Home Blog Page 36

Bullgaria fiton Eurovisionin, Alis u rendit i 13-ti

0

Ka ulur siparin nata e madhe e Finales së Eurovizionit 2026, një mbrëmje që dhuroi gjithçka: emocione të forta gare, spektakël të vërtetë vizual dhe performanca të jashtëzakonshme vokale. Pas afro 4 orësh të një shou plot ritëm dhe energji në arenën e “Wiener Stadthalle”, trofeu i edicionit të 70-të jubilar shkoi për Bullgarinë, e cila fitoi falë performancës shpërthyese të DARA-s me këngën “Bangaranga”.

Mbrëmja u karakterizua nga një garë e ashpër dhe tepër e fortë në tabelën e klasifikimit, e cila i mbajti të gjithë në ankth deri në minutat e fundit me një përballje “dhëmbë për dhëmbë” mes Izraelit dhe Bullgarisë. Me këtë triumf, festivali i ardhshëm i këngës evropiane do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Bullgari.

Alis dhe Rajmonda Bulku, një performancë që rrëmbeu zemrat

Përfaqësuesi i Shqipërisë, Alis, i cili u ngjit i pesti në skenën e Vjenës me baladën “Nân”, dhuroi një interpretim të jashtëzakonshëm dhe thellësisht emocional. I shoqëruar nga mjeshtrja e skenës, aktorja e madhe Rajmonda Bulku, dyshja shqiptare krijoi një moment magjik, duke rrëmbyer zemrat e spektatorëve në arenë, si dhe të miliona shikuesve në Shqipëri, Evropë dhe më gjerë.

Si u ndanë votat për Shqipërinë?

Në përfundim të llogaritjes së votave, Shqipëria arriti të grumbullojë në total 145 pikë, duke u renditur e 13-ta mes 25 vendeve që garuan në Natën finale. Kjo shifër vjen si një kombinim i vlerësimit të jurive profesionale të shteteve pjesëmarrëse dhe votave të publikut (diasporës dhe fansave evropianë).

Nga juritë e 35 shteteve, balada “Nân” u vlerësua nga 10 prej tyre, duke mbledhur 60 pikë në total, ku spikati vlerësimi maksimal nga Portugalia.

Pikët nga Juritë Profesionale për Alisin:

Portugalia: 12 pikë

Mali i Zi: 10 pikë

Kroacia: 8 pikë

Qipro: 8 pikë

Malta: 6 pikë

Azerbajxhani: 6 pikë

San Marino: 5 pikë

Belgjika: 3 pikë

Izraeli: 1 pikë

Greqia: 1 pikë

Nga ana tjetër, vota e publikut – e cila u mblodh përmes telefonatave, SMS-ve dhe votimit online gjatë kohës që dritarja ishte e hapur – i dha Shqipërisë një mbështetje domethënëse prej 85 pikësh.

Për sa i përket zgjedhjes së Shqipërisë, juria jonë profesionale vendosi t’i japë 12 pikët e saj maksimale Italisë.

Formula e fitores dhe sistemi i votimit

Ashtu si çdo vit, fituesi u përcaktua nga një përzierje e barabartë votash nga juritë kombëtare dhe publiku shikues (televotimi dhe platformat online). Fillimisht, juritë e secilit shtet i dhanë pikë akteve të tyre të preferuara në një shkallë nga 1 deri në 12. Prezantuesit e spektaklit u lidhën drejtpërdrejt me zëdhënësit e 35 vendeve pjesëmarrëse, të cilët njoftuan live se cili vend merrte 12 pikët e lakmuara.

Pasqyra e plotë e garës u përmbys dhe u finalizua vetëm në momentin dramatik kur u shtua blloku i votës së publikut për secilin vend, sistem ky që ndau përfundimisht Bullgarinë nga Izraeli dhe kurorëzoi DARA-n si mbretëreshën e re të Eurovizionit./rtsh.al/

Marketing

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Kurti: Teoritë politike të Ukshin Hotit kanë vlerë universale

0

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar sot në shtëpinë-muze të profesor Ukshin Hotit në Krushë të Madhe, në 27-vjetorin e zhdukjes së tij nga forcat serbe, duke e cilësuar atë si një nga mendjet më të ndritura të popullit shqiptar.

Kurti tha se teoritë politike të Ukshin Hotit kanë vlerë universale dhe do të vazhdojnë të studiohen edhe nga popuj të tjerë.

“Janë teori që i japin rol vendimtar vullnetit të popullit, tregojnë se republika demokratike është sistemi më i mirë politik dhe inkurajojnë emancipimin e çlirimin e popujve”, deklaroi Kurti.

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Ai kujtoi se më 16 maj 1999, profesori Hoti u zhduk nga forcat serbe, ndërsa fati i tij vazhdon të mbetet i pazbardhur.

Ai theksoi se profesori Ukshin Hoti ka lënë një vepër që duhet të rilexohet, jo vetëm të lexohet, duke shtuar se rileximi i saj është thelbësor dhe do të shënojë një fazë të re me botimin e veprave të tij.

Për këtë, sipas tij, është marrë vendim në Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe po mblidhet materiali nga Beogradi e Zagrebi deri në Harvard, ku Hoti ka studiuar, punuar dhe shkruar.

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“Kur vijmë këtu te shtëpia-muze dhe i shohim fotografitë e tij, disa prej tyre për herë të parë, na ngjallin shumë ndjenja të përziera. Në njërën anë, përplot pikëllim, sepse sa mirë ta kishim të gjallë e aktiv e aktual. Por, në anën tjetër, edhe krenarë sepse lum që e patëm dhe padyshim që na ndriçon rrugën përpara, por si rilindësit e tjerë të kombi tonë. Lavdi profesor Ukshin Hotit dhe të gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit shqiptar”, u shpreh ai.

Ndërkaq, djali i Ukshin Hotit, Andini, njëherësh ministër në detyrë i Punës, Familjes dhe Vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, falënderoi të pranishmit për nderimin e figurës së babait të tij.

Ai tha se 16 maji mbetet ditë dhimbjeje, mllefi por edhe krenarie për familjen Hoti.

“Dhimbje, sepse ne për 27 vite vazhdojmë ta kërkojmë fatin e babait tonë, familjarit tonë. Mllef, sepse Serbia vazhdon t’i mbajë të fshehura informacionet për vendndodhjen e tij prej kur e ka marrë. Sepse babi nuk është zhdukur, po Serbia e ka marrë prej institucionit të sigurisë së lartë dhe vazhdon t’i mbajë në sirtarët e saj arkivat e klasifikuara mbi fatin e Ukshin Hotit dhe 1565 personave të tjerë. Por edhe ndjejmë krenari, sepse Ukshin Hotin, Serbia fizikisht ka mundur ta zhduk, por ai e ka përjetësuar veten. Sepse veprat e Ukshin Hotit, siç e tha edhe kryeministri, mbesin në themelin e Republikës tonë, mbesin në çdo pëllëmbë të kësaj toke”, tha Hoti.

Tutje ai tha se Ukshin Hoti është i përjetshëm, jo vetëm për ata si familje, por edhe për të gjithë shqiptarët kudo që janë.

“Neve na mbetet që të përkujtojmë, na mbetet që të mos harrojmë rrugën që e ka shtruar Ukshin Hoti dhe miqtë e tij që kanë bashkëvepruar. Na mbetet edhe ta forcojmë Republikën me amanetin e tyre”, nënvizoi Andin Hoti.

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

LVV-ja në Prizren mban tubim me gra dhe vajza

0

Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Prizren ka organizuar një tubim me gra dhe vajza, ku morën pjesë përfaqësuese dhe kandidatë të kësaj partie.

Në këtë aktivitet ishin të pranishme Albulena Haxhiu, ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Saranda Bogujevci, si dhe kandidatët për deputetë Arbër Rexhaj, Nora Arapi Krasniqi dhe Mytaher Haskuka.

Sipas LVV-së në Prizren, tubimi u karakterizua nga mbështetja e grave dhe vajzave për këtë subjekt politik.

“Faleminderit të gjitha grave dhe vajzave për pjesëmarrjen dhe mbështetjen e jashtëzakonshme për Lëvizjen VETËVENDOSJE!”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com/

Marketing

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Liria vazhdon luftën për Superligë, shkatërron Suharekën në Prizren

0

Liria ka shënuar fitore të thellë 4-2 ndaj Suharekës në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë, duke mbajtur gjallë garën për inkuadrim në Superligë.

Skuadra prizrenase e nisi ndeshjen me kontroll të plotë të lojës dhe kaloi në epërsi në pjesën e parë. Në fraksionin e dytë, Liria rriti ritmin dhe tregoi efikasitet në fazën sulmuese, duke realizuar edhe tre gola të tjerë për ta vendosur përfundimisht sfidën në favor të saj.

Suhareka arriti të shënojë dy herë, por pa mundur të ndryshojë fatin e takimit, ndërsa Liria administroi rezultatin deri në fund, duke siguruar një fitore të rëndësishme në garën e ngushtë për kreun e tabelës./PrizrenPress.com/

Marketing

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Liria triumfon ndaj Albionëve me rezultat të thellë 10:0

0

Futbollistët e rinj të Shkollës së Futbollit Liria U15-B kanë shënuar fitore bindëse sot ndaj Shkollës së Futbollit Albionët U15 me rezultat të thellë 10:0.

Trajneri i Shkollës së Futbollit Liria, Sinan Osmani, u shpreh krenar për paraqitjen dhe suksesin e ekipit

“Me një rezultat impresiv prej 14 fitoresh pa asnjë humbje, me golaverazh prej 90 golave të shënuar dhe vetëm 10 të pranuar, arritëm të shpallemi kampionë pa konkurrencë”, u shpreh Osmani.

Ky sukses është dëshmi e punës, disiplinës dhe talentit të futbollistëve të rinj të Shkollës së Futbollit Liria, të cilët gjatë gjithë sezonit treguan dominim dhe shpirt garues.

Marketing

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Hamza dhe Totaj vizitojnë familje të veteranëve dhe dëshmorëve në Prizren

0

Kandidati i Partia Demokratike e Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, së bashku me kryetarin e degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, kanë zhvilluar vizita te familja e veteranit të UÇK-së, Naim Gashi, si dhe te familja e dëshmorit – familjen e Fatmire Muhaxhirit.

Totaj, përmes një postimi në rrjete sociale, ka bërë të ditur se gjatë këtyre vizitave ata kanë marrë mbështetjen e familjeve për zgjedhjet e 7 Qershorit.

“Me kandidatin e PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, kishim kënaqësinë ta vizitojmë sot familjen e veteranit të UÇK-së, Naim Gashi, si dhe familjen e Fatmire Muhaxhirit – familje e dëshmorit, me ç’rast morëm mbështetjen e tyre për zgjedhjet e 7 Qershorit”, ka shkruar Totaj në Facebook.

Ai ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës synon rikthimin e besimit të qytetarëve dhe orientimin e vendit drejt zhvillimit.

“Partia Demokratike e Kosovës mbetet e gatshme ta rikthejë shpresën te qytetarët, sepse ka ardhur momenti për ndryshim të kursit të aktualitetit politik në Kosovë dhe orientimin e vendit drejt zhvillimit dhe prosperitetit, si subjekt i dëshmuar ndër vite me punë dhe përkushtim”, ka deklaruar Totaj./PrizrenPress.com/

Marketing

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

27 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit, Haxhiu: E vërteta për të është detyrim

0

Sot janë mbushur 27 vjet nga zhdukja me forcë e prof. Ukshin Hotit, intelektualit, mendimtarit politik dhe veprimtarit të çështjes kombëtare.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka kujtuar Hotin si një nga zërat më të rëndësishëm të mendimit politik shqiptar, i cili kërkesën për Republikën e Kosovës e artikuloi me dije, guxim dhe bindje të palëkundur. Për shkak të veprimtarisë së tij, ai ishte arrestuar disa herë nga regjimi jugosllav dhe serb.

Tutje, ajo ka thënë se më 16 maj 1999, pas daljes nga burgu i Dubravës, Ukshin Hoti u zhduk nga aparati shtetëror serb, ndërsa fati i tij mbetet ende i pandriçuar.

“Përderisa fati i Ukshin Hotit mbetet i pandriçuar, drejtësia për të zhdukurit me forcë mbetet e paplotë. E vërteta për të është detyrim ndaj familjes, ndaj historisë dhe ndaj Republikës që ai e mendoi para se ajo të bëhej shtet”, ka shkruar ajo në Facebook.

Marketing

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

KQZ miraton fletëvotimin për votim me postë

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për miratimin e dizajnit dhe përmbajtjes së fletëvotimit për votimin me postë jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Fletëvotimi i miratuar do të përdoret vetëm për votimin me postë, i cili do të fillojë më 25 maj dhe do të përfundojë më 6 qershor 2026. Sipas Rregullores Zgjedhore për regjistrimin dhe votimin jashtë Kosovës, KQZ do të sigurohet që votuesve të regjistruar për votim me postë, t’u dërgojë përmes postës, ndër tjerash, fletëvotimin.

Në pikën tjetër të rendit të ditës, KQZ mori vendim për miratimin e formulës për përbërjen e Këshillave të Vendvotimeve me Kusht. Sipas formulës së miratuar, KQZ, në ditët në vazhdim, do të emërojë 214 anëtarë të Këshillave të Vendvotimeve me Kusht, të cilët do të nominohen nga subjektet politike. Në ditën e zgjedhjeve, votimi me kusht do të mundësohet në 52 vendvotime, në kuadër të 38 qendrave të votimit.

Në mbledhjen paraprake, përmes procedurës qarkulluese, KQZ ka miratuar formulën për përbërjen e Këshillave të Vendvotimeve, në të cilat, më 7 qershor do të zhvillohet votimi i rregullt. Sipas formulës së miratuar, KQZ, në vazhdim të procesit, do të emërojë 14,500 anëarë të Këshillave të Vendvotimeve, 1,110 prej të cilëve, anëtarë rezervë. Anëtarët që do të emërohen, do të përfaqësojnë subjektet pjesëmarrëse në zgjedhje dhe do të jenë përgjegjegjëse për përgtitjen dhe administrimin e procesit zgjedhor në vendvotime.

Po ashtu, KQZ mori vendim për miratimin e formulës për përbërjen e ekipeve të numërimit në 38 Qendra Komunale të Numërimit. Sipas formulës, KQZ, së shpejti do të emërojë 2,064 anëtarë të 508 ekipeve të numërimit, të cilët do të nominohen nga subjektet politike dhe që do të angazhohen në këto qendra për verifikim të rezultateve të subjekteve politike pas numërimit në vendvotime dhe në numërimin e votave të kandidatëve për deputetë.

Marketing

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Liria luan ndeshjen e fundit në shtëpi, pret Suharekën në Prizren

0

Liria do të zhvillojë ndeshjen e fundit si vendase në këtë sezon të Raiffeisen Liga e Parë, ku do të përballet me Suharekën.

Takimi luhet sot, me fillim nga orë 16:00, në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, raporton PrizrenPress.

Në këtë fazë vendimtare të kampionatit, gara për kreun mbetet shumë e ngushtë. Vushtrria kryeson me 69 pikë, ndërsa pas saj renditen Feronikeli 74 dhe Dinamo me nga 68 pikë, si dhe Vëllaznimi me 67 pikë.

Liria mban vendin e 5-të me 65 pikë dhe vazhdon të jetë në garë për objektivat sezonalë, duke synuar një përmbyllje sa më të mirë në dy xhirot e fundit të kampionatit./PrizrenPress.com/

Marketing

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Tenton të godasë policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

0

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar në fshatin Serbicë e Poshtme të Prizrenit.

Sipas raportit policor, i dyshuari mashkull kosovar fillimisht dyshohet se ka bërë vozitje të rrezikshme me veturën e tij. Pas ndalimit nga policia, ai ka nisur me vrull automjetin në drejtim të zyrtarit policor, por pa e goditur atë.

Gjatë arrestimit, i dyshuari ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Mund të jetë një imazh i ?skuter, seguej dhe ?teksti që thotë "?Trotinet Elektrik MK085 BRUNOTECH R HblmuK3pa? ? ledsien ?? Fugia 50OW 329.00€ 249,00€ 20.75€ x 12 Muaj Deri 35km " ? CC Mbushjawshpsjti 3-4 Orö Rrota 10" Pesha 120kg 120kg BRENTONI -HOME Aftesi ngjitjeje derini16 0-715" +383 (0)48 328 260 +383 [?)48 433 200?"??

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka bërë vozitje të rrezikshme me veturën e tij. Po ashtu pas ndalimit i dyshuari ka nisur me vrull veturën e tij në drejtim të zyrtarit policor, por nuk e ka goditur. I dyshuari gjatë arrestimit ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.