15.2 C
Prizren
E shtunë, 21 Qershor, 2025
Home Blog Page 357

Rikthehet procedura e lehtësuar në Morinë për fundjavat dhe ditët e festave

0

Në pikën e përbashkët kufitare të Morinës është rikthyer procedura e thjeshtëzuar për kalimin e kufirit pa kontrolle për të gjithë qytetarët shqiptarë dhe automjetet me targa të Shqipërisë dhe Kosovës.

Procedura është e vlefshme vetëm për fundjavat dhe ditët e festave, të paktën deri në datën 1 mars të vitit të ardhshëm.

Burime në policinë kufitare pohojnë se kjo procedurë e thjeshtëzuar sipas protokollit ndërqeveritar u rikthye pas një ndërprerjeje nga data 1 deri më 31 tetor.

Ndërsa nga data 1 mars hyn në fuqi sërish procedura pa kontrolle për kategoritë e mësipërme për një periudhë nëntëmujore, e cila u aplikua këtë sezon turistik.

Ndërkohë edhe këtë të shtunë shumë qytetarë të Kosovës dhe automjete kanë kaluar kufirin drejt Shqipërisë, fluks i cili krijonte herë pas here kolona në kufi.

Kjo edhe për shkak të numrit të automjeteve me targa të huaja, të cilat u nënshtrohen kontrolleve.

Policia kufitare punoi me katër sportele. Gjatë orëve të para të ditës në territorin e Shqipërisë kanë hyrë më shumë se 2.100 automjete me rreth 3.800 shtetas. I njëjti fluks lëvizjeje është regjistruar edhe në dalje të Shqipërisë për në Kosovë./rtsh/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Armend Xhoxhaj shënon fitore kundër rivalit serb

0

Boksieri shqiptar nga Prizreni, Armend Xhoxhaj, ka arritur një fitore të rëndësishme në karrierën e tij, duke mposhtur rivalin serb, Milosav Saviq, në një meç të zhvilluar në Chemnitz të Gjermanisë.

Pas gjashtë raundeve, Xhoxhaj tregoi një dominim të qartë gjatë gjithë përballjes, duke siguruar një sukses të merituar në boksin profesionist.

Ky triumf  shënon një hap të rëndësishëm në karrierën e tij.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Trepça ia shkakton humbjen e parë Bashkimit

0
Trepça ka fituar në derbin e javës së tetë të ProCredit Superligës, duke ia shkaktuar humbjen e parë Bashkimit me rezultat 82:52 (24:7, 22:16, 19:13, 17:16).

25 fermerë përfitojnë nga ngritja e serrave në Prizren

0

Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është në fazën përfundimtare të realizimit të projektit “Ngritja e Serrave” në Komunën e Prizrenit, një nismë që ka siguruar mbështetje për 25 fermerë lokalë.

Ky projekt, i cili është financuar me kontributin e fermerëve, ka për qëllim të zhvillojë kapacitetet prodhuese dhe të rrisë prodhimin bujqësor, duke kontribuar në furnizimin e tregut të Komunës së Prizrenit dhe përtej saj./PP/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Në Dragash vazhdojnë punimet infrastrukturore edhe gjatë fundjavës

0

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se punimet infrastrukturore po vazhdojnë edhe gjatë fundjavës.

Sipas tij, në fshatin Bresanë po kryhet kubëzimi i rrugëve, në Kuklibeg është ndërtuar kanali për ujërat atmosferik, ndërsa në Zgatar po realizohet kubëzimi i rrugës dhe ndërtimi i një muri mbrojtës.

“Vazhdojnë punimet infrastrukturore edhe gjatë fundjavës”, theksoi Xheladini, duke shtuar se këto ndërhyrje synojnë përmirësimin e kushteve të infrastrukturës për banorët e zonës./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Shqipe Kastrati sjell baladën e re prekëse “Nanë”, dedikuar nënës së saj të ndjerë

0

Këngëtarja Shqipe Kastrati ka publikuar këngën e saj më të re, “Nanë”, një baladë prekëse që i dedikohet kujtimit të nënës së saj të ndjerë.

Me tekst të shkruar nga Flori Cocaj dhe muzikë të orkestruar nga Fatos Canolli, kjo këngë sjell emocione të thella dhe një lidhje të ngrohtë me trashëgiminë e muzikës tradicionale, duke përfshirë tingujt e fyellit dhe kavallit, interpretuar nga Gent Hoxha, përcjell PrizrenPress.

Videoklipi i këngës është realizuar nga Mproduction, dhe producent ekzekutiv është Flori Cocaj.

Në një mesazh për ndjekësit, këgëtarja Shqipe Kastrati, e cilësoi këtë projekt si një shprehje të dhimbjes dhe mallëngjimit të saj për nënën.

“Dua të falenderoj nga zemra Flori Cocaj për tekstin, Fatos Canollin për orkestrimin e mrekullueshëm, dhe për videoklipin Mproduction! Falenderim të veçantë për Tiara Fashion, e cila u përkujdes për veshjen time në videoklip!” – deklaroi ajo.

Nanë” është një këngë që pasqyron dashurinë dhe mungesën e nënës, duke prekur zemrat e të gjithëve që e dëgjojnë./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Armend Xhoxhaj përballet sonte me boksierin serb, Milosav Savic

0

Boksieri prizrenas Armend Xhoxhaj, pas peshimeve zyrtare dhe ballafaqimit “Face to Face” me kundërshtarin serb, Milosav Savic, do të ngjitet sonte në ring në qytetin e Chemnitz-it të Gjermanisë, përcjell PrizrenPress.

Dueli do të nisë në ora 19:00, dhe Xhoxhaj ka bërë thirrje për mbështetjen e tifozëve shqiptarë, duke premtuar se do të japë maksimumin për t’i bërë krenarë të gjithë.

“Ju pres të gjithëve në mbështetje – do të bëj çmos t’ju bëj krenar të gjithëve”, është shprehur boksieri prizrenas./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Selmanaj: Qeveria Kurti po i shkatërron themelet e shtetit demokratik të Kosovës

0

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se qeveria Kurti është duke shkatërruar themelet e shtetit demokratik të Kosovës.

Selmanaj ka përmendur disa nga shkeljet e kësaj qeverie duke përfshirë përgjimin e gazetarëve, sulmet ndaj organeve të drejtësisë, e lënia e ushtrisë pa bukë si dhe mospjesmarrja në seanca të Kuvendit.

Postimi i tij i plotë:

Albin Kurti dhe koalicioni qeverisës, po i shkatërrojnë themelet e shtetit demokratik.

– Përgjojnë paligjshëm gazetarë;

– Detyrojnë Institucionet e Pavarura, pas tre muajsh t’i ndryshojnë dhe falsifikojnë raportet e tyre;

– Sulmojnë Gjykatën Kushtetuese;

– Sulmojnë organet e pavarura të sistemit të drejtësisë;

– Mbi 2 vite e lënë vendin pa Kryeprokuror;

– Udhëheqin institucionet me metoda parapolitike;

– Ikin si të ligë nga seancat e Kuvendit, nga frika e ballafaqimit me opozitën;

– Në vend të bashkëpunimit me opozitën shqiptare, bashkëpunojnë me “zemljakët” dhe “bratet” e tyre;

– Vjedhin paturpësisht në ujë, miellë, krip dhe vaj;

– Vjedhin në energjinë elektrike;

– Vjedhin në librat e fëmijëve tanë;

– Vjedhin dhe abuzojnë me 2123 kontrata sekrete;

– E lënë Ushtrinë e Kosovës pa ushqimin e nevojshëm!.

Fundi politikë i Albin Kurtit dhe logjikës së tillë qeverisëse, është shërbimi më i madh kombëtarë që mund t’i bëhet vendit!

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Për ‘Darkën e Lamës’ përgatitet flija 2-metërshe, po shikohet mundësia për të aplikuar në Guinness

0

Këtë të shtune në Has të Prizrenit po mbahet për herë të dytë ‘Darka e Lamës’, që nga banorët vendas njihet edhe si “Darka e bereqetit”.

Për këtë ditë të shënuar për ta, banorët e kanë përgatitur një fli me diametër prej dy metrave, e që është hera e parë me këtë madhësi.

Për ta bërë këtë fli, u deshën rreth 4 orë, e organizatori Haziz Hodaj, tha për Klan Kosovën se janë duke shikuar mundësitë për të aplikuar për Librin Guinness, për shkak të madhësisë së saj.

Për pjekjen e flisë është dashur që tepsia dhe saçi të bëhet ekstra, e në fund të organizimit, kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, e preu flinë dhe të pranishmit e patën mundësinë ta shijojnë atë.

Në këtë festë pati edhe pika artistike me këngë dhe valle.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Shoferi kosovar shkakton aksident me fatalitet në Milot-Morinë, arrestohet

0

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Milot-Morinë, ku një këmbësor ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet.

Viktima, një burrë 57-vjeçar me inicialet P.B., banues në Mirditë, u godit nga një automjet ndërsa po kalonte rrugën.

Policia Rrugore ka bërë të ditur se ka arrestuar drejtuesin e mjetit, shtetasin J.S., 24 vjeç, banues në Kosovë, i cili akuzohet për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”.

Sipas burimeve zyrtare, siç njofton “EuronewsAlbania”, ngjarja ka ndodhur në territorin e bashkisë Mirditë, ku automjeti i drejtuar nga 24-vjeçari ka përplasur për vdekje këmbësorin P.B., i cili nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.

Materialet procedurale në lidhje me këtë ngjarje i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.