AAK-ja vazhdon të insistojë në koalicion me LDK-në

AAK-ja vazhdon të insistojë në një koalicion me LDK-në, pavarësisht që kjo e fundit nuk lodhet së deklaruari se aty ku është PDK-ja, LDK-ja nuk do të jetë.

Pal Lekaj ka thënë se nuk është mirë që LDK-ja të vërë vija të kuqe, duke thënë se edhe personalisht kishte deklaruar ndryshe, por që tash është në koalicion me PDK-në.

Analisti Imer Mushkolaj nuk i beson më LDK-së. Për këtë, thotë se nga përvoja e së kaluarës është bindur se vijat e kuqe nuk ekzistojnë.

Ndërkohë, Artan Murati nga KDI-ja, thotë se koalicioni PAN mund të marrë deputetë nga të gjitha partitë, përfshirë edhe Vetëvendosjen.

Shumë deputetë, sipas tij, pritet të lëvizin nga një subjekt në tjetrin, pas betimit në Kuvend.

Por, kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ditë më parë ka deklaruar se nuk do të bëjë negociata me individë, por me parti politike, derisa është shprehur tejet i sigurt se institucionet e reja do të nisin punën në pjesën e parë të korrikut.

Më Shumë

Prizreni organizon edicionin e parë të Festivalit të Kampingut në Vermicë

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Shoqatën e Kampingut “OASIS”, do të organizojnë nga 19 deri më 21 qershor 2026 edicionin...

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Lajmet e Fundit