23.9 C
Prizren
E shtunë, 12 Korrik, 2025
Home Blog Page 5591

Suharekë: “Ballkani” dhe drejtoria e Sportit ngrijnë raportet

0

Kuvendi Komunal i Suharekës sot ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme në të cilën pikë e rendit të ditës ishte diskutimi për situatën në klubin futbollistik “Ballkani” të këtij qyteti.

Pasi kjo e fundit ditë më parë ka njoftuar për ngrirjen e bashkëpunimit ndërmjet drejtorisë së Sportit dhe “Ballkanit”.

Arsye sipas këtyre ka qenë një lajm i publikuar që e ngarkon këtë klub me kurdisje të rezultateve.

Kryetari i klubit, Florim kryeziu i ka mohuar akuzat se ka pasur kurdise të ndeshjeve, njofton Klan Kosova.

Në këtë mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit morën pjesë anëtarë të kryesisë së klubit, asamblistë, kryetari komunës, ku opozita i akuzoi qeverisjen komunale që e ka politizuar klubin dhe nuk e ka përkrahur sa duhet.

Ndërsa kryetari i komunës Sali Asllanaj i ka mohuar akuzat, ndërsa ka thënë se klubi është përkrahur aq sa ka pas mundësi komuna.

Përfundimisht u vendos që kryesia e brendshme e klubit “Ballkani” të dal në një qëndrim dhe ta propozojë në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit.

Malisheva përkujtoi Masakrën e Burimit

0

Përmes homazheve në vendin e vrasjes dhe në varrezat e martirëve, sot është përkujtuar masakra më e madhe në Malishevë, ajo e Burimit, ku u vranë e u masakruan 42 civil, kryesisht të fshatrave Dragobil dhe Astrazup, si dhe banorë te fshatrave të Suharekës.

Me këtë rast, homazhe kanë bërë, familjarët dhe të afërmit e të vrarëve, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, kryesuesi i KK të Malishevës, Aziz Thaci, zyrtarë të qeverisë komunale, anëtarë të Kuvendit të Komunës dhe zyrtarët të të gjitha subjekteve politike në Malishevë.

Kuvendi i Komunës së Malishevës, në mbledhjen e sotme të rregullt, ka mbajtur një minutë heshtje, në nderim të të gjithë të vrarëve në këtë masakër.

Masakra e Burimit,është masakra më e madhe në Komunën e Malishevës. Më 31 mars të vitit 1999, janë vrarë, janë djegur, e më pas janë masakruar 42 civil, disa prej tyre edhe sot e kësaj dite nuk janë identifikuar.

Për këtë krim të organizuar, edhe sot pas tetëmbëdhjetë viteve nuk është dënuar askush dhe nuk është ngritur asnjë padi. /PrizrenPress.com/

Përkujtohen 106 martirët e masakrës në Pastasellë të Rahovecit

0

Sot organizohet tubimi përkujtimor për shënimin e 18-vjetrot të masakrës në fshatin Pastasellë të Komunës së Rahovecit.

Ky tubim do të mbahet me fillim në ora 12:00, tek varrezat e martirëve të fshatit.

106 martirët në këtë masakër nuk ishin të gjithë nga fshati Pastasellë, por edhe të fshatrave për rreth siç janë: Senoc, Koznik, Polluzhë, Qifllak, Kramovik, Guri i Kuq, Zatriq të komunës së Rahovecit, si dhe nga komuna e Klinës dhe e Pejës.

Kinezët dhe rusët lexojnë më së shumti

0

Sipas një sondazhi online të realizuar nga GFK – një kompani gjermane e marketingut, populli kinez lexon më së shumti libra në vit.

Sondazhi ka përfshirë 17 shtete. Rusët janë renditur në vendin e dytë dhe pas tyre spanjollët.

59 për qind e rusëve lexojnë libra çdo ditë ose së paku një herë në javë.

Në Kinë, kjo shifër shkon në 70 për qind, ndërsa në Spanjë 57 për qind, shkruan Kultplus.

Numri më i vogël i lexuesve është regjistruar në Holandë dhe në Korenë Jugore, ku rreth 16 për qind e qytetarëve janë përgjigjur se nuk lexojnë libra, asnjëherë.

Zafir Berisha: Të shkojmë në zgjedhje, pasi shumica nuk po e bën as kuorumin

0

Deputeti i Nisma, Zafir Berisha është shprehur i shqetësuar për mungesën e kuorumit në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Kjo pasi kryesuesja e seancës, Aida Dërguti ka thirrur për një pauzë dhjetë minutëshe në mënyrë që grupet parlamentare t’i thërrasin deputetët e tyre për të ardhur në seancë.

Berisha ka marrë fjalën ku ka thënë se është e pakuptimtë që partitë që kanë shumicën, PDK dhe LDK nuk po mund ta bëjnë kuorumin, njofton Klan Kosova.

“Të shkojmë në zgjedhje, pasi shumica s’po mund ta bëjë kuorumin dhe për këtë e kanë akuzuar opozitën”.

“Të vjen një legjislaturë tjetër që mund ta bëjë këtë”, ka thënë Berisha.

Largohet pa u përshëndetur

0

Bastian Schweinsteiger nuk ka pasur mundësi t’iu thotë lamtumirë bashkë-lojtarëve të Manchester Unitedit para se të udhëton për në Amerikë

Ish anëtari i Bayern Munichut, i cili nuk u pëlqye aspak nga Jose Mourinho, është transferuar te skuadra amerikane, Chicago Fire pa u përshëndetur me bashkë-lojtarë.

“Vendimi nuk ishte i lehtë, pasi ka qenë pakë vonë, por asnjëherë nuk e kam pas mundësin mu përshëndet si duhet me ekipin”, ka deklaruar Schweinsteiger.

“Ata kishin një ndeshje jashtë të dielën kështu që unë nuk munda t’i përshëndes, sepse unë nuk kam dashur që lojtarët ta ketë fokusin tek unë, por te ekipi dhe ndeshja”, ka theksuar ai.

Interpretimi brilant i Kadri Roshit në filmin e pa shfaqur (Video)

0

Kujtim Çashku në vitin 1980 pas publikimit të filmit “Ballë për ballë” mori përsipër një një tjetër vepër nga krijimtaria e Kadaresë “Gjakftohtësia” skenarin e të cilit e kishte shkruar Bashkim Shehu.

Një nga rolet iu besua Kadri Roshit dhe tashmë nga ky film gjenden vetëm dy akte në AQSHF.

Përveç aktorit të përmendur, në film interpretonin dhe emra të tjerë si Bujar Lako, Reshat Arbana, Gulejman Radoja, Rikard Ljarja… por ky film u ndalua për shkak të vetvrasjes së kryeministrit dhe dënimit të të gjithë familjes Shehu.

Por për herë të parë shfaqet një moment mes Kadri Roshit dhe partneres së tij në film Drita Pelingut, ku vihet në pah interpretimi i këtyre aktorëve të mëdhenj.

http://dai.ly/x5gmt95

21 vjet burgim për vrasjen në Malishevë

0

I akuzuari Nexhat Krasniqi u shpall fajtor për vrasjen e Enver Kelmendit dhe për armëmbajtje pa leje.

21 vjet burg është dënimi që Gjykata në Gjakovë i ka shqiptuar të akuzuarit Nexhat Krasniqi.

Krasniqi akuzohet për vrasjen e Enver Kelmendit nga Balinca e Malishevës.

Kryetar i trupit gjykues, Nikollë Komani, duke lexuar aktgjykimin tha se i akuzuari për veprën penale vrasje e rëndë dënohet me burgim në kohëzgjatje prej 20 vitesh, ndërsa për veprën penale mbajtja në kontroll e posedim të paautorizuar të armëve dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 viti e 6 muaj.

“Gjykata e gjykon me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 21 viteve, në të cilin do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim”, tha gjykatësi Nikollë Komani.

Vrasja për të cilën u dënua i akuzuari ka ndodhur më 11 shtator të vitit 2016 në Malishevë.

Edhe gjatë shpalljes së aktgjykimit, trupi gjykues sqaroi se si kishte ndodhur ngjarja.

Sipas përshkrimit të rastit në aktakuzë, kur Krasniqi dhe viktima ishin ulur në shkallët e një shtëpie në ndërtim e sipër, për një moment i pandehuri kishte nxjerrë nga brezi një revole dhe me një të shtënë e kishte qëlluar të ndjerin Enver Kelmendi në pjesën e pasme të kokës.

Pas ekzekutimit, i akuzuari i kishte marrë viktimës një shumë të hollash prej 10 mijë euro, të ndara në dy pjesë.

Në fillim të procesit gjyqësor i akuzuari e kishte pranuar fajësinë. /Kallxo.com/

Kur të ndal Amerika

0

IMER MUSHKOLAJ

Washingtoni i doli në rrugë Hashim Thaçit në përpjekjen e tij për transformimin e FSK’së në ushtri nëpërmjet ndryshimit të ligjit. Thaçi u zmbraps. Retorika e tij u zbut dhe përnjëherë i ndërroi fjalët. Por pavarësisht kësaj, ai nuk e harron zanatin e premtimeve bosh dhe propagandës së lirë

Nuk la emision pa shkuar, e ekran televiziv pa u paraqitur. Nuk la rast pa e proklamuar krijimin e ushtrisë së Kosovës – jo nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese, por ndryshimit të ligjit për Forcën e Sigurisë. Por, kjo nuk i zgjati shumë dhe presidenti Hashim Thaçi u zmbraps nga ideja e tij.

Siç ka ndodhur shumë herë të tjera, kur Thaçi jepte premtime megalomane dhe pastaj i “harronte” ato, edhe kësaj here ai dështoi në iniciativën e tij. Këtë herë, “çuditërisht”, pas takimit me ndihmësin e zëvendëssekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, i cili i dha porosi të qartë Qeverisë së Kosovës që ta tërheq projektligjin e iniciuar nga Thaçi.

Yee u takua me Thaçin jashtë agjendës zyrtare, në një restorant, ndërkohë që gjatë të gjitha takimeve me politikanë kosovarë përsëriti se Washingtoni ishte i shqetësuar rreth procesit të transformimit të FSK’së me ligj.

Si për ta forcuar qëndrimin e Yee’së, ambasadori amerikan Greg Delawie në të njëjtën ditë kujtoi se SHBA ka investuar shumë në ndërtimin e FSK’së dhe se krijimi i ushtrisë nëpërmjet ligjit do t’i dëmtonte marrëdhëniet e Kosovës me partnerët e saj. Sipas tij, çështja e krijimit të ushtrisë pritet të përfundojë brenda këtij viti. Por, natyrisht, e një ushtrie për të cilën pajtohen të gjithë.

Pas takimit me Yee, Thaçi foli për transformimit të FSK’së në ushtri “nëpërmjet një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës”. Një ditë më pas, deklaroi se pajtohet me zyrtarët e lartë amerikanë për krijimin e FAK’së nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese. Procesi tha se duhet të jetë “gjithëpërfshirës vendor dhe i partneritetit të gjithëmbarshëm ndërkombëtarë, në veçanti SHBA’së dhe NATO’s”. Premtoi edhe nisjen e diskutimeve me përfaqësuesit politikë të serbëve kosovarë “për të shteruar të gjitha mundësitë e koordinimit me ta për krijimin e Ushtrisë së Kosovës”.

Kështu, presidenti “harroi” çfarë kishte deklaruar ditë me radhë, çdo ditë, shpesh, aq shpesh sa që krijohej përshtypja se do të shfaqej edhe kur njerëzit ta hapnin frigoriferin, duke u thënë se ushtria do të bëhej

“Ky transformim i natyrshëm ligjor është krejtësisht kushtetues dhe i domosdoshëm, në mënyrë që FSK’ja të fillojë edhe zyrtarisht procesin e anëtarësimit në NATO”, kishte deklaruar Thaçi më 5 mars. Tri javë më pas u shfaq një president krejt tjetër. I tërhequr dhe i zmbrapsur nga insistimi i tij.

* * *

Në fillim të marsit, Hashim Thaçi nuk tregonte shenja të zmbrapjes nga ideja e tij. Ai madje përmendte edhe dorëheqjen nëse i dështon iniciativa. “Nëse kjo legjislaturë nuk e voton themelimin e ushtrisë, në atë moment do të jep dorëheqje… Nuk dua ta udhëheq një vend që nuk voton themelimin e ushtrisë së vet”, deklaronte ai në një intervistë.

Po të kishte dhënë të tilla premtime për dorëheqje edhe më herët, Thaçi nuk do të ishte as kryeministër. Në vitin 2010, ai premtonte liberalizim vizash brenda 15 muajve të qeverisjes së tij. Në vitin 2014, ndërkaq, premtonte krijimin e një fondi të punësimit prej 1.5 miliard eurosh, hapjen e 200 mijë vendeve të reja të punës dhe dyfishim të prodhimit vendor. Këto premtime ka kohë që janë harruar, e Thaçi ka zënë pozitën e të parit të shtetit. Si president, ai ka premtuar përfundimin e reformës zgjedhore. Por, asgjë nuk ka lëvizur në këtë çështje, përveç dy takimeve të mbajtura para më shumë se tre muajsh. Grupet punuese për ndryshim të ligjeve dhe të kushtetutës është dashur të formohen në fillim të dhjetorit të kaluar.

Propagandën dhe premtimet bosh si kryemnistër, Thaçi po i vazhdon edhe si president. Për ushtrinë, i doli në rrugë SHBA. Thaçi nuk është se nuk e di se ushtria duhet krijuar me ndryshime kushtetuese. Por, nëpërmjet iniciativës së tij ai u përpoq të mbledh poenë politikë për vete dhe ish-partinë. I mbetet të vendos çfarë të bëjë me premtimin për dorëheqje. Se si do ta arsyetojë, duhet të presim dhe të dëgjojmë.

* * *

Kur Hashim Thaçi insistonte se ushtrinë duhet bërë me ndryshim ligji, dikush mbase mund të ketë menduar se ai ka marrë ndonjë pajtim të heshtur nga SHBA. Dikush mund të ketë dyshuar edhe në deklaratat e ambasadorit amerikan. Por, Hoyt Yee qartësoi gjithçka dhe propaganda e presidentit u ndal.

Tash Thaçi po thotë se do të provojë t’i bind serbët për ndryshime kushtetuese. Kjo nënkupton se për ushtrinë duhet të pajtohet Aleksandar Vuçiq, mashë e të cilit janë përfaqësuesit e Listës Serbe në Kosovë. Se çfarë do të kërkojë Beogradi në këmbim të votës, mbetet të shihet.

Por, ajo që dihet është se FAK duhet të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnie. Andaj është shumë e rëndësishme që për të, të pajtohen edhe serbët. Është e papranueshme që kjo forcë të krijohet “për inat të serbëve”.

Pavarësisht vërejtjes së SHBA’së për ushtrinë, Hashim Thaçi mbetet ai i vjetri – ai që nuk e harron zanatin e premtimeve bosh dhe propagandës së lirë. Iu mbetet qytetarëve t’i besojnë ose jo./Gazeta Express/

Zidane i hekurt, largon yllin e madh nga Reali

0

Ky është sezoni i fundit për James Rodriguez nën fanellën e Real Madridit.

Trajneri Zinedine Zidane ka vendosur që ta largojë kolumbianin nga skuadra.

Ai nuk po i përshtatet prej kohësh skemave të francezit dhe në anën tjetër, kërkon më shumë minutazhë, përcjellë “lajmi.net”.

Në këtë situatë të komplikuar, klubi ka vendosur që ta shesë gjatë verës.

Skuadrat më të interesuara për shërbimet e tij janë Manchester Untied, Chelsea dhe Bayern Munchen. /Lajmi.net/