Hajnat ia vjedhin biçikletën kryetarit të Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka mbetur pa biçikletë, pasi ajo u vodh javën e kaluar nga hajnat në oborrin e Shtëpisë së Bardhë.

Policia ka dalë në vendngjarje dhe po heton rastin.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi, deklaroi se gjatë hetimeve janë marrë pamjet nga kamerat e Shtëpisë së Bardhë dhe të lokaleve përreth saj.

Kryetari Shaqir Totaj, që nga dita e parë e marrjes së mandatit, ka shkuar në punë me biçikletë.

Ai ka publikuar disa herë fotografi në Facebook duke shkuar në punë me biçikletë, ku ka  ftuar qytetarët të ndjekin shembullin e tij për të kontribuar në mbrojtjen e ambientit.

Zëdhënësi Bytyqi tha se rastin e vjedhjes së biçikletës e ka raportuar vetë kryetari Totaj.

“Vjedhja është raportuar në polici nga vetë kryetari Totaj. Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe ka filluar hetimet, ku janë marrë disa pamje nga kamerat”, tha ai për ‘PrizrenPress’.

Sipas tij, në pamjet e kamerave shihen dy persona duke vjedhur biçikletën e kryetarit Totaj.

“Ende nuk kemi arritur të identifikojmë personat e dyshuar”, tha Bytyqi.

Kryetari Totaj shpreson  ndërkaq se policia do të zbardhë rastin dhe do të gjejë biçikletën e tij.

“Nëse policia nuk e zbardh rastin dhe nuk ma gjen biçikletën, atëherë do ta marr drejtësinë në dorë”, u shpreh ai.

Totaj i fton hajnat që t’ia kthejnë biçikletën “nëse dëshirojnë të kalojnë mirë me mua.”

“I ftoj hajnat ta kthejnë biçikletën sa nuk i ka arrestuar policia. Do të ishte mirë për mua, por edhe për ta”, u shpreh Totaj./Aprilliiiiiii/

Më Shumë

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

Taulant Pireci rikthehet te FC Prizreni

FC Prizreni ka zyrtarizuar rikthimin e futbollistit prizrenas Taulant Pireci, i cili sërish i bashkohet familjes bardhë e kaltër si pjesë e projektit të...

Lajmet e Fundit