6.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026
Home Blog Page 40

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

0

Ofrohen për shitje banesa moderne në një zonë te re dhe shumë e përshtatshme për banim, me standard të lartë ndërtimi dhe kushte shumë të mira jetese.

Ne lagjen ‘Tranzit i Ri’ të Prizrenit

Në dispozicion banesa me sipërfaqe të ndryshme, nga 70m² deri në 200m², të përshtatshme për familje, banim afatgjatë apo investim.
Banesa të reja, të pabanuara më parë
Ndërtim shumë cilësor dhe i qëndrueshëm
Izolim termik dhe akustik shumë i mirë

Organizim funksional i hapësirës
Pamje shumë e mirë dhe ambient i qetë
Lokacion i përshtatshëm per jetese
Ndriqim natyral shume i mire

Çmime shumë të favorshme dhe të diskutueshme
Ofrohet edhe mundësi pagese me këste, sipas marrëveshjes
Për më shumë informata, kontaktoni në:
+383//44-337-310
+383//45-991-152 Whatssapp.

Policia bastis një banesë në Suharekë – sekuestron drogë, armë dhe mjete të rrezikshme

0

Policia e Kosovës ka realizuar një kontroll në një banesë në Suharekë, ku ka gjetur dhe sekuestruar substanca narkotike, armë dhe mjete të dyshuara të rrezikshme.

Sipas njoftimit të Policisë, kontrolli është kryer më 11 mars 2026 nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, pas një urdhri me shkrim të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren. Bastisja është zhvilluar në shtëpinë ku banonte i dyshuari me inicialet L.Sh.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar rreth 178.72 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe 0.91 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Po ashtu, policia ka gjetur edhe një armë zjarri automatike (dyshohet me gas) e markës BLOW/SWAT pa numër serik, me një karikator, si dhe 16 fishekë të kalibrit 9 mm.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar edhe një rrotull foli alumini, një telefon mobil, para të gatshme në vlerë 350 euro dhe 60 franga zvicerane, si dhe një çelës i derës së banesës.

Gjatë kontrollit policor janë gjetur edhe katër shishe të përgatitura në mënyrë artizanale, të dyshuara se përmbanin lëndë djegëse me mekanizëm ndezës. Për trajtimin e tyre është thirrur njësia EOD, e cila i ka tërhequr mjetet për trajtim dhe asgjësim të sigurt.

Me urdhër të prokurorit kujdestar të Departamentit për Krime të Rënda, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa ai është dërguar në qendrën e ndalimit.

Rasti është iniciuar për veprat penale sipas neneve 267 dhe 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa hetimet po vazhdojnë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – Njësia në Prizren./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Ylli fiton bindshëm ndaj Apolonisë

0

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Apolonisë me rezultat 80:59, në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës Unike të meshkujve.

Therandasit ishin në epërsi që nga fillimi i takimit dhe kontrolluan lojën gjatë gjithë ndeshjes, duke siguruar një fitore të merituar.

Pas kësaj fitoreje, Ylli arrin në bilancin prej tri fitoreve dhe dy humbjeve, duke mbetur në garë për një vend në Final 4 të Ligës Unike./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Policia në Prizren shton kontrollet për rripin e sigurimit

0

Njësitë policore të NJRTRR në Prizren kanë intensifikuar kontrollet në terren për përdorimin e rripit të sigurimit, në kuadër të Planit Operativ “Roadpol – Mars 2026”.

Sipas Policisë, aktivitetet kanë nisur më 9 mars dhe do të vazhdojnë deri më 15 mars, me fokus kontrollimin e ngasësve për respektimin e përdorimit të rripit të sigurimit, si një masë e rëndësishme për mbrojtjen e jetës dhe rritjen e sigurisë në komunikacion.

Policia thekson se përmes këtyre kontrolleve synohet rritja e ndërgjegjësimit dhe disiplinës së pjesëmarrësve në trafik, si dhe ulja e numrit të aksidenteve rrugore.

“Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të përdorin gjithmonë rripin e sigurimit, pasi siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët”, thuhet në njoftimin e Policisë./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Arrestohet Gjesti, dyshohet për armëmbajtje pa leje

0

Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin për veprën penale “armëmbajtje pa leje”.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 15:00 në rrugën “Mehmet Isahi” në kryeqytet. Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar për intervistim.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Lidhur me rastin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka bërë të ditur se ndaj Kelmendit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

“Sot, rreth orës 15:00, në rrugën ‘Mehmet Isahi’ në Prishtinë, Policia ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje. I dyshuari është intervistuar dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë ai.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Arrestohen në Prizren dy të dyshuar për fajde, viktimës kërkuan t’ia marrin pronat në vlerë 1 milion euro

0

Policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, pas zhvillimit të veprimeve hetimore, sipas autorizimit nga Prokuroria Themelore në Prizren, të mërkurën ka organizuar një operacion policor për arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me veprën penale “Fajde”.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Sipas njoftimit të Policisë, të dyshuarit me veprimet e tyre në vazhdimësi kanë detyruar viktimën të paguajë shuma të ndryshme të parave si interes për fajde, si dhe në emër të kamatave të fajdesë përmes formave të ndryshme të presionit, kanë kërkuar nga viktima marrjen e shtëpisë dhe dy lokaleve të tij në Prizren, vlera e të cilave është rreth 1 milion euro.

“Të dyshuarit janë arrestuar në flagrancë gjatë përpjekjes se tyre për ta detyruar viktimën në rregullimin e dokumentacionit për bartjen e pronësisë së shtëpisë dhe dy lokaleve pronë e viktimës”, njoftoi Policia.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Ndërkaq, me urdhëresë nga gjykata, është kontrolluar edhe vendbanimi i dy të dyshuarve, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi materiale të cilat do të përdoren në procedurën penale ndaj te dyshuarve.

“Ndaj dy të dyshuarve E.K. dhe A.K., Prokurori i Shtetit – PTH-Prizren ka lëshuar aktvendim për ndalim”, u tha në njoftimin e Policisë.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Prizren, përkujtohet 27-vjetori i Betejës heroike të Jeshkovës

0

Në përkujtim të 27-vjetorit të Betejës së Jeshkovës, zyrtarë të ekzekutivit dhe përfaqësues komunalë, së bashku me përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë, bënë sot homazhe dhe vendosën kurora lulesh në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë, si dhe te lapidari dhe varrezat e dëshmorëve e martirëve në fshatin Jeshkovë.

Me këtë rast u nderuan dhe u kujtuan me respekt e krenari 21 dëshmorët që ranë në këtë betejë të lavdishme të UÇK-së, duke dhënë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të atdheut!