Dy të dyshuar arrestohen për fajde në Prizren, sekuestrohen armë dhe municion

Sektori Rajonal i Hetimeve të Drejtorisë Rajonale në Prizren, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda dhe Prokurorinë Themelore në Prizren, kanë realizuar një operacion policor për arrestimin e dy personave të dyshuar, F.K., lindur në vitin 1996, dhe B.K., lindur në vitin 1974, të dy kosovarë, për dyshimin se janë përfshirë në veprën penale “Fajde” sipas nenit 331 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Gjatë operacionit, në automjetin e njërit prej të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pistoletë PIETRO BERETTA GARDONE dhe 13 fishekë”, thuhet në njoftimin e policisë, përcjell PrizrenPress.

“Po ashtu, gjatë kontrollit të shtëpive dhe objekteve të tjera të dyshuarve në dy lokacione të ndryshme në Prizren, janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore model N-01 S, 42 fishekë të kalibrit 9×19 mm, një fishek i kalibrit të panjohur dhe dy automjete që dyshohet të kenë lidhje me rastin”.

“Ndaj të dyshuarve, pas intervistimit, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, përfundon njoftimi i policisë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të...

Nisin manifestimet për Ditën e Çlirimit dhe Dëshmorëve në Malishevë

Në Komunën e Malishevë kanë nisur aktivitetet për shënimin e 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve, me një program të...

Lajmet e Fundit