Malisheva dhe Lezha thellojnë bashkëpunimin në kulturë, turizëm dhe agroturizëm

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Bashkinë e Lezhës, ku është pritur nga homologu i tij, Pjerin Ndreu, dhe stafi i tij. Qëllimi i kësaj vizite ishte forcimi i bashkëpunimit mes dy institucioneve në fusha me interes të përbashkët.

“Bashkëpunimi me Shqipërinë duhet të jetë synimi ynë i përhershëm,” ka theksuar Kastrati, duke nënvizuar rëndësinë e partneritetit ndërmjet Malishevës dhe Lezhës, përcjell PrizrenPress.

Gjatë takimit, palët diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e kulturës, turizmit dhe agroturizmit, si sektorë me potencial të lartë zhvillimi për të dyja komunat.

“E ardhmja na pret me një bashkëpunim konkret në fusha si kultura, turizmi dhe agroturizmi, fusha në të cilat komuna jonë ka shumë nevojë për shkëmbim përvojash, veçanërisht me një zonë si Lezha, e cila ka përparuar shumë në këtë drejtim,” ka shtuar kryetari Kastrati.

Në përmbyllje të vizitës, ai ka falënderuar kryetarin Ndreu për ftesën dhe mikpritjen, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të këtij bashkëpunimi për të sjellë përfitime konkrete për qytetarët e të dyja komunave./PrizrenPress.com

Më Shumë

Nait Hasani: Jam propozuar nga Dega e PDK-së në Prizren që të jem kandidat për deputet

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka konfirmuar se është propozuar nga dega e Prizrenit për të qenë pjesë e listës...

Zafir Berisha nuk është kandidat në këto zgjedhje, parashikon zgjedhje të reja pas tre muajsh

Ish-deputeti i disa legjislaturave në Kuvendin e Kosovës, Zafir Berisha ka njoftuar se nuk do të jetë kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës. Ai...

Lajmet e Fundit