28.7 C
Prizren
E hënë, 23 Qershor, 2025
Home Blog Page 371

Në Malishevë nuk shënohet asnjë gol

0

Në ndeshjen ndërmjet Malishevës dhe Dritës, nuk u shënua asnjë gol.

Portierët e dyja skuadrave nuk u dashtë asnjëherë ta nxjerrnin topin nga rrjeta në lojën që u zhvillua në stadiumin “Liman Gegaj”.

Edhe vendasit por edhe mysafirët u ndanë me nga një pikë.

Mysafirët nga Gjilani ngelën me një lojtar më pak në fushë, pasi që Bleron Sheji u ndëshkua me të kuq në minutin e 81-të.

Ekipi nga Malisheva aktualisht në renditjen tabelare, është e dyta me 18-të pikë kurse Drita ka rëndë për një pikë nga vendi i katërt në të pestën.

Ndeshja u zhvillua në kuadër të javës së 10-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Suhareka e mposht Prishtinën

0
Suhareka e mposhti Prishtinën me rezultat 2-1.

Pjesa e parë e ndeshjes u krye në barazim.

Vendasit qysh në fillim e nisën mirë. Mevlan Zeka i Suharekës, futi topin në rrjetën e kundërshtarit në minutën e tretë.

Rezultati ndryshoi në minutën e 31-të, pasi Ardi Ajdini i Prishtinës shënoi gol.

Në barazim ishin të dy skuadrat deri në minutën e 68-të. Realizatori i golit për Suharekën ishte Liridon Fetahaj.

Nga pesë ndeshjet paraprake, Prishtina ka tri fitore e dy humbje, ndërsa qëndron e treta në listë.

Suhareka nga pesë ndeshjet paraprake ka dy fitore e tri humbje, e në listë mban vendin e gjashtë.

Me ndeshjet e sotme mbyllet java e dhjetë e Superligës së Kosovës në Futboll.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Çmimi “Ukë Bytyçi” i ndahet ish-kryetarit të Suharekës, Sali Asllanaj

0

Suhareka përkujtoi sot ish-kryetarin Ukë Bytyçi dhe dy shoqëruesit e tij, Bafti Bajramin dhe Bajram Bytyqin, në 22-vjetorin e vrasjes së tyre pas fitores së LDK-së në zgjedhjet lokale.

Në Akademinë përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi,” kryetari aktual, Bali Muharremaj, foli për figurën e Ukë Bytyçit.

“Uka na ka frymëzuar gjithnjë të punojmë për shtetin dhe për brezat e ardhshëm.”

Në emër të LDK-së, veprimtarinë e Ukës e vlerësoi kryetari i degës në Suharekë, Ardian Shala, ndërsa familjarët falënderuan të pranishmit për pjesëmarrjen.

Në këtë ceremoni u nda edhe çmimi “Ukë Bytyçi” për udhëheqje dhe përkushtim, të cilin këtë vit e mori ish-kryetari i Suharekës, Sali Asllanaj.

Në përmbyllje, delegacione të ndryshme vendosën kurora lulesh te shtatorja e Ukës dhe varret e tre të ndjerëve.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Ylli përballet me Prizrenin në Suharekë

0

Sot në Superligën e Kosovës zhvillohet një përballje mjaft interesante, ku Golden Eagle Ylli pret ekipin Proton Cable Prizreni në palestrën “13 Qershori” në Suharekë.

Ekipi i Suharekës ka tri fitore dhe tri humbje, ndërsa ai i Prizrenit dy fitore dhe katër humbje.

Ndeshja fillon në orën 17:00.

Dje, Trepça mposhti Borën, ndërsa Bashkimi triumfoi si mysafir ndaj Pejës. Nesër, Prishtina përballet me Vëllaznimin./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Anton Quni: Para se të hy në politikë kam qenë amator në këtë fushë

0

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka treguar se i mori vendimin për t’iu futur politikës.

Ish ministri i mbrojtjes, ka folur edhe për raportet me kolegët e tjerë deputet.

Quni për Insajderin ka thënë bashkëluftërtarët kanë qenë ata që e kanë mbështetur më së shumti.

Prizreni kërkon rikthimin te fitoret ndaj Shqiponjës

0

Pas një humbjeje të papritur, FC Prizreni është i përgatitur për të rikthyer serinë e fitoreven në përballjen e xhiros së dhjetë të Ligës së Dytë të Kosovës ndaj KF Shqiponja nga Prishtina, përcjell PrizrenPress.

Skuadra vendase, e cila mban kryesimin e tabelës, synon ta dëshmojë se humbja e fundit ishte vetëm një rastësi, duke ruajtur qëllimin e saj të qartë për titullin kampion.

Dueli do të zhvillohet këtë të diel, në ora 14:00, në stadiumin “Përparim Thaçi” të Prizrenit.

Tifozët pritet të krijojnë një atmosferë entuziaste për të mbështetur ekipin e tyre drejt një tjetër triumfi në rrugën për titull./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku për 24 orë

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1703 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 22 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 24 me dëme materiale.

Policia njofton se janë arrestuar 17 persona, ndërkaq 13 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Aksident me fatalitet në Banjë të Malishevës

0
Një aksident me fatalitet është shënuar gjatë ditës së djeshme në Banjë të Malshevës.

Lidhur me rastin është arrestuar një person, i cili duke vozitur me veturën e tij dyshohet se ka goditur karrocën e invalidit me të cilën ishte duke lëvizur në rrugë me zhavorr viktima mashkull kosovar.

“Si pasojë viktima dyshohet se ka mbetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti në proces hetimor”, njofton policia

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kosova një hap larg Botërorit të hendbollit

0

Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrecën e vajzave e ka kaluar me sukses fazën e parë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Pas triumfit ndaj Belgjikës, sonte vashat dardane triumfuan 32:26 ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës.

Ndeshjet e këtij grupi u zhvilluan në Hasselt të Belgjikës.

Tani, Kosova do të luajë në fazën e play-offit për kualifikim historik në Kampionatin Botëror që vitin tjetër zhvillohet në Holandë.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 10-të, sot luhet në Malishevë dhe Suharekë

0
Xhiro e 10-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll vazhdon edhe sot, me dy ndeshje të fundit që janë në program për tu zhvilluar.

Në program janë dy super sfida për tu zhvilluar dhe njëra nga to luhet në stadiumin ‘Liman Gegaj’ në Malishevë dhe tjetra në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Malisheva do ta luaj sfidën e dytë radhazi në shtëpi, dhe pas humbjes nga Prishtina kërkon fitoren ndaj Dritës.

Në anën tjetër gjilanasit në këtë takim vijnë pas dy barazimeve radhazi dhe kërkojnë këndelljen për të marrë tre pikët.

Sfidë shumë interesante pritet të zhvillohet edhe ajo mes Suharekës dhe Prishtinës.

Vendasit kanë pësuar tre disfata radhazi dhe kërkojnë këndelljen në duel me kryeqytetasit.

Në anën tjetër Prishtina synon të largohet nga Suhareka e pamposhtur. /Telegrafi/