11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Kritikat e gabuara për desidencën

Në këto 25 vitet e fundit përfytyrimi i përgjithshëm i letërsisë shqiptare ka marrë një trajtë të re: ajo është kthyer në një garë të mërzitshme e të stërzgjatur pleqsh disidentë. Gati çdo kritikë letrare, gati çdo artikull apo çdo libër i shkruajtur mbi një shkrimtar të caktuar do flasë sesbën për disidencën apo mungesën e disidencës tek vepra e këtij autoriapo tek jeta e kësaj autoreje.

Dhe kjo frymë që ka një adhurim të kotë e të pakuptimtë mbi disidencën, edhe nëse ajo menjëmend është vetëm një mbroçkull çasti apo një hollësi e mërzitshme, çeli një lloj vlere të re letrare: vlerën jo letrare e të qënurit disident. Në kritikën letrare shqiptare fjalët «njeri disident» kanë zevëndësuar fjalët «ka vepra të mira letrare.» Kjo lopë prodhon shumë qumësht të shijshëmse rri larg lopëve të tjera dhe disa herë ka mundur t’i shporrë mizat me anë të bishtit të saj: ky arsyetim i çartur është asgjë më shumë se sa llogjika e kritikës letrare shqiptare. Shikojmë një mori librash mbi disidencën e këtij autori apo një autori tjetër, shikojmëdhjetra artikuj të pavlerëqë lidhin një vepër të Kadaresë me disidencën e tij kur foli me Nexhmije Hoxhën apo ndonjë takimi tjetër të parëndësishëm, shohim ngritje të shpeshta e të pakuptimta në qiell të veprës së Trabeshinës sepse ai ishte një disident i madh dhe si vërtetim sjellin ndonjë letër të lodhshme që ai shkruajti kur ishte student, shohim shkrime që përsërisin për të mijtën herë disidencën e heshtur të Lasgush Poradecit, shohim shndërrime alkimike të jetës së Mitrush Kutelit apo Martin Camajt në vlera letrare. Por ka edhe më keq:shohim edhe vlerësime letrare të Mimozës që bënte dashuriçka mbrapa pallatit, vlerësime letrare të Shefqetes që dëgjonte muzikën rock, vlerësime letrare të Agronit qëu fut në burg se mbante flokë pakëz të gjata, apo Benit që hante salçiçe fshehurazi.

Dhe kështu mund të vazhdoj me shumë e shumë raste të tjera barazvlersimi të vlerave letrare me atë»disidencën» e pëlqyer me tepricë këto viteve të fundit. Një garë e çmendur, kush e kush të dalë më disident. Garën deri tani duket sikur po e fiton ai disidenti i madh i quajtur Kasem Trebeshina! Kam disa pyetje për ju, o lexuesit e mi të dashur shqiptarë: edhe sa vite do e dëgjojmëkëtë barazvlerësim tëçmendur letrar? Edhe sa vite të tjera duhet tëdëgjojmë e stërdëgjojmëpër vlerën e asaj «disidence» sipërfaqësore e jo letrare që të na dali nga hundët? Edhe sa vite do përsërisim të njëjtat mbroçkulla? Kur do fillojmë të merremi me letërsinë si letërsi, e jo si vegël e pushtetit politik apo vegël kundër pushtetit politik? Kur do e lexojmë letërsinë si letërsi e jo si një heroizëm patriotik? Dhe së fundmi: kur do fillojmë ta duam letërsinë? Se gjithë këto lidhje tëvlerave letrare me hollësi të parëndësishme të jetës së autorit tregojnë asgjë më shumë se sa lexim të shpejtë, moskokëçarës e sipërfaqsor të veprave të autorëve, – ose më saktënjë moslexim të veprave.

Kritika letrare shqiptare ka marrë një trajtë tepër tëçuditshme. Ja t›ju jap një shembull: Arbri është një shkrimtar i madh sepse ai e donte shumë Shqipërinë. Ja një shëmbull tjetër: Iliri është shkrimtar i shumë i mirë, nuk ta merr mendja sa disident i madh që ishte ai! Atëhere, kur ti prisje të jepnin ujë, ata të japin raki. Atëhere kur ti prisje që ta shpjegonin se pse ai është shkrimtar i mirë, pra të flasin për veprat e tyre letrare, ata të shpjegojnë se pse ai ishte një njeri i mirë. Nuk po mundohem të kundërshtoj njerëzit që duan vendin e tyre apo njerëzit qëduan të jenëdisidentë,- thjesht mendoj se kjo gjë nuk të bënë një shkrimtar të madh. Gëtja e deshte shumë Gjermaninë, Viktor Hygo e deshte shumë Francën, Pablo Neruda e deshte shumë Kilin, por dashuria e tyre për atdheun nuk është arsyeja pse ata janë shkrimtarë të mëdhenj. Nuk dua të më keqkuptoni:shkrimtarët si Kadareja, Kuteli apo Poradeci qëi përmenda mësipër janë shkrimtarëshumëtë dashur për mua, shkrimtarë që i vlerësoj shumë dhe që i lexoj me ëndje, por nuk mendoj se vlera e tyre letrare qëndron tek ai hyjnizim bosh e i stërlodhshëm i «disidencës.» Gjithashtu, nuk kam asgjë kundër «disidencës,»- gjë që për mua ka një vlerë të madhe njerëzore dhe politike. Por, çfarë unë jam kundër është lidhja e magjishme e kësaj vlere njerëzore me vlerat letrare, – se kjo çon në lexime dhe hulumtime të tepërta të veprave pa ndonjë vlerë të madhe letrare. Dhe pikërisht kështu ka ndodhur në Shqipëri: kritika letrare, në shumicën e rasteve, është kthyer në një nder që miqtë bëjnë mes njëri-tjetrit.

Rrallë, ah sa rrallë, shikoj një shkrim të sinqertë e kritik! Shoh vetëm puthadorës gjithkund! Gjithë ky adhurim i tepruar i «disidencës» tregon sërish se letërsia shqiptare ende nuk është shkëputur nga diktatura komuniste. Dikur shkruanim dhe vlerësonim çfarë na thoshte partia komuniste, ndërsa tani shkruajmë dhe vlerësojmë çfarë është kundër partisë komuniste. Me pak fjalë jemi në anën e kundërt të së njëjtës monedhë. Ende të skllavëruar nga diktatura, por tani tërthorazi.

Më Shumë

Lajmet e Fundit