Solidaritet Bajrami: 130 familje në Malishevë ndihmohen me pako ushqimore

Shoqata humanitare “Jetimat e Ballkanit”, nën udhëheqjen e Halil Kastratit, dhe humanisti Valdet Zaim Thaçi nga Mirusha, kanë ofruar ndihmë për 130 familje nga Komuna e Malishevës me pako ushqimore. Kjo ndihmë u shpërnda përmes Drejtorisë për Mirëqenie Sociale, për të siguruar që ndihmat të arrijnë tek ata që kanë më shumë nevojë, në prag të festës së Bajramit të Madh, raporton PrizrenPress.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka shprehur mirënjohje të thellë për këtë akt human.

“Falënderoj nga zemra Halil Kastratin dhe Valdet Thaçin për këtë gjest të madh human. Kontributi juaj është një shembull i solidaritetit dhe humanizmit të vërtetë”, tha ai.

Nga ky donacion, Halil Kastrati dhe shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhuruan 100 pako ushqimore, ndërsa Valdet Thaçi kontribuoi me 30 pako ushqimore. Ky veprim fisnik siguron që ndihmat të arrijnë tek ata që kanë më shumë nevojë dhe përmes rrugëve institucionale./PrizrenPress.com

Më Shumë

Kërkohet paraburgim për dy djemtë dhe nënën e tyre lidhur me vrasjen e 27-vjeçarit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj tre të dyshuarve në rastin e vrasjes së 27-vjeçarit...

Nisin punimet për rikonstruktimin e rrugës rajonale Arllat–Malishevë

Të martën, 16.06.2026, ka nisur zyrtarisht faza e rikonstruktimit të rrugës rajonale R110 Arllat–Malishevë, segment i cili lidh komunat e Drenasit dhe Malishevës. Në ceremoninë...

Lajmet e Fundit