Nuk është errësuar akoma

Poezi e shkruar nga Bob Dylan

Hijet po bien
Dhe kam qënë këtu gjith ditën
Shumë vapë është për të fjetur
Dhe koha përtej ikën
E ndiej që shpirti im
I shndëruar është në metal
I kam me vete, në trup, shenjat
Që Dielli më ka pas falë
Ah, këtu nuk ka vend
Të qëndrosh askund, oh medet
Nuk është errësuar akoma
Ndërsa muzgu po zbret
Instikti im njerëzor
Shkon tëposhtë duke u boshatisur
Mbas çdo gjëje të bukur
Gjurmëzonë dhimbja e hazdisur
Ajo më shkroi një letër
Dhe kaq bukur e kish shkruar
Të fsheur pas çdo fjale
Gjithçka në mëndje që pat bluar
Nuk e kuptoj ende si ndjenja trupin vret
Nuk është errësuar akoma
Por muzgu dalë-ngadalë po zbret
Kam shkuar në Londër
Edhe në Paris kam shkuar
Kam ndjekur rrjedhën e lumenjve
Dhe në det kam përfunduar
Kam qënë i zhytur përfund
Pishinash me gënjeshtra
Duke kërkuar për asgjë
Në zbrazëtirën e syve të zeshkëta
Shpesh herë utopitë e mia
Kushtojnë më tepër se kaq
Ka shpresa ende, nuk është errësuar
Ndërsa nata po zbret ndërkaq
Jam i lindur këtu
Dhe këtu do vdesë
Kundra rregullave të mia
E di që po marrë kthesë
Megjithse jam duke pritur
Brenda trupit çdo nerv i im
Kaq i çveshur është edhe shurdh
Nuk më kujtohet se kush kam qënë
Por jam akoma në të metalit kurdh
Nuk jam duke e dëgjuar murmurimën e lutjes
Nuk është errësuar akoma
Nata po zbret dhe dita vjen drejt këputjes.

/Marrë nga TiranaCalling

Më Shumë

Prizreni organizon edicionin e parë të Festivalit të Kampingut në Vermicë

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Shoqatën e Kampingut “OASIS”, do të organizojnë nga 19 deri më 21 qershor 2026 edicionin...

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Lajmet e Fundit