15.4 C
Prizren
E hënë, 23 Qershor, 2025
Home Blog Page 368

Vendoset gurthemeli për ndërtimin e Qendrës Kulturore Turke në Prizren

0

Sot, në një ceremoni simbolike, u vendos gurthemeli për ndërtimin e Qendrës Kulturore Turke në Prizren.

Në këtë ngjarje morën pjesë Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, Ambasadori i Republikës së Turqisë në Kosovë, Sh.T. Sabri Tunç Angili, Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, asambleisti i Kuvendit Komunal, Ertan Simitçi, si dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë dhe komunalë.

Projekti, i iniciuar nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka për qëllim promovimin e kulturës dhe traditave turke, duke ofruar një sërë aktivitetesh edukative, artistike dhe sociale për të gjithë komunitetin.

Kjo qendër pritet të kontribuojë në pasurimin e diversitetit kulturor në Prizren dhe të forcojë lidhjet ndërmjet komuniteteve./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Rrugëtim në Dukagjin

0

Enver Sulaj

Te liqeni
pulëbardhat lagin sqepin
pas shujtës së shijshme.

Thatësi pranvere në Dukagjin
Dushku digjet në vete
Tymi shkon lart si në kohë lufte.

Rruga e moçme fshihet diku në shkurre
As kroi s’është më
Ka shteruar qëmoti.

Lum ai që s’e pa fundin e ëndrrës.

Mars, 2019

Organizata serbe sjell në Kishën e Rahovecit ikonën e Jezu Krishtit (video)

0

Pelegrinët e një organizate serbe të ashtuquajtur për solidaritet, kanë sjellë në kishën ortodokse të ‘’Fjetjes së Shën Marisë’’ në Rahovec, ikonën e Jezu Krishtit.

Siç pretendojnë madje besimtarët ortodoksë nga një artikull në platformën X, pas liturgjisë të së premtes, ka ndodhur edhe një fenomen që nga ta konsiderohet i rrallë, rrjedhja e mirrës nga ikona, transmeton klankosova.tv.

Disa persona nga ky grup, si dhe shumë nga Rahoveci, kanë dërguar video dhe foto nga kjo ngjarje.

Shumica prej tyre pohojnë se ishte hera e parë që ishin dëshmitarë të një ngjarje të tillë dhe se u afruan të habitur dhe mes lotësh pranë figurës së Jezu Krishtit të cilën e njohin si Zot.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kryetari i Pljevljës në Mal të Zi kërcënon sërish, para krerëve të KOS-it bën thirrje për pushtimin e Prizrenit

0

Një kërcënim i drejtpërdrejt i erdhi Kosovës dje, nga një kryetar i një komune në Mal të Zi.

Bëhet fjalë për Dario Vraneshin, kryetarin e Pljevljës, i cili për të dytën herë me radhë brenda këtij viti bëri thirrje për pushtimin e Prizrenit.

Kërcënimi i ri I Vreneshit erdhi dje para krerëve të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi.

Gjatë nderimit që iu bë atij me Urdhrin e Engjëllit të Bardhë, me rastin e të Premtes së Shenjtë, ai u shpërblye nga peshkopi i eparkisë së Mileshevit, KPS Atanasije.

Me këtë rast në rrugët e Pljevljes u mbajt litia, ku mori pjesë edhe Mitropoliti i Kishës Ortodokse Serbe Joanikije.

Vraneshi mori urdhrin dhe tha se vitin e ardhshëm do shkojnë në Prizren e vetmja rrugë për shpëtim është rruga e Shën Savës.

“Rruga e Shën Savës është rruga e dashurisë së Krishtit, rruga e dashurisë së Zotit dhe rruga e filantropisë. Në harmoni dhe dashuri vëllazërore, ne punojmë për të ruajtur dhe ndërtuar Pljevljen tonë, tokat tona serbe, Kosovën tonë. Të dimë Në çdo moment që të gjitha vuajtjet tona varrosen në një tyrbe në Kosovë. Të dashur vëllezër dhe motra, ejani në Prizren”, ka thënë ai, përcjell antena.

Këto thirrje, kryetari i kësaj komune në Mal të Zi i bëri edhe në mars të po këtij viti, kur atij iu bë një ftesë për të marrë pjesë në një ngjarje në Kosovë.

Ai u ftua të jetë pjesë e panairit nëpërmjet e-mailit zyrtar dhe me ftesë zyrtare.

Por organizatorëve përgjigjja e ftesës iu kthye krejt ndryshe.

I shkruar me shkronja cirilike, Vraneshi iu përgjigj ftesës nga Prishtina për pjesëmarrje në Panairin e turizmit dhe sportit, me fjalët më të rënda. Madje ai ka kërcënuar edhe me pushtimin e Prizrenit.

“I ashtuquajtur shteti i Kosovës nuk ekziston, por krahina serbe Kosova dhe M. Shihemi vitin e ardhshëm në Prizren!”, shkruhet në përgjigjen me e-mail.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Rreth 700 metra rrugë fushore janë hapur në fshatin Atmaxhë

0

Rreth 700 metra rrugë fushore janë hapur së fundmi në fshatin Atmaxhë, në kuadër të projektit të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për përmirësimin e infrastrukturës në zonat rurale të Komunës së Prizrenit.

Ky projekt ka si qëllim të krijojë mundësi të reja për transportin e produkteve të bujqësve dhe të lehtësojë qasjen në tokat e tyre, duke kontribuar kështu në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor.

“Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural angazhohet për të mbështetur fermerët dhe për të përmirësuar kushtet e jetesës në komunitetet rurale, duke u ofruar atyre mundësi më të mira për zhvillimin e aktivitetit të tyre”, njofton Komuna e Prizrenit./PP/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Nxënësit e shkollës “Emin Duraku” në Prizren triumfojnë në garat regjionale të basketbollit

0

Nxënësit e shkollës “Emin Duraku” në Prizren kanë arritur një sukses  në garat regjionale të basketbollit për sezonin 2024/2025.

Me këtë rast, sot Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, pranoi medaljen nga sportistët e rinj.

“S’ka si fillon java më mirë se me nxënësit fitues nga shkolla ‘Emin Duraku’ në garat regjionale të basketbollit 2024/2025. Është nder për mua të pranoj medaljen nga këta sportistë të vegjël, të cilët premtojnë rezultate të mëdha në të ardhmen. Jam krenare për kampionët tanë dhe falenderoj mësimdhënësit për përkushtimin e tyre ndaj nxënësve,” shkruan ajo në një postim në rrjetet sociale./PP/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Aksident mes dy veturave në Prizren, një i lënduar

0

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur dje në Prizren.

Policia ka bërë të ditur se si pasojë e këtij aksidenti, lëndime ka pësuar drejtuesi i njërës veturë.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave. Si pasojë, përveç dëmeve materiale , lëndime ka pësuar njëri drejtues i cili pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar”, thuhet tutje në raportin e policisë.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Rahovec: Burri gjuajti me armë zjarri, arrestohet nga policia

0

Një burrë u arrestua gjatë ditës së djeshme në Xërrxë të Rahovecit.

Ai ishte vërejtur nga policia duke shtënë me armë zjarri.

Kjo u bë e ditur në njoftimin e policisë.

“Një patrullë e trafikut rajonal, gjatë patrullimit të saj rutinë, ka vërejtur një të dyshuar mashkull të moshës madhore duke shtënë me armë zjarri. Pas identifikimit të vendndodhjes së të dyshuarit, patrulla policore ka reaguar menjëherë duke arritur të lokalizojë dhe të arrestoj të dyshuarin. Në vendin e ngjarjes, janë gjetur dhe sekuestruar arma e përdorur, katër gëzhoja, si dhe 46 copë fishekë”, thuhet në njoftim.

“Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë si dhe është iniciuar rast “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1830 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 21 aksidente kanë qenë me lëndime poashtu 21 me dëme materiale.

Policia njofton se janë arrestuar 8 persona, ndërkaq 6 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Sot do të ketë ndërprerje të ujit në lagjen Petrovë

0

Kompania e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren njofton se sot, më 28 tetor 2025, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes në lagjen Petrovë.

Ndërprerja, e cila do të zgjasë nga ora 10:00 deri në ora 16:00, vjen si pasojë e punimeve që po kryhen nga Komuna e Prizrenit.

“Kompania siguron qytetarët se furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë pas përfundimit të punimeve”, njofton “Hidroregjioni Jugor” në Prizren.