Home Blog Page 458

Mbi 295 mijë euro borxhe në lagjen “Bajram Curri” të Prizrenit – “Hidroregjioni Jugor” apelon për pagesën e faturave të ujit

0

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” i ka bërë apel urgjent banorëve të lagjes “Bajram Curri” të Prizrenit që të kryejnë pagesën e faturave të ujit, për të shmangur ndërprerjen e furnizimit me ujë dhe masa ligjore.

Në njoftimin e kompanisë theksohet se gjendja aktuale e borxheve në lagjen “Bajram Curri” është shqetësuese, ku shuma totale e borxheve ndaj kompanisë arrin në 295,381.78 euro, raporton PrizrenPress. Nga kjo shumë, amvisëritë janë borxhliuese me 217,720.62 euro, bizneset me 66,716.21 euro, ndërsa institucionet me 10,944.95 euro.

“Mospagesa sjell pasoja të menjëhershme, si shkyçje nga rrjeti i furnizimit me ujë dhe fillim i procedurave përmbarimore nga përmbarues privat”, theksohet në apelin e “Hidroregjionit Jugor”.

Kompania ka bërë të ditur se pagesat mund të realizohen në zyrat e arkëtimit në të gjitha njësitë, përmes bankave dhe postës, si dhe online përmes aplikacioneve bankare dhe aplikacionit “E-HRJ”.

Në përfundim të njoftimit, “Hidroregjioni Jugor” bën thirrje për përgjegjësi ndaj konsumatorëve: “Kryeni obligimet me kohë dhe shmangni shkyçjet e padëshiruara dhe procedurat ligjore!”/PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Drejtoresha e Arsimit, Veselaj-Gutaj, shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të maturantes Tringa Buqaj

0

Me pikëllim të thellë dhe dhimbje të madhe është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të nxënëses Tringa Buqaj, e cila sapo kishte përfunduar maturën në Gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren.

Në një telegram ngushëllimi, drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, i ka shprehur familjes Buqaj ngushëllimet më të sinqerta.

“E nderuar familje Buqaj, në këto momente të rënda për ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta duke bashkëndjerë dhimbje me ju”, thekson ajo në telegram, raporton PrizrenPress.

“Humbja e një jete të re është një plagë e thellë për të gjithë ne. Kujtimi për Tringen do të jetojë gjithmonë në mendjet dhe zemrat tona”, shton ajo.

Në emër të Drejtorisë së Arsimit, Veselaj-Gutaj shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit, shokët e klasës dhe gjithë mësimdhënësit që ndanë rrugëtimin arsimor me të ndjerën.

Tringa Buqaj ishte maturante e këtij viti dhe ndarja e saj e parakohshme nga jeta ka lënë dhimbje dhe boshllëk në komunitetin shkollor të Prizrenit. /PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Ndahet nga jeta gjimnazistja e “Gjon Buzuku”-t në Prizren, Tringa Buqaj

0

Me trishtim të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të nxënëses së Gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren, Tringa Buqaj, e cila së fundmi kishte përfunduar me sukses shkollimin e mesëm.

Lajmi është konfirmuar përmes një telegrami ngushëllimi të publikuar nga drejtoria e gjimnazit, ku theksohet se Tringa do të kujtohet përherë si një nxënëse shembullore dhe vajzë me vlera të larta njerëzore.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta e hershme të nxënëses sonë të dashur, Tringa Buqaj, e cila sapo përfundoi me sukses shkollimin në Gjimnazin tonë”, thuhet në telegram.

Më tej, drejtoresha e shkollës, Gylaj Shipkovica, në emër të stafit dhe nxënësve të gjimnazit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të ndjerës.

“Tringa do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë si një vajzë e ndritur, e sjellshme dhe me ëndrra të mëdha për të ardhmen. Humbja e saj është një dhimbje e madhe për familjen, shoqërinë dhe gjithë komunitetin tonë shkollor. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen dhe e pastë të përjetshme kujtimin e saj”, përfundon telegrami./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

“Superlungs” i rock-ut, Terry Reid – vokalisti që refuzoi Led Zeppelin dhe Deep Purple – ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare

0

Muzikanti legjendar britanik Terry Reid, i njohur për zërin e tij të fuqishëm dhe për refuzimin e ofertave për të qenë vokalist i Led Zeppelin dhe Deep Purple, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancer.

Reid ndërroi jetë të dielën, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar muzikore që, edhe pse nuk arriti sukses të madh komercial, frymëzoi gjenerata të tëra artistësh dhe dëgjuesish, raporton PrizrenPress.

I lindur më 13 nëntor 1949 në Cambridgeshire të Anglisë, Reid nisi karrierën muzikore që në moshë të re dhe u dallua për zërin e veçantë, që i solli nofkën “Superlungs”. Në vitin 1968 publikoi albumin debutues Bang, Bang You’re Terry Reid, i pasuar nga veprat e njohura Terry Reid (1969), River (1973) dhe Seed of Memory (1976).

Ajo që e bëri Reid figurë ikonike në historinë e rock-ut ishte vendimi për të refuzuar Jimmy Page, kur ky i fundit i ofroi rolin e vokalistit në grupin që më vonë do të bëhej Led Zeppelin. Në vend të vetes, Reid rekomandoi një vokalist të panjohur në atë kohë – Robert Plant – dhe bateristin John Bonham, duke ndikuar kështu në formimin historik të grupit legjendar.

Mund të jetë një imazh i seguej, skuter dhe teksti që thotë "Trotinet elektrik Brunotech MK083 BRUNG ECH 350W Fuqia matorit 6 Muaj Garancion SZC?C 25 km/h 36V/7.8Ah 4-5orë orë Max. Shp hpejtesia Lithium Bateri Mbushjeeshpejtë 299.00€ 229.00€ € BRENTONI CME- ????????? Pulos DERI DERINE12KESTE E12 12 N? 0%INTERES 0% +383 (0)48 328 260 +383 (0)48 433 200"

Më vonë, Reid refuzoi edhe ofertën nga Deep Purple, duke qëndruar besnik rrugës së tij artistike solo. Përkundër këtyre refuzimeve, ai mbeti gjithmonë i respektuar në rrethet muzikore, duke bashkëpunuar me artistë si Don Henley, Bonnie Raitt, Jackson Browne dhe DJ Shadow.

Reid kishte planifikuar një turne në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë dhe Norvegji në vitin 2025, por u detyrua ta anulonte për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Një fushatë “GoFundMe” ishte hapur kohët e fundit për të ndihmuar me kostot e trajtimit dhe hospitalizimeve të tij.

Robert Plant, një nga artistët që përfitoi drejtpërdrejt nga bujaria e Reid, e kujtoi atë me fjalë prekëse: “Zëri i tij më frymëzoi thellësisht. Ai më hapi dyert drejt një bote të re, më të fuqishme”.

Me ndarjen nga jeta të Terry Reid, bota e muzikës humb një nga zërat më autentikë të rock-ut britanik – një njeri që zgjodhi artin mbi famën dhe mbetet i pavdekshëm në kujtesën e dashamirëve të muzikës./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Valon Hoti zyrtarizohet kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Malishevës

0

“Në Malishevë ka ardhur koha për ndryshim” – kështu u theksua sot në takimin e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë, ku në prani të kryeministrit në detyrë Albin Kurti u zyrtarizua kandidatura e Valon Hotit për kryetar të komunës.

Takimi u mbajt me pjesëmarrjen e Sekretarit Organizativ Alim Rama, Koordinatorit të Qendrës Gani Krasniqi, deputetit Salih Zyba dhe ish-deputetes Jetmire Vrenezi, ku u konfirmua mbështetja e plotë dhe e parezervë për Valon Hotin – deputet i Kuvendit të Kosovës – si kandidati që do të sjellë një qeverisje të drejtë, zhvillim dhe dinamikë të re për Malishevën.

Sipas Lëvizjes, qytetarëve u duhet një komunë që punon ndershëm, qeveris drejt dhe zhvillon çdo lagje e çdo fshat, ndërsa Valon Hoti do të angazhohet për t’i dhënë fund padrejtësive dhe neglizhencës që, sipas tyre, kanë karakterizuar qeverisjen lokale.

“Nën udhëheqjen e Valonit dhe me Lëvizjen në pushtet lokal, ndërlidhja komunë-qeveri do të funksionojë siç duhet, duke sjellë projekte të reja për Malishevën”, u tha në këtë takim mobilizues, ku u bë thirrje për angazhim maksimal deri më 12 tetor.

“Urime të gjithë aktivistëve dhe qytetarëve të Malishevës! Le të punojmë për çdo orë të mbetur, në çdo lagje e çdo fshat, për fitoren e madhe të 12 tetorit”, përfundon komunikata./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Roli i kolonelit të Policisë në Prizren, dyshohet se detyroi një person të heq dorë nga një pronë

0

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

KALLXO mëson se Krasniqi në këtë rast i cili ishte hetuar nga Inspektorati Policor i Kosovës për muaj me radhë, kishte rolin e detyruesit por edhe ndërmjetësuesit në një rast të një prone.

Duke aplikuar edhe masat e fshehta për të zbardhur ngjarjen, IPK dhe Prokuroria në Prizren zbuluan se koloneli Nexhmi Krasniqi deri më tani po dyshohet se për disa muaj kishte bërë marrëveshje me një person i cili është në cilësinë e të dëmtuarit, e kishte detyruar që të heq dorë nga një pronë për ta shitur më pas te një person tjetër i cili po ashtu është i arrestuar në aksionin që u realizua më 04.08.2025.

Krasniqi dyshohet se bindi palën e dëmtuar që të heq dorë nga prona dhe të njëjtën të ja shes dikujt tjetër. Në këtë biznes Krasniqi dyshohet se përfitoi 10 mijë euro nga 30 mijë sa ishin marrë për këtë çështje e më pas ishin ndarë.

Në bazë të informacioneve që posedon mediumi, një pjesë e parave janë gjetur edhe në shtëpinë e kolonelit Krasniqi e cila u bastis gjatë aksionit.

Njëri nga të arrestuarit nga Inspektorati Policor i Kosovës në aksionin e gjerë që u realizua në Prizren në bashkëpunimin edhe me Prokurorinë e Prizrenit si dhe Policinë është edhe koloneli i Policisë, Nexhmi Krasniqi.

Me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës, Krasniqi është suspenduar ndërsa është dërguar në ndalim policor për 48 orë për veprën penale të detyrimit.

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Nexhmi Krasniqi nuk është i panjohur si emër e si pozitë për Inspektoratin Policor të Kosovës.

Ai ishte suspenduar nga IPK edhe në vitin 2015 për t’u kthyer në detyrën e drejtorit të Policisë në Prizren në mars të vitit 2016.

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) në shtatorin e vitit 2015 i kishte rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prizrenit, Nexhmi Krasniqit, së bashku me Besim Rexhepin, udhëheqës në sektorin e hetimeve të vrasjeve, nën dyshimin se nga informacionet që posedonte IPK kishte ankesa nga qytetarët ndaj tyre.

Gjatë një aksioni të gjerë të udhëhequr nga Prokuroria e Prizrenit, Inspektorati Policor i Kosovës bashkë me Policinë e Kosovës kanë arrestuar katër persona të dyshuar ndërsa kanë realizuar edhe katër bastisje në katër lokacione.

Njëri nga të arrestuarit është edhe ish- drejtori i Policisë Rajonale të Prizrenit, Nexhmi Krasniqi.

Krasniqi dyshohet për veprën penale të detyrimit ndërsa lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu.

“Po mund të ju konfirmoj se është arrestuar dhe i njëjti me urdhër është dërguar në ndalim për 48 orë për veprën penale të detyrimit”- tha Kryeziu më 04.08.2025.

Prokuroria Themelore në Prizren, njoftoi sot se në bashkëpunim të ngushtë me Inspektoratin Policor të Kosovës, ka ndërmarrë sot një aksion të koordinuar, që ka rezultuar me bastisjen e katër lokacioneve në Prizren dhe arrestimin e katër personave të dyshuar.

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Ky aksion është rezultat i një hetimi disa mujor i IPK-së në bashkëpunim të plotë me Prokurorinë Themelore në Prizren.

“Në mesin e personave të arrestuar gjendet edhe një zyrtar i lartë policor me gradën kolonel, ndaj të cilëve ekziston dyshimi i arsyeshëm për përfshirje në veprat penale të detyrimit dhe shmangies nga tatimi, të sanksionuara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”- thuhet në njoftim.

Aktualisht, hetuesit e IPK-së, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren, janë duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve të tjera hetimore në terren, në funksion të zbardhjes së plotë të çështjes dhe grumbullimit të provave relevante.

“Gjithashtu IPK, si pjesë e procedurës administrative ka rekomanduar suspendimin e kolonelit policor”-thuhet tutje në njoftim.

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Zbulohet shkaku i vdekjes së Ozzy Osbourne

0

Pak javë pas ndarjes nga jeta të Ozzy Osbourne, legjendës britanike të heavy metalit, dalin detajet për shkaqet zyrtare të vdekjes së tij. Sipas certifikatës së vdekjes të paraqitur në Londër nga vajza e tij, Aimée Osbourne, shkaku kryesor ishte ndalimi kardiak jashtë spitalit dhe infarkt akut i miokardit, ndërkohë që u përmendën si faktorë bashkëkontribues sëmundja e arterieve koronare dhe Parkinsoni me disfunksion autonomik.

Osbourne, ndërroi jetë më 22 korrik 2025 në Londër, i rrethuar nga familja e tij.

Ai kishte përballuar për vite sfida serioze shëndetësore, duke përfshirë një diagnostikim të Parkinsonit dhe çrregullime të sistemit autonom, të cilat konsiderohen si kontribues të rëndësishëm të vdekjes.

Vetëm pak javë para ndarjes, Ozzy dha koncertin e tij të fundit me Black Sabbath, më 5 korrik 2025 në Birmingham, në kuadër të eventit përmbyllës “Back to the Beginning”, ku performoi edhe i ulur për shkak të gjendjes së tij fizike.

Mund të jetë një imazh i seguej, skuter dhe teksti që thotë "Trotinet elektrik Brunotech MK083 BRUNG ECH 350W Fuqia matorit 6 Muaj Garancion SZC?C 25 km/h 36V/7.8Ah 4-5orë orë Max. Shp hpejtesia Lithium Bateri Mbushjeeshpejtë 299.00€ 229.00€ € BRENTONI CME- ????????? Pulos DERI DERINE12KESTE E12 12 N? 0%INTERES 0% +383 (0)48 328 260 +383 (0)48 433 200"

Funerali i tij u mbajt më 30 korrik 2025 në Birmingham, ku mijëra fansa nga e gjithë bota i dhanë lamtumirën e fundit ikonës. Ceremonia u zhvillua me praninë e ngushtë familjare, ndërsa kolegët e tij nga muzika bashkuan homazhet publike dhe private.

Marketing

Mund të jetë një imazh i ngrohës i ujit dhe teksti që thotë "BRUNG 4? SMODEL 26 BRUNGAIR -30°? +53°C High Pitmy ? wifi healthy Smart Cirflow LowNojse Low Nojse 12000Tu 12000BTU499€ 499€ 399 R32 18000BTu 749€ 649 ++ 24000B 899€ 799 FALAS DERI ?E 12 KESTE 0% INTERES 5 vite garancion 7 BRENTONI HOME- SMART Inverter +383 (0)48 328 260 +383 (0)48 433 200 CE"Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "BKT KOHTAETEC TREGTARE NewCo Elan OFERT? ATRAKTIVE për blerje t? banesës +38346139999 46 +383 +383 +38346149999 46 149 999 PPPP"

Mund të jetë një imazh i qiellgërvishtës dhe teksti që thotë "ABI PLATINUM RESIDENGE NDERTIMI STANDARDIZUAR STRUKTURE MODERNE UNIKE · E STORE STORE STORE STORE STORE STORE STORE STORE +383 49 456 +38349456999 999 STORE www.abiplatinum.com"

MVP i ENBL-së, Isaiah Cousins, i bashkohet Bashkimit

0

Fundori amerikan vjen nga Inter Bratislava pas një sezoni të jashtëzakonshëm në Sllovaki dhe arenën ndërkombëtare, raporton PrizrenPress.

Klubi i basketbollit Bashkimi nga Prizreni ka nënshkruar me përforcimin e radhës për sezonin 2025/26, duke sjellë në skuadër amerikanin Isaiah Cousins, i cili u shpall MVP i ligës ENBL për edicionin e fundit.

Kliko linkun: https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1931011784486118

“Isaiah Cousins, MVP i ligës ENBL për sezonin 2024/25, fundori amerikan me përvojë ndërkombëtare, është përforcimi ynë i radhës për sezonin 2025/26”, ka njoftuar klubi prizrenas në Facebook.

Cousins vjen nga skuadra sllovake Inter Bratislava, ku shkëlqeu si në kampionatin vendor ashtu edhe në garat ndërkombëtare. Ai pritet të sjellë përvojë, qetësi dhe efikasitet në vijën e jashtme të Bashkimit.

Mund të jetë një imazh i ?4 persona dhe ?teksti që thotë "?+ TravelAgency Travel Agency Halimaj Reisen Reesen Vera2025 OHE? ??? ??TE Durrës-Golem Shëngjin -Velipojë +383 44 152 263 +383 304 318 +383 44 304 318 H?Y ???? REZERVO Ralimaj ?? ?????"??

Statistikat e sezonit 2024/25 për Isaiah Cousins në Ligën Sllovake: 18.4 pikë, 5.0 kërcime, 4.3 asistime për ndeshje; ndërsa në ENBL: 22.3 pikë, 4.5 kërcime, 4.7 asistime dhe 1.5 topa të vjedhur për ndeshje.

Me këtë lëvizje, Bashkimi synon të ndërtojë një skuadër konkurruese që do të luftojë për kreun në Superligën e Kosovës dhe paraqitje dinjitoze në arenën ndërkombëtare.

“Mirë se erdhe në Prizren, Isaiah!”, përfundon njoftimi i klubit./PrizrenPress.com