12.5 C
Prizren
E shtunë, 14 Qershor, 2025
Home Blog Page 348

Sot përballja e titanëve: Kampioni Trepça kundër Bashkimit të pamposhtur

0

Java e tetë e ProCredit Superligës do të sjellë përballjen më të zjarrtë të sezonit deri tani, derbin mes kampionit aktual Trepça dhe liderit të pamposhtur Bashkimi, përcjell PrizrenPress.

Kjo ndeshje e shumëpritur, që do të zhvillohet sot nga ora 17:00 në Mitrovicë, premton një atmosferë elektrizuese në prani të tifozëve të dy ekipeve.

Trepça vjen në këtë duel me pesë fitore dhe dy humbje, duke synuar të ndërpresë serinë e fitoreve të Bashkimit, i cili është i vetmi ekip pa humbje në Superligë, me shtatë fitore në shtatë ndeshje. Me një formë të tillë, Bashkimi mban vendin e parë dhe synon ta mbrojë me çdo kusht ndaj kampionit.

Ky takim jo vetëm që ka rëndësi për renditjen në tabelë, por përbën gjithashtu një provë force dhe prestigji për të dyja skuadrat, duke e shndërruar atë në ngjarjen kryesore të kësaj jave në basketbollin kosovar./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

Mot me diell e vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 18 gradë Celsius

0
Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.

Në mëngjes pritet të ketë mjegull, nëpër ultësira, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 15 deri 18 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-3m/s”, shkruan mes tjerash në njoftim.

Çeku: Në qeverisjen tonë katërfishuam buxhetin për trashëgiminë kulturore

0

Përderisa në shtëpinë e Adem Aga Gjonit në Prizren punimet kanë përfunduar, në dy asete të Kamenicës ka nisur restaurimi.

Kështu bëri të ditur ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku përmes një statusi në Facebook.

Lidhur me këtë, Çeku është shprehur se gjatë qeverisjes së tyre, buxheti për trashëgiminë kulturore është katërfishuar.

“Në qeverisjen tonë katërfishuam buxhetin për trashëgiminë kulturore. Për vetëm tri vjet e gjysmë kemi restauruar monumente e asete më shumë se në dekadën 2010-2020”.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Çikat e Bashkimit gjunjëzojnë Penzën në Prizren

0

Bashkimi ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Penzës me rezultat 72:67 (21:13, 19:19, 18:15, 14:20), në kuadër të Superligës Femra, xhiroja e katërt.

Skuadra vendase nisi më mirë, duke mbyllur pjesën e parë me rezultatin 40:32.

Edhe pse çikat e Penzës luftuan deri në fund, ato nuk arritën t’ia shkaktonin humbjen vendaseve, të cilat zhvilluan një lojë të mirë.

Më të mirat nga Bashkimi ishin Caterrion Thompson me 21 pikë, 9 kërcime dhe 6 asistime, Aulona Muhadri me 16 pikë, 10 kërcime dhe 2 asistime.

Pas katër xhirove, Bashkimi mbetet i pamposhtur me 4 fitore, ndërsa Penza ka tri fitore dhe një humbje./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kryetari i Dragashit nga radhët e LDK’së s’u ftua  në përurimin e rrugës që u shtrua me paratë e Qeverisë, atje ishte Kurti

0

Para dy ditësh është përuruar asfaltimi i një rruge që lidh fshatin Kërstec të Komunës së Dragashit dhe dy fshatra të Shqipërisë të banuar nga komuniteti joshumicë.

Në këtë përurim ka marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, pasi që Qeveria kishte ndarë 2.6 milionë euro për përurimin e kësaj rruge.

E sot në një reagim për media, nga komuna e Dragashit kanë thënë se ftesë për pjesëmarrje në këtë përurim nuk ka pasur kryetari i komunës që vjen nga LDK-ja, Bexhet Xheladini.

“Para dy ditësh u bë përurimi i rrugës së asfaltuar e cila lidh fshatin Kërstec të Komunës së Dragashit dhe dy fshatra të Shqipërisë të banuar nga komuniteti joshumicë. Për ndërtimin e kësaj rruge Qeveria e Kosovës ndau 2,6 Mil. euro. Në ceremoninë e përurimit, përveç Kryeministrit Kurti të ftuara ishin edhe shumë personalitete nga Kosova dhe Shqipëria, e ndër ta edhe kryetari i Bashkisë Kukës. Në këtë ceremoni nuk ishte ftuar kryetari i Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini, si dhe asnjë përfaqësues nga komuniteti joshumicë, nëpër pronat e të cilëve u ndërtua kjo rrugë”, ka thënë ai.

Nga kjo komunë kanë deklaruar se mosftuarja e Xheladinit ka të bëjë me një lëshim protokollar, teksa thanë se është edhe një veprim i shëmtuar dhe jo i ndershëm i atyre që e organizuan këtë ceremoni.

“Mosftuarja e kryetarit të Komunës sonë dhe ftuarja e kryetarit të Bashkisë Kukës, ishte një lëshim protokollar dhe një veprim i shëmtuar dhe jo i ndershëm i atyre që e organizuan këtë ceremoni. Po ashtu edhe injorimi që iu bë komunitetit joshumicë të Komunës sonë.Komuna e Dragashit është e përkushtuar për ndërtimin e raporteve të mira dhe korrekte ndërinstitucionale, pavarësisht dallimeve politike, partiake, ideologjike, etj. Andaj, shpresojmë që në të ardhmen, gjeste të tilla të pahijshme nga ana e institucioneve të mos ndodhin”, thuhet tutje në reagim.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Peja 03 fiton me përmbysje në shtëpi ndaj Junior 06

0

Peja 03 ka shënuar fitor ndaj Junior 06 Moni Bau me rezultat 64:60 (13:14, 17:23, 17:12, 17:11) në kuadër të Superligës Femra, xhiroja e katërt.

Skuadra nga Prizreni filloi më fort, duke marrë epërsinë në pjesën e parë 30:37. Por çikat e Pejës nuk u dorëzuan!

Në periudhën e tretë dhe të katërt, ato arritën të shkrijnë epërsinë dhe kaluan në avantazh, duke treguar një lojë fantastike dhe triumfuan 64:60.

Më të mirat për Peja 03 ishin Veronika Liubinets me 17 pikë, 18 kërcime dhe 3 asistime, si dhe Tae’lor Earlene Willard me 16 pikë, 2 kërcime dhe 5 asistime.

Pas katër xhirove, Peja 03 ka dy fitore e dy humbje, ndërsa Junior 06 ka një fitore e tri humbje./PrizrenPress.com/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Rihanna futet ‘shkesë’ për Eminem

0

Rihanna ka vendosur të marrë një rol të veçantë për mikun e saj të vjetër Eminem.

Sipas një raportimi të In Touch, Rihanna ka vendosur të luajë një mblesëri për shoqen e saj beqare.

“Rihanna, si shumë njerëz në jetën e tij, nuk mund ta kuptojë pse ai është ende beqar dhe ajo ka vendosur ta bëjë misionin e saj t’i gjejë një të dashur”, tha një burim i brendshëm.

Ata shtuan, “Ajo e njeh atë mjaft mirë për të ditur se çfarë lloj gruaje do të ishte një përshtatjs e mirë dhe ajo ka shumë ide se me kë ta vendosë atë.”

Burimi deklaroi se gjetja e një vajze për reperin, i cili preferon jetën beqar, është më pak sfiduese pasi duhet ta bësh atë të pranojë të takohet.

“Problemi është që Eminem të pajtohet sepse ai është ende shumë i mbyllur ndaj idesë. Ai pretendon se është më i lumtur në vetvete dhe nuk dëshiron të merret me dramën e takimit, por Rihanna nuk po merr jo si përgjigje”, tha burimi.

Ata shtuan se këngëtarja mendon se Eminem “po e lë jetën t’i kalojë”.

Megjithatë, Rihanna është zotuar se do ta kryejë misionin e saj.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

SHKA ‘Malësori’ organizon për herë të dytë ‘Darkën e Lamës’ në Gjonaj të Hasit

0

Nesër në Kodrën e Pajtimit në Gjonaj, SHKA “Malësori” organizon për herë të dytë ngjarjen festive “Darka e Lamës”, e njohur si një festë që shënon përfundimin e korrjes dhe feston vitin e bereqetshëm.

Kryetari i shoqatës, Haziz Hodaj, thekson se përgatitjet për të begatuar sofrat me prodhime tradicionale hasjane janë në përfundim, me shpresën për një organizim të suksesshëm.

 

Aktiviteti do të fillojë me hapjen e Muzeut Etnografik të një prej anëtarëve më të vjetër të SHKA “Malësori”, Ramadan Totaj.

Më pas, në mesditë, do të prezantohen gatimet tradicionale hasjane, me fokus të veçantë në ekspozimin dhe shijimin e produkteve vendore. Një program artistik i pasur do ta shoqërojë këtë ngjarje, duke e bërë atë edhe më atraktive.

Një nga atraksionet kryesore do të jetë flia gjigante, simbol i traditës hasjane.

Kryetari Hodaj shpreson që kjo ngjarje të ketë rëndësi të veçantë për zonën e Hasit dhe synon që në të ardhmen të shndërrohet në festë kombëtare. Ai gjithashtu beson se moti i mirë do të kontribuojë në një pjesëmarrje masive.

“Darka e Lamës” në Gjonaj, e cila vitin e kaluar arriti një rekord me flinë gjigante dy metra – më e madhja ndonjëherë në hapësirat mbarëshqiptare – tashmë është një ngjarje kulturore e rëndësishme për komunitetin./TV Prizreni/

 

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

SBASHK-u fton publikisht ministren Nagavci për takim, s’e përjashton mundësinë edhe për grevë të përgjithshme

0

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës e Kulturës (SBASHK) i ka dërguar ftesë për takim ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, që ta informojnë për shqetësimet, sfidat dhe kërkesat e tyre.

Përmes një njoftimi për media, bëhet e ditur se SBASHK-u ia ka dërguar një sërë shkresash për takim ministres Nagavci, mirëpo sipas tyre Nagavci vazhdon të mos u përgjigjet.

“SBASHK-u ka dërguar shumë shkresa me kërkesën për takime me qëllim që t’ju informojmë për shqetësimet, sfidat dhe kërkesat legjitime të anëtarësisë sonë. Në vend të vullnetit për takime e bashkëbiseda në shërbim të arsimit, ju ministre keni vazhduar me qasjen e gabuar ndaj dialogut dhe me arsyetime të njëjta e të paqëndrueshme se gjoja keni shumë angazhime në Kosovë dhe jashtë vendit e nuk po gjeni kohë tani e dy vjet për takim me SBASHK-un”, thuhet në letrën që SBASHK-u ia ka dërguar Nagavcit.

Në letër po ashtu thuhet “Ministre, punëtorët e arsimit janë duke u deklaruar me nënshkrimet e tyre se nëse ju bashkë me Qeverinë vazhdoni kështu t’i ikni dialogut, atëherë të shkohet në veprime sindikale, duke mos përjashtuar edhe grevën e përgjithshme dhe në SBASHK vendoset ashtu siç thotë anëtarësia”.

Lexoni më poshtë ftesën publike që SBASHK-u ia ka dërguar ministres Nagavci:

Ftesë publike ministres Nagavci për takim me SBASHK-un

Enderuara ministre Nagavci, SBASHK-u të ka dërguar shumë shkresa me kërkesën për takime me qëllim që t’ju informojmë për shqetësimet, sfidat dhe kërkesat legjitime të anëtarësisë sonë. Në vend të vullnetit për takime e bashkëbisedë në shërbim të arsimit, ju ministre keni vazhduar me qasjen e gabuar ndaj dialogut dhe me arsyetime të njëjta e të paqëndrueshme se gjoja keni shumë angazhime në Kosovë dhe jashtë vendit e nuk po gjeni kohë tani e dy vjet për takim me SBASHK-un.

Ministre ndoshta të është bllokuar adresa elektronike, apo anëtarët e kabinetit tuaj nuk të kanë njoftuar për kërkesat tona dhe prandaj po të drejtohemi publikisht për të pasur një takim me ne dhe ju lutemi të rezervoni pak më shumë kohë për këtë sepse shqetësimet dhe kërkesat e anëtarësisë janë shtuar shumë dhe ne jemi të obliguar të t’i themi të gjitha në atë takim.

Këtë ftesë publike nuk po e bëjmë sa për të pirë nga një kafe e për të bërë fotografi, por për të bashkëbiseduar për të gjitha çështjet e ngritura nga punëtorët arsimor. Po e bëjmë këtë ftesë publike edhe për t’i treguar opinionit se ne jemi për dialog dhe për angazhime të përbashkëta në shërbim të arsimit dhe për këtë ua kemi drejtuar gjithë ato shkresa në adresën tuaj dhe të shefes së kabinetit tuaj, por juve ju mungon ky vullnet. Ministre, ti e di sa shkresa ua dërguam edhe lidhur me dorëzimin në MASHTI të Draftit të Kontratës Kolektive të Arsimit. Të pritëm për disa ditë, por ti as kësaj radhe nuk gjete kohë as 10 minuta për një takim rasti e për ta pranuar një ekzemplar të këtij Drafti. Ne e dorëzuam këtë Draft në MASHTI më 2 tetor dhe një kopje ta dërguam edhe në adresën elektronike më 3 tetor, por ditët po kalojnë ministre e nga ju nuk kemi as edhe një reflektim për këtë çështje.

Ne duke qenë të përkushtuar që çështjet të zgjidhen me dialog, u kemi dërguar lutje gjithë anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Arsim që ata ta mbajnë një takim dhe të na thërrasin neve dhe juve dhe të flasim hapur e të angazhohemi bashkërisht për dialog sepse e kundërta e bashkëbisedave, takimeve dhe dialogut, janë veprimet sindikale dhe kërkesat për to janë duke u shtuar. Ministre, punëtorët e arsimit janë duke u deklaruar me nënshkrimet e tyre se nëse ju bashkë me Qeverinë vazhdoni kështu t’i ikni dialogut, atëherë të shkohet në veprime sindikale duke mos përjashtuar edhe grevën e përgjithshme dhe në SBASHK vendoset ashtu siç thotë anëtarësia.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Përkujtohet Riza Vata, veprimtari i çështjes kombëtare dhe ushtari i orëve të para të UÇK-së

0

Në njëvjetorin e vdekjes, sot është përkujtuar ish i burgosuri politik dhe veprimtari i çështjes kombëtare, si dhe ushtari i orëve të para të UÇK-së, Riza Vata.

Në Akademinë përkujtimore që u mbajt me këtë rast në Bibliotekën e Qytetit “Hajdin Berisha” në Suharekë, u përkujtua vepra dhe heroizmi i Riza Vatës nën sloganin që ai e kishte tërë jetën sa ishte gjallë: “Vetëm bashkimi, ideali im”.

Nënkryetarja e Komunës, Mihrije Suka, në fjalën e saj ndër të tjera tha: “Burgu dhe lufta për liri, përballja dhe mosdorëzimi janë mjetet me të cilat ai dhe veprimtarët e tjerë trasuan rrugëtimin deri te liria. Prandaj, ne si institucion komunal, si qytetarë të këtij vendi, nderojmë dhe respektojmë kontributin e tij.”

Për veprën heroike kanë folur edhe bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë të Riza Vatës, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxha, ish-komandanti i UÇK-së, Sadik Halitjaha, Xhevat Bislimi dhe ish-shoku i studimeve në Zagreb, Isuf Buzhala.

Për veprën, sakrificën dhe trimërinë e Riza Vatës, kënduan një këngë edhe rapsodët e njohur Dida, Çeka dhe Kovaqi.

Në orët e paradites, tek varri i tij u bënë homazhe dhe u vendosën kurora me lule./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve