25.5 C
Prizren
E shtunë, 21 Qershor, 2025
Home Blog Page 5787

Komunën e Rahovecit e vizituan ministrat Hoti dhe Shala

0

Sot, kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka pritur në takim ministrin e Financave, Avdullah Hoti dhe ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Shala dhe Bajram Gecaj  zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, në takim u bisedua për shumë tema me theks të veçantë, për përfundimin e ndërtimit të palestrës në qytetin e Rahovecit.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi tha se shpreson që shumë shpejt sportistët e Rahovecit, ndeshjet e ardhshme basketbollistike apo hendbollistike do ti zhvillojnë në këtë palestër.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala tha se tani punët e vrazhda kanë përfunduar dhe pritet të kontraktohen pune kryesit e punëve finale për të qenë në shfrytëzim të sportistëve kjo palestër.

Ndërsa ministri i Financave, Avdullah Hoti premtoi se Qeveria e Kosovës do të investojë edhe në disa rrugë dhe projekte të tjera në Komunën e Rahovecit.

Palestra e Sporteve në qytetin e Rahovec është donacion i Qeverisë së Kosovës, përkatësisht Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit, dhe ka kushtuar 2 milionë e 800 mijë euro.

Akuza të rënda nga Prokuroria për Nexhmi Krasniqin

0

Gazeta Blic ka siguruar urdhrin për hetime të lëshuar nga Prokuroria, ku pretendohet se drejtori i Policisë së Prizrenit, Nexhmi Krasniqi ka lidhje me një grup të organizuar kriminal.

Sipas këtij urdhri, Inspektorati Policor, së bashku me policinë e EULEX-it do ta hetojnë këtë rast dhe do të ketë bastisje të banesës dhe zyrave të tij.
Pas këtyre bastisjeve, Krasniqi ishte suspenduar, për t’u rikthyer sërish në këtë pozitë pas disa muajsh.

Ai sipas këtij urdhri, dyshohet edhe për marrje të ryshfetit.

“Prokurori mendon se po ashtu është e mundur që ka para ose shënime financiare për Nexhmi Krasniqin që tregojnë gjurmë të pagesave të pranuara në lidhje me “tarifën” mujore që pretendohet se është paguar nga Lulzim Gashi, pronar i një pompe të karburanteve dhe i sallonit të dasmave “Alegria” në Prizren me qëllim që ai të jetë “i mbrojtur”, thuhet në dokument, një kopje të të cilit e posedon Gazeta Blic.

Turp, President!

0

Analistë dhe deputetë të opozitës kritikojnë presidentin Thaçi që po mban qëndrime proserbe, edhe pse duhet të përfaqësojë interesat e qytetarëve dhe të mbrojë shtetin,raporton Gazeta Kosova Sot

Se sa e pandershme dhe e pavlerë është pozita e fituar me politikë false, duke u shtirë si një patriot i madh në ditë të vështira dhe duke ndërruar qëndrime në interes të ruajtjes së një pozite në pushtet, edhe duke injoruar sakrificën e dikurshme qytetare e atë personale, më së miri flet fakti i bërjes temë ditore i përplasjeve që po ndodhin në skenën politike të Kosovës për objektin e papërfunduar në ndërtim të kishës ortodokse serbe në hapësirën e UP-së. Sipas përfaqë- suesve të opozitës dhe analistëve politikë, është shumë i pashpjegueshëm fakti se si tani edhe ata që e u ngritën në luftë kundër Serbisë tash me mish e shpirt po shfaqen si mbrojtës të kinse vlerave serbe, qoftë edhe të një kishe që është simbol i dhunës e gjenocidit serb në Kosovë.

Deputeti Rexhep Selimi, ish-luftëtar i UÇK-së, tha për “Kosova Sot” se ndryshimin në qëndrime, qoftë edhe për interesat më të mëdha të përfitimit në politikë, nuk duhet dhe nuk janë karakteristikë e luftëtarëve të vërtetë, por vetëm e atyre që shtiren si të tillë, por që e vërteta e tyre dëshmon krejtësisht të kundërtën.”Luftëtarët e vërtetë nuk e ndërrojnë as nuk e shkelin qëllimin e luftës. Dhe të tillë janë shumica e luftë- tarëve të UÇK-së, por ka disa që më emër të luftës po e vrasin qëllimin e luftës. Lufta gjithmonë ka pasur dezertorë e tradhtarë. Ata që sot po i mbrojnë interesat e Serbisë në Kosovë thjesht e kanë tradhtuar idealin e luftës, nëse e kanë pasur ndonjëherë”, tha Rexhep Selimi për “Kosova Sot.

Shkelja e idealeve të luftës Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, konsideron se është padrejtësi e madhe dhe shkelje mbi idealet e luftës që u zhvillua për liri dhe arsim kombëtar nga cilido individ – figurë publike, politikan e zyrtar shteti, i cili angazhohet për mbetjen e këtij objekti të ndërtuar nën masa të dhunshme në hapësirën universitare të UP-së.”Konsideroj që pikë se pari vetë mosreagimi i institucioneve të shtetit të Kosovës për vite të tëra për të gjitha tmerret që kanë ndodhur brenda hapësirës universitare, duke përfshirë edhe ndërtimin e dhunshëm të këtij objekti të kultit nën masat ushtarako policore të regjimit të Millosheviqit është sjellje e papërgjegjshme. Tani edhe kjo është një arsyetim i turpshëm i këtyre njerëzve në qeveri që po shihet se nuk kanë interes asgjë tjetër veçse për ta ruajtur karrigen ku janë ulur dhe interesin e tyre personal”, tha deputetja Haxhiu për “Kosova Sot”.

Kritikë të ashpër për një sjelle aq të padinjitetshme të figurave kyçe në politikëbërjen dhe drejtimin e institucioneve të shtetit, lidhur me këtë rast, janë edhe analistët politikë. Analisti Islam Krasniqi ka thënë se deklaratat e liderëve tanë janë për t’u habitur se si po i mbrojnë vendimet e kasapit të Ballkanit, i cili u mundua me çdo kusht që të shfarosë gjithçka mbi dhe ndaj shqiptarëve, dhe një pjesë e atyre që luftuan, që dolën nga lufta po i miratojnë çdo vendim të tij, duke i bërë të ligjshme. “Liderët tanë që po qesin helm nga goja për t’i mbrojtur vlerat e serbe në Kosovë, frikohen nga bashkësia ndërkombëtare si thupra në ujë dhe janë në gjendje të bëjnë gjithç- ka vetëm para ndërkombëtarëve të duken mirë, tash edhe frika karshi Gjykatës Speciale dhe mundohen të fshihen prapa tyre”, tha ai.

Barcelona mendon transferimin e Bellerin

0

Zëvendëspresidenti i klubit katalanas nuk ka mohuar mundësinë e transferimit të mbrojtësit të Arsenalit.

Hector Bellerin mund të shkojë hapave të Cesc Fabregas dhe të kthehet te Barcelona.

Mbrojtësi i krahut të djathtë është produkt i klubit katalanas, por në moshën 16 vjeçare ishte larguar drejt Arsenalit, pasi që Arsene Wenger i kishte premtuar që do të kishte një vend titullari në ekipin e parë. Tashmë 21-vjeçar, Bellerin po kërkohet nga Barça dhe sipas zëvendëspresidentit të klubit, Jordi Mestre, ai mund të kthehet në Camp Nou.

“Ne e kemi parë që ai është një tifoz i Barcelonës. Bellerin është një lojtar shumë i mirë”, ka thënë Mestre për gazetën Sport. “Wenger e kishte bindur që të transferohej në Arsenal duke i premtuar diçka që ne nuk mund ta bënim në atë kohë”. “Arsenali i siguroi atij që brenda dy viteve do të luante në ekipin e parë, derisa ne nuk mund ta bënim këtë gjë, pasi kishim Dani Alvesin”.

“Në shumë raste është mirë që lojtarët largohen në ndonjë klub ku mund të zhvillohen dhe ne i presim që të kthehen sërish këtu”, ka theksuar Mestre, që ka lënë të hapur mundësinë e rikthimit të Bellerin.

De Biazi, alternativë e parë për stolin e Dinamos së Zagrebit

0

Trajneri i Shqipërisë Xhani De Biazi shihet si alternativë e parë për të drejtuar klubin e madh kroat të Dinamos së Zagrebit.

Lajmi bëhet me dije nga e përditshmja kroate “Sportske Novosti”. Dinamo shkarkoi trajnerin Zlatko Kranjçar pas tre humbjeve të njëpasnjëshme të këtij muaji, nga të cilat 2 në kampionat, me Osijekun 0-1 dhe Rijekën 5-2, si dhe humbja në Ligën e Kampionëve 0-3 me Lionin.

Gazeta kroate liston tre emra për stolin, mes të cilëve është De Biazi dhe trajneri i Bullgarisë Ivajlo Petev.

Zidane: Ronaldo e Bale janë të gatshëm për lojë

0

Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit, ka zbuluar se Bale dhe Ronaldo janë gati për Villarrealin
Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale janë rikthyer në stërvitje, pasi munguan në ndeshjen ndaj Eslanyolit.

Kështu, Bale dhe Ronaldo pritet të jenë në dispozicion të Zidanes të mërkurën mbrëma, ndaj Villrrealit.

“Bale dhe Cristiano janë të gatshëm për ndeshjen e nesërme”, ka thënë Zidane në konferencën për media, përcjell Express.

Kurse, në këtë takim Realit do t’i mungoj Pepe dhe Crasmeiro, shkaku i lëndimeve. /Express/

Kritikat e gabuara për desidencën

0

Në këto 25 vitet e fundit përfytyrimi i përgjithshëm i letërsisë shqiptare ka marrë një trajtë të re: ajo është kthyer në një garë të mërzitshme e të stërzgjatur pleqsh disidentë. Gati çdo kritikë letrare, gati çdo artikull apo çdo libër i shkruajtur mbi një shkrimtar të caktuar do flasë sesbën për disidencën apo mungesën e disidencës tek vepra e këtij autoriapo tek jeta e kësaj autoreje.

Dhe kjo frymë që ka një adhurim të kotë e të pakuptimtë mbi disidencën, edhe nëse ajo menjëmend është vetëm një mbroçkull çasti apo një hollësi e mërzitshme, çeli një lloj vlere të re letrare: vlerën jo letrare e të qënurit disident. Në kritikën letrare shqiptare fjalët «njeri disident» kanë zevëndësuar fjalët «ka vepra të mira letrare.» Kjo lopë prodhon shumë qumësht të shijshëmse rri larg lopëve të tjera dhe disa herë ka mundur t’i shporrë mizat me anë të bishtit të saj: ky arsyetim i çartur është asgjë më shumë se sa llogjika e kritikës letrare shqiptare. Shikojmë një mori librash mbi disidencën e këtij autori apo një autori tjetër, shikojmëdhjetra artikuj të pavlerëqë lidhin një vepër të Kadaresë me disidencën e tij kur foli me Nexhmije Hoxhën apo ndonjë takimi tjetër të parëndësishëm, shohim ngritje të shpeshta e të pakuptimta në qiell të veprës së Trabeshinës sepse ai ishte një disident i madh dhe si vërtetim sjellin ndonjë letër të lodhshme që ai shkruajti kur ishte student, shohim shkrime që përsërisin për të mijtën herë disidencën e heshtur të Lasgush Poradecit, shohim shndërrime alkimike të jetës së Mitrush Kutelit apo Martin Camajt në vlera letrare. Por ka edhe më keq:shohim edhe vlerësime letrare të Mimozës që bënte dashuriçka mbrapa pallatit, vlerësime letrare të Shefqetes që dëgjonte muzikën rock, vlerësime letrare të Agronit qëu fut në burg se mbante flokë pakëz të gjata, apo Benit që hante salçiçe fshehurazi.

Dhe kështu mund të vazhdoj me shumë e shumë raste të tjera barazvlersimi të vlerave letrare me atë»disidencën» e pëlqyer me tepricë këto viteve të fundit. Një garë e çmendur, kush e kush të dalë më disident. Garën deri tani duket sikur po e fiton ai disidenti i madh i quajtur Kasem Trebeshina! Kam disa pyetje për ju, o lexuesit e mi të dashur shqiptarë: edhe sa vite do e dëgjojmëkëtë barazvlerësim tëçmendur letrar? Edhe sa vite të tjera duhet tëdëgjojmë e stërdëgjojmëpër vlerën e asaj «disidence» sipërfaqësore e jo letrare që të na dali nga hundët? Edhe sa vite do përsërisim të njëjtat mbroçkulla? Kur do fillojmë të merremi me letërsinë si letërsi, e jo si vegël e pushtetit politik apo vegël kundër pushtetit politik? Kur do e lexojmë letërsinë si letërsi e jo si një heroizëm patriotik? Dhe së fundmi: kur do fillojmë ta duam letërsinë? Se gjithë këto lidhje tëvlerave letrare me hollësi të parëndësishme të jetës së autorit tregojnë asgjë më shumë se sa lexim të shpejtë, moskokëçarës e sipërfaqsor të veprave të autorëve, – ose më saktënjë moslexim të veprave.

Kritika letrare shqiptare ka marrë një trajtë tepër tëçuditshme. Ja t›ju jap një shembull: Arbri është një shkrimtar i madh sepse ai e donte shumë Shqipërinë. Ja një shëmbull tjetër: Iliri është shkrimtar i shumë i mirë, nuk ta merr mendja sa disident i madh që ishte ai! Atëhere, kur ti prisje të jepnin ujë, ata të japin raki. Atëhere kur ti prisje që ta shpjegonin se pse ai është shkrimtar i mirë, pra të flasin për veprat e tyre letrare, ata të shpjegojnë se pse ai ishte një njeri i mirë. Nuk po mundohem të kundërshtoj njerëzit që duan vendin e tyre apo njerëzit qëduan të jenëdisidentë,- thjesht mendoj se kjo gjë nuk të bënë një shkrimtar të madh. Gëtja e deshte shumë Gjermaninë, Viktor Hygo e deshte shumë Francën, Pablo Neruda e deshte shumë Kilin, por dashuria e tyre për atdheun nuk është arsyeja pse ata janë shkrimtarë të mëdhenj. Nuk dua të më keqkuptoni:shkrimtarët si Kadareja, Kuteli apo Poradeci qëi përmenda mësipër janë shkrimtarëshumëtë dashur për mua, shkrimtarë që i vlerësoj shumë dhe që i lexoj me ëndje, por nuk mendoj se vlera e tyre letrare qëndron tek ai hyjnizim bosh e i stërlodhshëm i «disidencës.» Gjithashtu, nuk kam asgjë kundër «disidencës,»- gjë që për mua ka një vlerë të madhe njerëzore dhe politike. Por, çfarë unë jam kundër është lidhja e magjishme e kësaj vlere njerëzore me vlerat letrare, – se kjo çon në lexime dhe hulumtime të tepërta të veprave pa ndonjë vlerë të madhe letrare. Dhe pikërisht kështu ka ndodhur në Shqipëri: kritika letrare, në shumicën e rasteve, është kthyer në një nder që miqtë bëjnë mes njëri-tjetrit.

Rrallë, ah sa rrallë, shikoj një shkrim të sinqertë e kritik! Shoh vetëm puthadorës gjithkund! Gjithë ky adhurim i tepruar i «disidencës» tregon sërish se letërsia shqiptare ende nuk është shkëputur nga diktatura komuniste. Dikur shkruanim dhe vlerësonim çfarë na thoshte partia komuniste, ndërsa tani shkruajmë dhe vlerësojmë çfarë është kundër partisë komuniste. Me pak fjalë jemi në anën e kundërt të së njëjtës monedhë. Ende të skllavëruar nga diktatura, por tani tërthorazi.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – partia pa profil politik

0

Shkruan: Qemajl Krasniqi

(Pjesa e katër)

Ndonëse u ndihmua nga PDK për të fituar zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale, kandidati i AAK-së Smajl Latifi nuk mori në konsideratë asnjë ofertë për bashkëqeverisje me subjektin që e ndihmoi të fitojë. Latifi e ndërtoi qeverinë lokale sipas “standardeve” të tij, duke aluduar se nuk mund të bashkëpunonte me elementë që “e falimentuan” qeverisjen lokale. Kjo i kushtoi atij shumë kohë dhe energji, e më pas edhe me humbje të pushtetit. Qeverisja vetëm me njerëz të preferuar prej tij ndikoi që gjatë atij gjysmë mandati në krye të Komunës të përballet me sfida nga më të ndryshmet. Qeverisja me dorë të fortë dhe gati autokratike, amortizoi në masë të konsiderueshme potencialet kreative të bashkëpunëtorëve të tij. Mënyra autoritare e qeverisjes dhe koncentrimi i fuqisë ekzekutive vetëm në duart e kryetarit shkaktoi pakënaqësi dhe refuzim. Rreptësia me të cilën ai i trajtonte bashkëpunëtorët dhe të tjerët, u shfrytëzua nga kundërshtarët politik që qeverisjen e tij ta cilësonin si “diktaturë”. Këtu duhet vlerësuar vetëm faktin se në atë periudhë u vu rregull dhe disiplinë në administratën komunale.

Latifi i vetëm u përball me kundërshtimin e ligjit për Hoçën e Madhe, pa mundur të ndikojë në ndryshimin e atij ligji, si dhe me hartimin e planeve strategjike për komunën e Rahovecit. Në qeverisje angazhoi persona të rinj dhe pa përvojë menaxheriale e profesionale, të cilët kishte mundësi t’i kontrollojë më lehtë. Ndonëse aplikoi metodën, “qeverisje me qytetarët”, nuk pati shumë sukses në krijimin e një baze të fortë të qeverisjes nga poshtë-lart. Sikur harroi se niveli lokal përbëhet nga dy organe kryesore të vetëqeverisjes, Kuvendi i Komunës dhe Kryetari. Injorimi i Kuvendit dhe mos marrja në konsideratë e ambicieve të individëve për pushtet i kushtoi shtrenjtë atij vetë, por edhe qytetarëve të komunës së Rahovecit. Po ashtu, ai nuk mori parasysh as pakënaqësitë e brendshme në degën e AAK-së, gjë që ndikoi në përgjysmimin e fuqisë politike. Ndarja më dysh e partisë i shkaktoi kokëçarje të mëdha, sepse mungesa e një koalicioni ndërpartiak dhe largimi i disa eksponentëve të partisë, ndikuan në krijimin e një fronti të fuqishëm opozitar. Ky front vuri pengesa të pakalueshme dhe ndikoi në mosrealizimin e shumë synimeve të Latifit.

Këtë hendikep u munda ta kompensojë duke balancuar politikën e punësimit, pasi që në kohën e tij në administratë janë punësuar njerëz me orientime të ndryshme partiake, gjë që nuk ka ndodhur as më parë dhe as më pas. Mirëpo, jo gjithherë në vende të caktuara janë vënë persona me integritet moral e profesional.

Një nga dështimet e qeverisjes Latifi mund të konsiderohet shpërndarja e investimeve në shumë projekte, duke bërë që të nënshkruhen më shumë projekte nga sa kishte fuqi financiare Komuna e Rahovecit. Ngutja për të kryer sa më shumë punë ndikoi në cilësinë e punimeve, ndërsa disa të tjera u ndërprenë për mungesë mjetesh, për të vazhduar më vonë.

Energjia e humbur në mbulimin e hendekut pozitë-opozitë ndikoi që të rritet kundërshtimi i të gjitha subjekteve politike, madje edhe i PDK-së së zhgënjyer që ia ktheu shpinën shumë shpejt. Madje, ish kryetari i kësaj partie dhe ish-kryeministri Thaçi e mori si ofendim personal injorimin nga ana e Latifit, duke e quajtur publikisht “mosmirënjohës”. Madje, edhe sigurimi i fondeve mbështetëse nga Qeveria u bë shumë i vështirë. Kjo bëri që edhe besimi i qytetarëve ndaj Smajl Latifit të venitet gradualisht. Pafuqia politike në Kuvend dhe mungesa e koherencës, bënë që të mos arrijë ta profilizojë, as qeverisjen lokale dhe as degën e AAK-së. Besimi i tepruar në forcën e tij intelektuale e menaxheriale dhe injorimi i vërejtjeve të njerëzve vullnetmirë pati ndikim në humbjen e mbështetjes në qeverisjen e tij. Duke përdorur metoda jo tolerante dhe shpeshherë ofenduese, Latifi shkatërroi entuziazmin e bashkëpunëtorëve dhe njerëzve që eventualisht mund të ishin të dobishëm për partinë e tij dhe për qeverisjen lokale. Eliminimi i kundërshtarëve dhe i atyre që mendonin ndryshe brenda subjektit politik që trashëgoi (AAK), ndikoi që mospranimi të jetë evident. Kredo morale dhe bagazhi i pasur luftës që e karakterizoi Latifin nuk i ndihmuan shumë në rrugëtimin e mëtutjeshëm politik, duke bërë që edhe subjekti që drejton të mos ketë pranueshmëri më të gjerë në komunën e Rahovecit. Prandaj, ky subjekt edhe më tej vazhdon të mbetet me shtrirje rurale dhe të mos arrijë të depërtojë gjerësisht tek shtresa intelektuale në vetë qendrën komunale, në Rahovec.

Latifi kandidoi përsëri në zgjedhjet e vitit 2013 me një siguri të madhe në fitore, por fushatat agresive të kundërshtarëve dhe pafuqia politike në nivelin qendror, bënë që ta humbë garën karshi kandidatit të PDK-së, Idriz Vehapi.

Rikthimi i mundimshëm dhe pa lavdi i PDK-së (pjesa e pestë vijon të mërkuren)

Prej nesër ashpërsohen gjobat për shkelësit e rregullave në komunikacion

0

Nga nesër hyn në fuqi Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i cili parasheh gjoba të rënda si për shoferët ashtu edhe për këmbësorët që thejnë rregullat e komunikacionit.

Me këtë ligj janë përcaktuar rregullat e reja për shoferë, këmbësorë dhe për pjesëmarrësit tjerë në trafik, sistemi i pikëve negative, marrja e përkohshme përkatësisht anulimi i patentë shoferit, përdorimi i rripit të sigurisë sipas standardeve të Direktivave Evropiane, Kontrollimi mobil i rregullsisë teknike të automjetit, mbrojtja e ambientit etj.

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme presin që ligji të kontribuojë në parandalimin e aksidenteve.

Përfaqësues të kësaj ministrie kanë thënë se nëse dënimet paguhen 6 ditë, atëherë do të kenë 50 përqind zbritje.

Me ligjin e ri është paraparë edhe dënimi për dëmtimin e shenjave të komunikacionit, ku gjoba do të jetë 6000 euro, si dhe vendosja e radarëve me blic nëpër rrugë.

Hrushovi donte ta eliminonte Enver Hoxhën

0

Hrushovi po bënte ndërrime në udhëheqjet e vendeve socialiste, hiqte “dogmatikët” stalinistë dhe vinte njerëz që mbështetnin vijën e tij liberale, si Gomulka në Poloni, Kadari në Hungari, Zhivkovi në Bullgari etj. Në këto kushte, Enver Hoxha po shqetësohej shumë për fatin e vet. Aq më tepër kur Hrushovi rehabilitoi Titon.

Enverit vërtet i hyri frika e ndonjë rreziku të mundshëm kundër personit të tij. E kishte ngritur në qiell Titon dikur, por pastaj e shante si askush tjetër
Edhe pas afro 60 vjetësh, mbledhja e 81 partive komuniste në Moskë vazhdon të zgjojë interes në shumë aspekte. Ajo mbledhje ishte me rëndësi botërore. Po të vërtetat e asaj mbledhjeje nuk janë thënë ende plotësisht. Komunistët sundonin në gjysmën e botës dhe pikërisht në atë mbledhje mund të thuhet se filloi rënia e komunizmit. Divergjencat parimore në atë mbledhje do të shfaqeshin në shumë aspekte… Nga veprat e Enver Hoxhës kemi mësuar për përplasjen e madhe shqiptaro-ruse në atë mbledhje, përplasje që do të çonte në prishjen përfundimtare të marrëdhënieve. Në atë mbledhje merrnin pjesë udhëheqja më e lartë e partisë dhe shtetit shqiptar, Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Ramiz Alia dhe të tjerë.

Një nga personazhet më interesantë të mbledhjes historike të nëntorit të vitit 1960, është padyshim Frederik Gjerasi. Ishte vetëm 27 vjeç në atë kohë dhe për aftësitë e jashtëzakonshme që kishte, ishte ndër tre përkthyesit kryesorë të Enver Hoxhës në mbledhjen e 81 partive. Deri më sot ai nuk kishte folur asnjëherë se çfarë kishte ndodhur në sallën Gjeorgjevskaja dhe në Moskë. Kur miku im botues Mehmet Gëzhilli, president i shtëpisë botuese Argeta LMG, më tha para disa javësh se do të botonte librin me kujtime dhe refleksione të Frederikut nën titullin intrigues “Drama shqiptaro-ruse”, u mrekullova. Tashmë që librin e kam në duar dhe pasi e kam lexuar me një frymë, them se lexuesi i interesuar do të ketë një thesar në duar. Të vërtetat që Frederiku thotë në këtë libër janë me shumë vlera për kompletimin e tablosë të asaj që ai me të drejtë e quan “dramë”, por po aq të rëndësishme janë refleksionet që ai bën për ato ngjarje të pashlyeshme dhe për zhvillimet e mëvonshme.

Para disa ditësh, pikërisht më 10 shtator, Frederik Gjerasi mbushi 83 vjet. Prej disa vitesh ai jeton në Shtetet e Bashkuara, ndërsa këto ditë ndodhet në Tiranë. Në ditët në vijim do të kemi në ‘DITA’ një intervistë ekskluzive me zotin Gjerasi rreth këtij libri që këto ditë do të jetë në duart e lexuesve. Se sa i rëndësishëm është ky libër, mjafton të lexoni këto fragmente që ne po botojmë në ‘DITA’.

Fragment nga hyrja e librit

Shqipëria është vend i vogël dhe në botën e trazuar gjithmonë ka patur nevojë të përkrahet e të mbulohet nga një vend i madh. Historia deshi që pas Luftës së Dytë Botërore, për 15 vite të lidhim miqësi me Bashkimin Sovjetik, pastaj me Kinën e, pasi nuk ditëm t’i ruajmë marrëdhëniet e mira edhe me këtë vend, ramë në humnerë.
Sot zhvillimi historik e ka sjellë Shqipërinë në miqësi me Perëndimin. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë strategjik kryesor. Ne shqiptarët i jemi mirënjohës Amerikës sepse, në Konferencën e Paqes në Paris, presidenti Uillson mbrojti pavarësinë e Shqipërisë, ndoshta i ndikuar nga Bajroni, që i krahasonte shqiptarët me skocezët në trimëri, në veshje e zakone, sepse nga malet e Skocisë e kishte origjinën vetë familja e Uilsonit. Simpatia e tij për shqiptarët vinte dhe nga njohja personale me Fan Nolin tonë të madh. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjetën punë e strehim emigrantët e parë nga Shqipëria e varfër, atje i bashkoi e i frymëzoi me ligjëratat e tij Fan Noli për të mbrojtur interesat e vendit tonë. Ne i jemi mirënjohës Amerikës për përkrahjen e çështjes së shqiptarëve të Kosovës. Sot, përmes peripecive të një tranzicioni të tejzgjatur, Amerika na ndihmon të vendosim në Shqipëri demokracinë dhe shtetin ligjor. Por edhe ne shqiptarët diçka kemi bërë për Amerikën: i kemi dhënë asaj shumë vajza e djem nga më të mirët, që janë shkolluar e punësuar atje dhe po integrohen pa probleme në shoqërinë merikane.

Në këtë libër do të flas për Rusinë, për miqësinë e dikurshme të saj me Shqipërinë. Kam dashur t’i harroj ato çaste të trishtuara e të tensionuara të jetës sime, kur përktheja grindjet e sherret midis udhëheqësve shqiptarë e atyre sovjetikë në fund të viteve ‘50 e në fillim të viteve ’60. Por njerëz të tjerë, përfshi edhe autorë të huaj, kanë botuar libra, ku e kanë vënë personin tim, përkthyesin, në qendër të shtjellimit të ngjarjeve, që lidhen me dramën shqiptaro-ruse, duke i interpretuar ato sipas dëshirës e qëllimeve të veta. Nuk dua të hyj në polemika, veçse dëshiroj të tregoj disa të vërteta për ato ngjarje, ashtu siç i kujtoj unë.
Do të shkruaj për të kaluarën, por kujtimet e saj zor se mund të jenë objektive. Është vështirë të tregosh për ngjarjet e shkuara pa pasion dhe pa anshmëri. Unë jam munduar të them të vërtetën.

Një autor shkruan se “të vërtetën mund ta durosh vetëm në doza të vogla, por pa të vërtetën jeta s’ka kuptim”.
Do të flas për disa nga tiparet e karakterit rus e të shpirtit rus, ashtu siç i kam njohur unë, për ngjarjet pas prishjes së miqësisë shqiptaro-ruse, për shembjen e Bashkimit Sovjetik, për Rusinë e sotme, për dramën e re, që lindi në marrëdhëniet tona lidhur me ngjarjet në Kosovë, nga që Rusia mban anën e Serbisë. Por tani edhe Serbia ka kërkuar të futet në Bashkimin Europian, do vijë koha që ajo ta njohë shtetin e Kosovës dhe atëherë Rusia ndoshta do ta kuptojë sa keq është sjellë përsëri me Shqipërinë e vogël dhe me shqiptarët.

Rruga historike e Rusisë është plot ngjarje tragjike: 300 vjet të pushtimit tataro-mongol lanë gjurmë në mentalitetin e njerëzve të kohës së Rusisë së carëve. Pastaj ndodhi Revolucioni i Tetorit, u krijua një shtet i ri, me ideale të reja, që nuk u çuan dot deri në fund. Këto tregojnë se populli rus gjithmonë është përpjekur të arrijë një jetë më të mirë.

Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, Rusia u kthye nga Europa për të riintegruar ekonominë dhe shoqërinë. Nga ana e saj, Europa pranoi ta bënte Rusinë furnizuesen kryesore me naftë e gaz, u ndërtua gazsjellësi i ri “Rrjedha e Veriut” nëpër Detin Balltik, që mënjanonte Ukrainën. Gjermania po e përdorte Rusinë si treg eksporti dhe, me rublat që fitonte, do të paguante naftën e gazin. Edhe vendet e tjera europiane e zgjeruan tregtinë me Rusinë, sidomos për prodhime bujqësore.

Pas kolapsit të viteve ‘90, në fillim të shekullit të ri, me ndihmën e dollarëve të naftës e të gazit, Rusia kaloi një periudhë zhvillimi të shpejtë. Miliarda dollarë shkuan në ndihmë të nënave për lindjen e rritjen e fëmijëve, në ndërtimin e banesave, në shëndetësi dhe në gjithë infrastrukturën, megjithëse shumë të ardhura i përvetësuan burokratët e korruptuar. Ekonomia ruse mundi të kapërcejë vështirësitë e krizës që filloi në vitin 2008. Por ajo sërish ka probleme: disa degë janë të prapambetura, ende vazhdon me përparësi shitja e lëndëve të para, niveli i jetesës ende lë për të dëshiruar, financimi i shëndetësisë dhe i arsimit nuk është i kënaqshëm, ende mbetet problem strehimi. Në këto drejtime Rusia ka përcaktuar objektiva e afate zhvillimi, që natyrisht tani detyrohet t’i rishikojë nga pasojat e krizës globale dhe sanksioneve. Veçanërisht rënia e çmimit të naftës dhe kursit të rublës e rritën presionin mbi ekonominë ruse dhe sollën largimin masiv të kapitaleve nga Rusia.

Sot populli rus është i bashkuar rreth presidentit Putin, autoriteti i të cilit është rritur. Kjo shpjegohet ndoshta nga që populli ka frikë mos përsëritet kolapsi i viteve ’90 të Jelcinit dhe oligarkëve. Populli rus nuk do që të kthehet e kaluara komuniste. Rrjedha e lumenjve
të historisë nuk kthehet mbrapsht. Por atij nuk i pëlqen kur sheh përpjekje që njerëzit të humbasin kujtesën historike. E kaluara mund të shihet nga këndvështrime të ndryshme, por atë nuk mund ta fshijmë. Përderisa asnjë nuk mendon të kthehet e kaluara, thonë disa, atëherë kot që harxhojmë kohë të merremi me të. Ky arsyetim është naiv, sepse njerëzit duan ta kuptojnë të kaluarën që të ecin më të qartë në të ardhmen. Një autor rus thotë: “Nuk ka pse të kemi turp nga historia jonë, ta fshehim atë, të heqim dorë e të bëjmë sikur ajo nuk ka qenë. Gjithçka ka qenë, idetë e Revolucionit të Tetorit, vitet ’30 me persekutimet, sistemi i triskëtimit. Por ishte dhe fitorja mbi fashizmin, ishin pesëvjeçarët, fluturimet kozmike. Kjo ishte jeta jonë, me të gjitha gabimet e ëndrrat e bukura. Pse ta fshijmë atë?”

Njerëzit në Rusi nuk i shohin me sy të mirë ata që kërkojnë të lënë në harresë ose të shtrembërojnë historinë e Luftës së Madhe Patriotike të popujve sovjetikë. Ata mbetën të zemëruar kur udhëheqësit e Perëndimit bojkotuan ceremoninë e 70-vjetorit të Fitores mbi fashizmin më 9 maj 2015 në Moskë…

Hrushovi donte ta eliminonte Enver Hoxhën

Në fillim Hrushovi sikur nuk kishte mendim të keq për Enver Hoxhën. Në udhëheqjen e Bashkimit Sovjetik tashmë ishte krijuar një besim në miqësinë shqiptaro-sovjetike. Por Enveri ishte irrituar shumë kur Hrushovi rivendosi marrëdhëniet me Jugosllavinë. Sovjetikët mbase kishin arsyet e veta në atë kohë që të afronin në anën e tyre këtë shtet të madh me popullsi kryesisht sllave, që kishin luftuar kundër fashizmit dhe udhëhiqeshin nga një parti që quhej “Lidhja e komunistëve jugosllavë”. Hrushovi e kërkonte afrimin me Jugosllavinë edhe për të treguar, se gjoja fajin e prishjes së marrëdhënieve e kishte pasur Stalini. Në të vërtetë, disa autorë që më vonë e kanë studiuar këtë problem, nuk rëndojnë me faj në mënyrë të njëanshme as Stalinin dhe as Titon. Edhe kinezët atëherë kishin lëkundje në qëndrimet ndaj Jugosllavisë, sepse niseshin pikërisht nga fakti që popujt e atij vendi kishin luftuar me repartet partizane në vitet e luftës.
Hrushovi po bënte ndërrime në udhëheqjet e vendeve socialiste, hiqte “dogmatikët” stalinistë dhe vinte njerëz që mbështetnin vijën e tij liberale, si Gomulka në Poloni, Kadari në Hungari, Zhivkovi në Bullgari etj. Në këto kushte, Enver Hoxha po shqetësohej shumë për fatin e vet. Aq më tepër kur Hrushovi rehabilitoi Titon. Enverit vërtet i hyri frika e ndonjë rreziku të mundshëm kundër personit të tij. E kishte ngritur në qiell Titon dikur, por pastaj e shante si askush tjetër.
Nuk e kuptoj, pse disa ngulin këmbë dhe shprehen sot kundër atyre, që vlerësojnë si shkak të prishjes së Enverit me Hrushovin frikën e tij se sovjetikët do ta rrëzonin, siç kishin vepruar me udhëheqje të tjera “dogmatike” në kampin socialist. Por këtë e pranon vetë Enveri në shkrimet e tij. Kështu, te “Hrushovianët”, ai thotë se Hrushovi donte “ta marrë kalanë shqiptare nga brenda”, se ai luftonte që elementët antimarksistë “atje ku ishin në udhëheqje të viheshin nën kontrollin e tij dhe atje ku s’ishin, të silleshin, duke eliminuar udhëheqësit e shëndoshë me intriga, me puçe ose dhe me atentate”. Enveri përmend “vdekjet e çuditshme, të papritura” të Gotvaldit, Bierutit, madje të Dimitrovit. Të gjitha këto rrethana nuk mund të mos e trembnin Enver Hoxhën dhe ta shtynin drejt marrjes së qëndrimeve të guximshme për të ruajtur karrigen.

Enver Hoxha fliste me urrejtje për Titon, kurse ky i thoshte Hrushovit fjalë të rënda kundër Enver Hoxhës. Qysh në fjalimin e tij të Puljas, Tito kërkonte të hiqeshin nga postet Enveri dhe Mehmeti. Në kujtimet e veta, Hrushovi shkruan se kur do të normalizonte marrëdhëniet me Titon, qysh në vitin 1954, shumica e partive komuniste e mbështetën, me përjashtim të Enver Hoxhës, i cili “ka karakter të ashpër dhe kur flet për çka nuk i pëlqen, sikur ia kap fytyrën ngërçi dhe gati sa s’kërcet dhëmbët”. Nuk e kuptoj dot nëse këto përshtypje për Enverin i lindën vërtet Hrushovit qysh atëherë, në fillim apo pas gjashtë vjetësh, pas grindjeve të mëvonshme në Moskë, në nëntor I960. Ndoshta janë të dyja bashkë.

Për vizitën e tij në Moskë në qershor 1954, Enver Hoxha thotë se “Hrushovi bënte sikur nuk i vinte re qëndrimet e ndryshme që kishim me njëri-tjetrin për Jugosllavinë”. Me porosi nga Moska, ambasadori Leviçkin e takoi disa herë Enverin dhe i bënte presion që të mos kundërshtojë rivendosjen e marrëdhënieve me Jugosllavinë. Pas një viti Mikojani e ftoi “për pushime” dhe qysh ditën e parë i la takim me Tempon në Moskë. Pas Kongresit 20, në dhjetor 1956, kur ishte thartuar me Titon pas ngjarjeve të Hungarisë dhe fjalimit në Pulja, Hrushovi në Moskë i bën elozhe dhe ngrinte dolli për Enver Hoxhën. Në kujtimet e tij për këtë pritje, Hrushovi thotë se donin ta bënin Shqipërinë “një xhevahir që të joshte botën myslimane”… Dhe vërtet, pas kthimit nga vizita në Moskë në dhjetor 1956, ku Hrushovi kishte hedhur idenë e bazës së nëndetëseve në Vlorë dhe premtonte xhevahire, Enveri tha se shembulli i Shqipërisë do t’i ndihmonte vendet e botës myslimane të shohin se “marksizëm- leninizmi ishte fari ndriçues i jetës së begatshme e të lirë të popujve”. Ai sikur e besoi që Hrushovi nuk kishte ndërmend ta hiqte.

Në mbledhjen e Moskës të partive komuniste në nëntor 1957, ku ishte dhe Mao Ce Duni, Enverit i kishin rënë në sy divergjenca ideologiike të sovjetikëve me kinezët, të cilët dolën me parullën “imperializmi është tigër prej letre”. Enver Hoxha ndiqte me interes vërejtjet e kinezëve për kongresin 20 dhe më pas qëndrimet e tyre të hapura ndaj Hrushovit. Por udhëheqja kineze në të vërtetë nuk kishte për Stalinin vlerësime të njëjta me udhëheqjen shqiptare. Kinezët thonin se “Stalini ishte një udhëheqës i madh, që ka bërë gabime të mëdha”. Kurse Enver Hoxha nisej nga pozita dogmatike dhe nuk pranonte që Stalini kishte bërë gabime.

Me 1958 De Goli nuk pranoi të vendoseshin në Francë raketat amerikane. Atëherë Hrushovi mendoi që nga Shqipëria të kërcënonte Italinë e Greqinë dhe të propozonte që Ballkani dhe Adriatiku të ktheheshin në një zonë pa armë bërthamore dhe pa raketa. Ishte vazhdim i tezës utopike të Hrushovit për “botën pa ushtri, pa armë e pa luftra”. Ai erdhi për vizitë në Shqipëri në maj 1959 dhe, sapo zbriti nga avioni, siç dihet, kërkoi të mos flitej për Jugosllavinë gjatë ditëve që do të qëndronte në Shqipëri. Hrushovi i rekomandoi shqiptarëve të mbjellin më shumë agrume, se të gjitha ja blen Bashkimi Sovjetik. Por Enveri kërkonte uzinë metalurgjike. Pas prishjes u tha se Hrushovi donte ta bënte Shqipërinë “si kolonitë e bananeve”, dhe siç i kishte thënë Malinovskit që në Butrint mund të ndërtohej një bazë ideale për nëndetëse. Gjatë ditëve të qëndrimit të Hrushovit në Shqipëri si përkthyes ishte Agim Popa. Myfit Mushi ishte transferuar nga aparati i KQ në Ministrinë e Jashtme. Shkak duhet të ketë qenë se pas dënimit tëTeme Sejkos nuk po shiheshin me sy të mirë shumë kuadro nga Çamëria. Ditën e fundit, kur Hrushovi do të fliste nga ballkoni i ish godinës së komitetit ekzekutiv të Tiranës, u ndesha në korridoret e aparatit me Liri Belishovën, e cila ishte treguar shumë aktive në organizimin e pritjes së Hrushovit. Më tha të bëhesha gati se do të lexoja përkthimin e fjalës së Hrushovit në miting. I fola Agimit për këtë, por e pashë që ai donte ta lexonte vetë dhe unë nuk e zgjata