Komunën e Rahovecit e vizituan ministrat Hoti dhe Shala

Sot, kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka pritur në takim ministrin e Financave, Avdullah Hoti dhe ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Shala dhe Bajram Gecaj  zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, në takim u bisedua për shumë tema me theks të veçantë, për përfundimin e ndërtimit të palestrës në qytetin e Rahovecit.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi tha se shpreson që shumë shpejt sportistët e Rahovecit, ndeshjet e ardhshme basketbollistike apo hendbollistike do ti zhvillojnë në këtë palestër.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala tha se tani punët e vrazhda kanë përfunduar dhe pritet të kontraktohen pune kryesit e punëve finale për të qenë në shfrytëzim të sportistëve kjo palestër.

Ndërsa ministri i Financave, Avdullah Hoti premtoi se Qeveria e Kosovës do të investojë edhe në disa rrugë dhe projekte të tjera në Komunën e Rahovecit.

Palestra e Sporteve në qytetin e Rahovec është donacion i Qeverisë së Kosovës, përkatësisht Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit, dhe ka kushtuar 2 milionë e 800 mijë euro.

Më Shumë

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim pune përfaqësues të Ambasadës Britanike

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren,Petrit Kryeziu, priti sot në takim përfaqësues nga Ambasada Britanike, Alan Edwards, mentor për Ekipet e Përbashkëta Hetimore (JIT),...

Lajmet e Fundit