Dita Ndërkombëtare e Pyjeve – Mbjellen fidane pranë obeliskut të UÇK-së në Leskovec

Të premten, në afërsi të Obeliskut të UÇK-së, në rrugën për fshatin Leskovec të Prizrenit, u mbollën disa fidane në kuadër të aktiviteteve për Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve. Ky aktivitet u organizua nga Fakulteti i Shkencave Pyjore dhe Mjedisit i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, me pjesëmarrjen e profesorëve dhe studentëve të këtij fakulteti, si dhe përfaqësuesve të Agjencisë Pyjore të Kosovës dhe Parkut Nacional të Sharrit.

Prof. Dr. Faruk Bojaxhi theksoi se ky aksion simbolik kishte për qëllim bashkimin e institucioneve lokale dhe qendrore në promovimin e mbrojtjes së mjedisit. Ndërkohë, inxhinieri i pylltarisë në Agjencinë Pyjore të Kosovës, Gëzim Vuçitërna, vuri në dukje se situata e pyjeve në Kosovë ka shënuar përmirësime falë zvogëlimit të prerjeve ilegale.

Nga ana tjetër, Afërdita Shala nga OJQ “Mjedisi dhe Zhvillimi i Kapaciteteve Rinore” dhe studentja Hana Kryeziu shprehën kënaqësinë e tyre për pjesëmarrjen në këtë aktivitet të rëndësishëm, i cili ndihmon në ngritjen e vetëdijes për mbrojtjen e natyrës.

Ndryshe, Dita Ndërkombëtare e Pyjeve, e cila shënohet më 21 mars, u festua me disa aktivitete të ndryshme në Prizren, me qëllim promovimin e vlerave natyrore dhe ndërgjegjësimin për mbrojtjen e tyre. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, pjesëmarrësit mbollën fidane në afërsi të Obeliskut të UÇK-së në Leskovec./tv prizreni/

Më Shumë

Kapiteni Fitim Susuri vazhdon me Lirinë edhe për dy vite

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin Fitim Susuri, i cili ka rinovuar kontratën me klubin edhe për dy vitet e ardhshme. Klubi bardhezi...

Kurtaj rinovon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me sulmuesin Albion Kurtaj, i cili ka nënshkruar kontratë të re trevjeçare me klubin prizrenas. Kurtaj vazhdon kështu rrugëtimin...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit