21.4 C
Prizren
E mërkurë, 20 Gusht, 2025
Home Blog Page 343

Mefi shkon për fushatë në Prizren e paraqet si qytet kaotik, kryetari Totaj i reagon në facebook: Ja paske fut kot po nejse

0
Deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci thotë se PDK’ja e ka shndërruar Prizrenin në qytet kaotik, pasi sipas tij, 50 minuta është kohëzgjatja që nga hyrja në Prizren deri në qytet.

“Ju përshëndes nga qyteti historik, por që në fakt PDK’ja e ka shndërruar në qytet kaotik, ku 50 minuta bën të futesh në qytet nga hyrja e Prizrenit, ndërsa nga Prishtina për 40 minuta vjen në Prizren”, tha Bajqinovci.

Për këtë, Bajqinovci mori një përgjigje nga kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili në postimin e Bajqinovcit la një koment: “Ja paske fut kot, po nejse”.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Moment emocionues, Parashqevi Simaku takohet me të birin – FOTO

0
Artistja më e komentuar kohëve të fundit, Parashqevi Simaku është takuar më në fund me djalin e saj.

Pas shumë vitesh pritje, takimi i shumë pritur ndodhi.

Më poshtë mund të shihni një foto nga takimi i tyre, teksa artistja puth nga afër të birin.

Sa moment i bukur!

Mbërrin në Kosovë ish-ushtari i UÇK-së nga Prizreni që u arrestua para një viti në Serbi

0

Ka mbërritur në Kosovë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Korisha e Prizrenit, Hasan Dakaj, i cili ishte arrestuar në Serbi.

Dakaj ishte arrestuar janarin e vitit të kaluar bashkë me vëllanë e tij në Merdarë pasi ishin nisur drejt Italisë.

Ai është pritur nga shumë familjar të tij në Merdarë, teksa rruga ishte stolisur edhe me flamuj të UÇK-së.

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Patriot Krasniqi merr përkrahje për deputet nga një grua e suksesshme në biznes,Ymran Fusha

0

Patriot Krasniqi, i cili në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit garon për deputet në listën e PDK-së me 88, ka takuar sot gruan e suksesshme në biznes Ymran Fusha.

Kandidati për deputet, Patriot Krasniqi, ka thënë se zonja Fusha i ka ofruar përkrahje për garën për deputet.

“Kur e ke përkrahjen e bashkëvendasve gjithçka është më lehtë! Garës time për deputet në Kuvendin e Kosovës sot i dha mbështetje të fuqishme edhe një zonjë e nderuar, siç është Ymran Fusha, nja grua shumë e suksesshme në biznes. Mbështetja që mora nga znj. Fusha së bashku me miq dhe familjarë të saj me jep motiv shtesë në këtë proces zgjedhor. Zëri i qytetarëve të Prizrenit si asnjëherë më parë do të jehoj fuqishëm në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar në “Facebook” Krasniqi.

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Transformimi i Kinemasë së Parë të Prizrenit

0

Ministri i MKRS-së Hajrulla Çeku ka ndarë në proflin e tij në Facebook një imazh që pasqyron ndryshimin e dukshëm të ndërtesës së kinemasë së parë të qytetit të Prizrenit.

“Si e gjetëm dhe si është sot. Ndërtesa e Kinemasë së parë të qytetit të Prizrenit”, shkruan Çeku në Facebook./PrizrenPress.com/

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Prizreni zyrtarizon tre përforcime të reja

0

Klubi i basketbollit Proton Cable Prizreni ka konfirmuar afrimet e basketbollistëve Rron Dahsyla, Drilon Shala dhe Tervell Beck, të cilët do të jenë pjesë e ekipit për edicionin në vazhdim, përcjell PrizrenPress.

Rron Dahsyla, i transferuar nga KB Peja, vjen si një lojtar energjik që pritet të japë kontribut të rëndësishëm në skuadër. Drilon Shala, i ardhur nga Golden Eagle Ylli, sjell përvojë dhe cilësi në repartin e brendshëm të ekipit.

Tervell Beck, lojtar me përvojë në Ligën e Kosovës, njihet për aftësitë e tij të spikatura dhe pritet të jetë një vlerë e shtuar për ekipin./PrizrenPress.com/

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Banorët e dëmtuar nga shpërthimi i mjeteve piroteknike në Prizren do të kompensohen

0

Banorët e dëmtuar nga shpërthimi i mjeteve piroteknike në një pikë shitjeje në lagjen “Bazhderhane” në Prizren do të kompensohen për dëmin që u është bërë.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se Komisioni për vlerësimin e dëmeve u ka treguar banorëve se kanë afat 7 ditë që të parashtrojnë kërkesë për dëmet që u janë shkaktuar.

“Komisioni për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga incidenti me mjete piroteknike në lagjen ‘Bazhdarhane’ ishte sot në vendin e ngjarjes për t’i informuar banorët e dëmtuar se duhen, në afat prej 7 ditësh sipas ligjit, të parashtrojnë kërkesë në Drejtorinë e Emergjencave dhe Sigurisë për dëmet që u janë shkaktuar”, ka shkruar Totaj në Facebook.

Një person ka mbetur rëndë i lënduar nga zjarri më 1 janar dhe është duke u trajtuar në Intensivë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Nga QKUK-ja patën thënë se gjendja e tij është shumë e rëndë.

Si pasojë e këtij zjarri, ishin shkaktuar edhe dëme materiale në banesa, lokale dhe automjete përreth.

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Sot shënohet ditëlindja e Anton Çettës

0

Anton Çeta lindi në Gjakovë më 3 janar 1920 dhe vdiq më 4 nëntor të vitit 1995 në Prishtinë. Çetta ishte shkrimtar, profesor letërsie e patriot shqiptar, i njohur edhe për pajtimin e gjaqeve në Kosovë.

Ai mbaroi shkollën fillore në vendlindje, ndërsa të mesmen në Tiranë dhe Korçë.

Studimet i mbaroi në Universitetin e Beogradit, ku diplomoi në gjuhë dhe kulturë romane. Për një kohë punoi si asistent në degën e gjuhës shqipe.

Nga viti 1960 deri më 1968 ai ligjëroi lëndët: Letërsia e vjetër shqiptare, Histori e letërsisë dhe Gjuhë latine në Universitetin e Prishtinës. Libri i parë iu botua më 1953 dhe deri në vitin 1987, Çetta botoi 16 libra me përmbledhje folklori nga të gjitha viset shqiptare të Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë.

Nga viti 1968 Anton Çetta ka qenë udhëheqës i Departamentit të Folklorit në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Në vitin 1990, profesor Çetta është zgjedhur kryetar i Këshillit Qendror të Lëvizjes Kombëtare për Pajtimin e Gjaqeve. Duke qenë se gjatë mbledhjes së folklorit kishte vizituar të gjitha viset shqiptare, ai kishte fituar respektin dhe dashurinë e popullit.

“Plaku i urtë”, siç i kishte dhënë epitetin populli, kishte arritur të pajtonte me mijëra familje të hasmuara dhe dukuria e keqe e gjakmarrjes pothuajse ishte zhdukur krejtësisht deri kah mesi i viteve ’90.

Ndërsa, më 26 nëntor 2020, në 100 vjetorin e lindjes së Anton Çettës, dhe në 25 vjetorin e vdekjes së tij, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, në organizim të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Institutin Albanologjik të Kosovës, është promovuar botimi i kompletit të veprave të veprimtarit, shkrimtarit, mbledhësit të folklorit shqiptar, profesor Anton Çettës.

Muaji nëntor me vendim të qeverisë ishte shpallur muaji i Anton Çettës./kp/

Lirohet nga burgu në Serbi ish- ushtari i UÇK-së, Hasan Daka

0

Është liruar nga burgu në Serbi  veterani i UÇK-së, Hasan Daka i cili së bashku me Shkëlzen Dakën ishin arrestuar janarin e vitit të kaluar.

Kryetari i LDK-së në Prizren, Selmanaj bashkë me kandidatët për deputetë, nisën ditën me një takim në fshatin Korishë

0

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Driton Selmanaj, bashkë me kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës, filluan ditën me një takim me strukturat e partisë në fshatin Korishë.

Takimi i zhvilluar në mëngjes pati për qëllim forcimin e mbështetjes për LDK-në dhe promovimin e ndryshimeve që ofron kjo parti.

“Këtu, në Korishë, e filluam ditën me një kafe me strukturat tona, duke e dhënë mesazhin e qartë se jemi të bashkuar dhe të përkushtuar për ndryshimin që Kosova ka nevojë”, shkruan Selmanaj në Facebook

Ai vlerëson se fshati Korishë dhe Kabashi kanë një histori të pasur të patriotizmit dhe intelektualizmit, që kanë kontribuar jo vetëm në Prizren, por edhe në tërë vendin.

“Këto vlera janë të lidhura ngushtë me Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila ka pasur gjithmonë një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe avancimin e Kosovës”.

Sipas tij,  Korisha gjithmonë ka ditur të rreshtohet në rrugën e duhur për të mirën e Prizrenit dhe të Kosovës, duke e bërë këtë fshat një shembull të angazhimit qytetar dhe politik./PP