ditë, Hasan Dakaj ishte me të vëllain Xhevdet Daka duke udhëtuar për në Itali.

Dakaj nuk ishte i gatshëm të flasë të shtunën para kamerës së tëvë1, mirëpo vëllau i tij,
Gëzim Dakaj tregoi se si ai ishte maltretuar në fillimet e arrestimit.

 

“Nuk ka qenë gjendja e tij e mirë, se ka pas sidomos ato ditë e para, kur ka biseduar me bashkëshorten e tij, i ka thënë gjithçka janë duke bërë në trup timin, por pastaj kur ka shkuar në vizitë dal ngadalë kanë intervenuar QUINT-i, OSBE-ja, Kryqi i Kuq ndërkombëtar pastaj nuk ka pas më maltretime”, tha Gëzim Dakaj për tëvë1.

Dakaj thotë se vëllai i tij është ende në gjendje jo të mirë emocionale.

Sipas tij, lirimi i Hasanit u bë pasi që familja siguroi vlerën e kërkuar nga autoritetet serbe rreth 25 mijë euro dorëzani.

Ai tha se me lirimin Hasanit, durimit i erdhi fundi.

“Ende nuk dimë kurgjo, për momentin ende nuk kemi bisedua me vëllain çdo sen na tregon sa ta merr veten pak, se është shumë i lodhur, i rraskapitur ka emocione. Ne  e kemi prit me shumë qef, i ka mungu familjes, shokëve, durimit i erdhi fundi. Tash doli në liri jemi shumë të kënaqur, i falënderojmë bashkëvendësit tanë për kontributin, mediet, bashkëfshatarët na kanë ndihmuar shumë. Erdhi dita që i dorëzuam atje paret dhe na lëshuan vëllai nga atje, diku 25 mijë euro”, tregoi ai.

Gjatë periudhës së burgut, Dakaj tregon se komunikimi me të vëllain ishte i vështirë.

“Me autoritet serbe nuk kemi pas asnjë komunikim vetëm me avokatin mbrojtës që e ka dhënë shteti serb, dmth na ka lajmërua ai, ka biseduar me bashkëshorten e vet ka biseduar Hasani aq, për momentin nuk kemi pas informacione të tjera veç se m’kanë dërgua për në Beograd i ka treguar bashkëshortes”, tha Dakaj.

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Ai ka edhe një lutje për të gjithë pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ju lutna, rasti i fundit ishalla është i vëllait tim që arrestohet, ata që e ndijnë veten që janë diçka, mos të udhëtojnë nëpër Serbi, sepse nga shkau gjithçka pritet”, tha ai.

Serbia tash e disa kohë ka përpiluar një listë me emra të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po i ndalon në rast se ata kalojnë nëpër territorin e Serbisë.

“Kryengritje e djathtë”, Abdixhiku në Rahovec: Qytetarët na pritën me entuziazëm të zjarrtë

0

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot gjatë ditës ka takuar qytetarë edhe në Rahovec, të cilët, i pari i LDK-së tha se kanë qenë të shumtë dhe entuziast si në çdo takim tjetër që ai ka zhvilluar sot.

Tutje, Abdixhiku ka thënë edhe se, ka kohë që qytetarët kanë kërkuar ‘‘një LDK si kjo’’, e cila përbashkon e afron, dhe të cilën, qytetarët duhet ta ruajnë, mbrojnë e forcojnë.

Postimi i plotë:

Në takimin e radhës u ndalëm në Rahovec. Në qytet. Aty gjetëm qytetarë të shumtë që na pritnin me entuziazmin e njejtë – të zjarrtë – si në çdo takim tjetër sot.

Ky momentum i mirë, kjo mbështetje e përkrahje si rrallë herë më parë l – është një kryengritje e djathtë.

Ka kohë që keni kërkuar një LDK si kjo. Këtë LDK, që afron, që përbashkon, që kthehet në zanafillë, tek njerëzit e vet, që kthehet në bazë tashmë e keni. E keni siç e keni kërkuar përherë.

Prandaj ruajeni, duajeni, mbrojeni, forcojeni.

Lartnojeni këtë LDK tuajën, sepse me të, lartnoni vet Republikën e Kosovës.

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Limaj: Rinia e Suharekës është rreshtuar fuqishëm për Kosovën fituese

0

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bashkëbiseduar sot me të rinjtë e Suharekës për rolin e rinisë, jo vetëm në këto zgjedhje, por për Kosovën në vazhdimësi.

“Roli i rinisë në vend është thelbësor, bazuar në energjinë, pozitivitetin dhe kreativitetin e tyre”.

Si kurrë më parë, rinia e Kosovës ka nevojë për njerëz që kanë veçVEPRA, për ta rikthyer fuqishëm vendin në zhvillim ekonomik, arsim cilësor, shëndetësi inovative, siguri energjetike dhe rikthimin e investimeve në kulturë e sport”, ka thënë Limaj.

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Rikthehet furnizimi me ujë në Rrugën “Ibrahim Rugova” në Prizren

0

KRU Hidroregjioni Jugor ka njoftuar për rikthimin e furnizimit me ujë në rrugën “Ibrahim Rugova” (ish-“De Rada”), pranë stacionit të autobusëve në Prizren, pas eliminimit të një defekti teknik.

“Pas një angazhimi maksimal dhe në kushte të vështira, ekipet e operatives arritën që të identifikojnë vendndodhjen e defektit. Pas përfundimit të punimeve, është arritur të rikthehet furnizimi”, thuhet në njoftimin e KRU Hidroregjioni Jugor, përcjell PrizrenPress.

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

‘Esnaf’ përmbyll me suksese vitin 2024

0

Shoqata e Biznesmenëve dhe Zejtarëve “Esnaf” në Prizren e ka vlerësuar vitin 2024 të suksesshëm, veçanërisht për shkak të shënimit të jubileut të 30-të të funksionimit të saj.

Kjo shoqatë, një nga më të aktivet në vendin tonë, vazhdon t’i shërbejë komunitetit të biznesit dhe sektorëve të tjerë.

Kryetari i SHBZ “Esnaf”, Varis Xhejlani, deklaroi se “gjatë vitit jubilar, shoqata ka realizuar një sërë aktivitetesh të rëndësishme për anëtarët e saj dhe për komunitetin më të gjerë”.

Ai tregoi se gjatë këtij viti është  nënshkruar  një marrëveshjeje me Komunën e Prizrenit dhe Ministrinë e Zhvillimit Rajonal për ndërtimin e një objekti të ri.

“Ky objekt, i cili do të jetë një kombinim i tradicionales dhe modernes, do të shërbejë si një qendër shumë funksionale”, tha ai transmeton TV Prizreni.

Xhejlani gjithashtu vlerësoi aktivitetet e degës së gruas së shoqatës në nxitjen dhe mbështetjen e grave dhe vajzave në biznes përmes projekteve të ndryshme.

“Edhe viti 2025 do të jetë i mbushur me aktivitete të rëndësishme që do të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të Prizrenit dhe Kosovës”, premtoi ai./PrizrenPress.com/

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Abdixhiku nga Hasi: Çfarë ishte paramenduar si një takim i rastit, u bë një tubim i madh

0

Abdixhiku ka zhvilluar takim me qytetarët në Lipovec të Hasit.

Ai është shprehur se ajo çfarë ishte paramenduar si një takim i rastit, siç u shpreh ai, u bë një tubim i madh në Has.

“Pas Strellcit, Kotradiqit, Baranit, Caravikut, u ndalëm Lipovec të Hasit. Çfarë ishte paramenduar si një takim i rastit, u bë një tubim i madh në Has. Frymë e jashtëzakonshme! Tubime të jashtëzakonshme! Momentum i shkëlqyeshëm i Lidhjes tonë”.

“Në 5 ngjarjet e deritanishme sot, pamë gjithë vullnetin e madh të të dajthtëve për ndryshimin e madh me 9 shkurt! Kjo mbështetje përveç se shtytje për angazhim, na vjen dhe si përgjegjësi për të shtrirë dorën e përafrimit dhe bashkimit në gjithë Kosovën me gjithë ata që sot LDK e shohin si shpresë për të ardhmen. Ndryshimi po vjen”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri