20.9 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 593

Nesbitt, ylli i Yllit

0

Jalen Nesbitt po kalon në formë të jashtëzakonshme në ndeshjet e fundit.

Pasi shkëlqeu ndaj kampiones, Trepçës, shkëlqeu edhe ndaj Sigal Prishtinës, duke ndihmuar skuadrën e tij, Golden Eagle Ylli një fitore shumë të rëndësishme në kryeqytet.

Ai ndeshjen ndaj prishtinasve e mbylli me 18 pikë, 15 kërcime e pesë asistime. Nesbitt kishte indeksin 36, apo më të lartin e javës së 24-të, duke u shpallur për herë të dytë radhazi MVP, raporton PrizrenPress.

Paraqitje shumë të mirë tregoi edhe Lis Shoshi me 15 pikë, gjashtë kërcime dhe dy asistime.

Bashkimi fitoi bindshëm derbin e qytetit ndaj Proton Cable Prizrenit, ku Dirk Williams e mbylli ndeshje me 22 pikë, pesë kërcime dhe tri asistime.

Fitoren e tretë radhazi e regjistroi Peja, duke mundur Borën, ku Benas Griciunas e përfundoi ndeshjen me 13 pikë, 12 kërcime dhe dy asistime.

Fitore të vështirë regjistroi edhe Trepça, duke përmbysur Vëllaznimin, derisa te mitrovicasit u dallua basketbollisti me përvojë Drilon Hajrizi me 14 pikë, nëntë kërcime dhe tri asistime.

MVP

Jalen Nesbitt (Golden Eagle Ylli) 18 pikë, 15 kërcime, 5 asistime, 36 indeksi

Top 5

Jalen Nesbitt (Golden Eagle Ylli) 18 pikë, 15 kërcime, 5 asistime, 36 indeksi

Dirk Williams (Bashkimi) 22 pikë, 5 kërcime, 3 asistime, 28 indeksi

Benas Griciunas (Peja) 13 pikë, 12 kërcime, 2 asistime, 22 indeksi

Drilon Hajrizi (Trepça) 14 pikë, nëntë kërcime, 3 asistime, 18 indeksi

Lis Shoshi (Golden Eagle Ylli) 15 pikë, 6 kërcime, 2 asistime, 18 indeksi

/ PrizrenPress.com

Përçuku e Bashkimit, MVP e xhiros së 17-të

0

Derbi i xhiros së 17-të në Superliga Femrat mes Peja 03 dhe Bashkimit përfundoi me fitoren e kampioneve në “Karagaçi” me rezultat 78:89.

Arbnore Përçuku u dallua me 20 pikë, 12 kërcime dhe 10 asistime, duke u shpall MVP e xhiros së 17-të, raporton PrizrenPress.

Konkurs bukurie për qentë – Prej 5 vitesh mbahet në Prizren nga Federata Kinologjike

0

Mbi 150 qenë të racave të ndryshme pothuajse nga e gjithë Evropa dhe vendet e rajonit kanë marrë pjesë në konkursin ndërkombëtare të bukurisë të mbajtur për të pestën herë më radhë në Prizren nga Federata Kinologjike e Kosovës. Konkursi prej vitit 2014 mbahet edhe në qytete të tjera të Kosovës shprehet Saud Kajtazi, kryetar i Federatës Kinologjike të Kosovës.

“Dy manifestime kinologjike ndërkombëtare dhe një kombëtare dhe kemi pjesëmarrës pothuajse nga të gjitha shtetet evropiane”, u shpreh Saud Kajtazi, kryetar i Federatës Kinologjike të Kosovës.

Konkursi ka për qëllim të transmetojë mesazhe për  kujdesin ndaj kafshëve dhe mirëmbajtjen e tyre.

“Së pari është ruajtja e shëndetit të qenve dhe të tregohet një kulturë se si duhet të mbahen ato”, u shpreh Kajtazi.

Konkursi dhe parada bëri bashkë dhjetëra trajnerë nga vende të ndryshme të botës të cilët u përfaqësuan me qenë të racave të ndryshme ndërsa u vu re mungesa e qenve konkurrues nga Shqipëria.

“Vite të tjera kemi pasur pjesëmarrës nga Shqipëria dhe kryesisht me raca autoktone”, u shpreh Saud Kajtazi.

Gara e bukurisë për qentë zgjati dy ditë dhe fituesit u vlerësohen me çmimet përkatëse. Konkurse të njëjta mbahen edhe në qytetet më të rëndësishme të Evropës e në Shqipëri./rtsh.al/

Tifozat Kuq e Zi mbesin pa bileta

0

Tifo-grupi zyrtar i Kombëtares së Shqipërisë në futboll, Tifozat Kuqe e Zi ishin ndër të parët që reaguan pasi UEFA e zyrtarizoi vendimin që Evropiani U21 i vitit 2027 të mbahet në Shqipëri dhe Serbi.

Reagimi ishte i ashpër ndaj Federatës Shqipëtare të Futbollit, që drejtohet nga Armand Duka.

Por FSHF-ja nuk ka ndarë bileta për tifo-grupin zytar të Kombëtares së Shqipërisë, ashtu siç ka ndarë në të kaluarën.

“Përmes një emaili që kemi pranuar, pas disa insitimesh, nga ana e zyrtarëve të FSHF-së jemi njoftuar se nuk do të ketë bileta të parezervuara sikurse ka ndodhur në këto 21 vite, me arsyetimin se dëshirojmë gjithpërfshirje dhe mundësi edhe për ata që nuk janë pjesë e grupeve tifozërie. Ky arsyetim përveç që nuk qëndron, nuk është as i sinqert dhe për më tepër është hakmarrrje tipike nga ana e FSHF-së, për kundërshtimet tona ndaj organizimit të kampionatit të përbashkët me Serbinë dhe kur dihet që i kemi edhe në grup, në kualifikimet për Botëror”, shkruan ndër të tjera në reagimin e tifo-grupit Tifozat Kuqe e Zi.

Shqipëria më 21 mars luan në udhëtim ndaj Anglisë, kurse e pret Andorrën më 24 mars.

Rrugë e mbarë për në parajsë, Haxhi Thaçi!

0

Vdekja e lirë në Kosovën e robëruar nga injorantët: Haxhi Thaçi , babai i ish – presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi që , bashkë me çlirimtarë tjerë po mbahen peng në burgun e Hagës, ndërroi jetë përkatësisht iku nga një gjendje materiale në një gjendje shpirtërore duke e fituar përjetësinë sikur të gjithë prindërit e patriotëve tjerë shqiptarë.

Së paku , nuk iku me mallin e birit Hashim Thaçi që e krijoi dhe e vulosi historinë e shqiptarëve në luftën për çlirim, liri, pavarësi dhe shtet, drejt një qëllimi të fundit, bashkimin e të gjithë shqiptarëve në një shtet, në të madhërishmen Shqipëri për të cilën pati aq shumë viktima dhe gjakime të patriotëve të vërtetë  shqiptarë. Thonë se njeriu e parandjen kohën kur fillon rrugëtimi i shpirtit të tij drejt një adrese të panjohur por se procesi nuk fillon pa takimin me atë që e ka peng edhe  Haxhi Thaçi si baba sikur edhe Hashim Thaçi si biri i tij.

Prandaj Krijuesi i të gjitha botëve e caktoi pikëtakimin midis babait dhe të birit për të hequr pengun që Haxhi Thaçi të nisë rrugëtimin drejt amshimit kurse Hashim Thaçi për të fundin herë të marrë bekimin nga një baba që e edukoi dhe rriti që të bëhet shërbëtor besnik i njerëzimit dhe Kombit që i takon, si pjesë e pandashme e këtij njerëzimi.

Një shekull jetë , për një përjetësi: Haxhi Thaçi jetoi thuaja 87 vjet, moshë e lakmuar për çdo njeri. Shëndetin e kishte të rrënuar, malli për të birin e kishte oksigjen të jetës. Edhe për çlirimtarët tjerë që e ndajnë të njëjtin fat me të birin, ish-presidentin Hashim Thaçi. Si prind dhe baba i përmbushi të gjitha detyrimet ndaj Zotit, kombit dhe atdheut. E edukoi të birin dhe fëmijët sipas parimeve hyjnore, kombit i dha një udhëheqës të pashoq i shoqëruar me bashkëfamiljarë që e përcillnin në çdo sfidë dhe betejë , deri në çlirim kurse Atdheut i dha një burrështetas që e bëri luftën, shpalli pavarësinë dhe e bëri shtetin .

Çka duhet të bëjë tjetër një vdekatar i rëndomtë përveç se e bëri Haxhi Thaçi përmes Hashim Thaçit sikur që të njëjtën e bënë prindërit tanë , përmes neve , shokë të idealit, veprimit dhe luftës me Hashim Thaçin!

Haxhi Thaçi i kreu të gjitha detyrimet që i pati si njeri, shqiptar dhe baba prandaj e ka tërë këtë respekt nga patriotët e vërtetë dhe njerëzit e mirë prandaj nuk ka nevojë të qahet e as të ngushëllohet. Qahen, vajtojnë dhe kujisin vetëm të ligët ndërsa ngushëllimin e kërkojnë ata që nuk kanë bërë asgjë në dhe për jetën e tyre, për të tjerët hiç se hiç! Në botë të këqijtë janë shumicë, në Kosovë janë shumicë absolute, më shumë pushtet!  Prandaj kanë mungesë respekti për sakrifikuesit, madje shumë i urrejnë!

Përkundër kësaj , në rrugën tonë të madhe kemi tejkaluar pengesa shumë më të mëdha, pa urrejtje dhe hakmarrje. Falë prindërve tanë, falë njerëzve si Haxhi Thaçi . Rrugë e mbarë për në parajsë Haxhi Thaçi, kush e ka merituar më shumë se ti që i përmbushe të gjitha detyrimet ndaj Zotit , kombit , atdheut dhe njerëzimit ?!

Probleme me ujin në disa lagje në Prizren: Reduktime të gjata që pesë muaj

0

Reduktimet fillojnë çdo ditë nga ora 20:00 deri në orën 10:00 të mëngjesit dhe gjatë muajit të Ramazanit janë shtuar edhe një orë tjetër, duke nisur nga ora 19:00.

Kjo ka shkaktuar shqetësime të mëdha tek banorët, të cilët ankohen për mungesën e ujit dhe ndikimin e saj në jetën e përditshme./Klan Kosova /

 

Vendimet gjyqësore rëndojnë buxhetin e Prizrenit, vjet janë paguar mbi 5.5 milionë euro

0

Kjo shumë është për afër 28% më e lartë krahasuar me vitin 2023, në të cilën periudhë kjo Komunë pati realizuar mbi 4 milionë euro pagesa sipas vendimeve gjyqësore.

Bazuar në të dhënat në Raportin Financiar për vitin 2024 të Komunës së Prizrenit, del se vjet janë paguar 5 milionë e 573 mijë euro sipas vendimeve gjyqësore, raporton Telegrafi.
Për këto pagesa, më së shumti mjete janë marrë nga kategoria buxhetore e shpenzimeve kapitale përkatësisht 3 milionë e 524 mijë euro. Ndërkaq 1 milionë e 70 mijë euro janë marrë nga kategoria buxhetore e pagave dhe afër 979 mijë euro nga mallrat e shërbimet.

Në anën tjetër të dhënat në Raportin Financiar për vitin 2023 të Komunës së Prizrenit tregojnë se janë paguar 4 milionë e 23 mijë euro sipas vendimeve gjyqësore.

Në atë vit, për këto pagesa më së shumti mjete janë marrë nga kategoria buxhetore e shpenzimeve kapitale me 2 milionë e 88 mijë euro, pastaj nga pagat mbi 810 mijë euro, nga shpenzimet kapitale mbi 780 mijë euro dhe mbi 344 mijë euro nga mallrat dhe shërbimet, raporton Telegrafi.

Zyrtarët komunalë kanë theksuar se pjesa më e madhe e këtyre pagesave ndërlidhen me Kontratën Kolektive për Arsimin.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, kohë më parë, ka theksuar se kjo çështje ka shkaktuar telashe për pushtetin lokal, pasi niveli qendror nuk ka ndarë mjete për zbatimin e dispozitave të Kontratës Kolektive të Arsimit.

“Kontrata Kolektive na ka sjellë shumë telashe, jo në aspektin e arsyeshmërisë së dhënies së mjeteve për punëtorët e arsimit, por në aspektin teknik, mënyra se si është dashur të bëhen pagesat. Kjo për arsye se Kontrata Kolektive për Arsimin është nënshkruar mes Qeverisë së Kosovës dhe SBASHK-ut dhe nuk janë ndarë mjetet për këtë punë, ndërkohë që mjetet janë marrë nga buxhetet e komunave dhe kjo ka çrregulluar planifikimin buxhetor të komunave”, ka thënë Totaj, raporton Telegrafi.

Në verën e vitit të shkuar, Komuna e Prizrenit pat marrë vendim që për rastet që kanë të bëjnë me Kontratën Kolektive për Arsimin të mos parashtrojë ankesa ndaj aktvendimeve të Gjykatës Themelore në Prizren, në mënyrë që të përshpejtohet bartja e mjeteve tek punëtorët e arsimit.

Këtë qëndrim, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj e pati paraqitur në një takim me aktivistët e SBASHK-ut dhe drejtorët e shkollave, duke theksuar se vendimmarrja në fjalë bazohet në një shpjegim të Gjykatës Supreme lidhur me këtë çështje.

 

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi, javë më parë, ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rëndë financiare të komunave, si pasojë e detyrimeve financiare të grumbulluara nga zbatimi i kontratave kolektive. Ai pat kërkuar ndërhyrje nga Qeveria e Kosovës për të parandaluar kolapsin financiar dhe bllokimin e projekteve kapitale për vitin 2025.

Ndërkaq ministri i Financave, Hekuran Murati pat theksuar se pa përfunduar muaji shkurt, janë bërë 23,118 lëndë përmbarimore që janë dorëzuar kundër komunave në Thesar, për Kontratën Kolektive të Arsimit. /Telegrafi/

 

Rrëzohet një punëtor nga objekti në ndërtim në Suharekë, dërgohet në QKUK

0
Një punëtor ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është rrëzuar gjatë punimeve në një objekt ndërtimi në Suharekë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur, më 16 mars 2025, rreth orës 18:40.

Viktima, një mashkull kosovar, ka pësuar lëndime të rënda në kokë dhe është dërguar për trajtim të specializuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Lidhur me rastin, janë njoftuar prokuroria dhe Inspektorati i Punës, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e incidentit dhe për të vlerësuar masat e sigurisë në vendin e ndërtimit. Rasti është nën hetime.

 

Policia shqiptoi 2198 tiketa trafiku në 24 orët e fundit

0
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2198 tiketa për pjesëmarrësit e trafikut për shkak të shkeljeve të rregullave të komunikacionit.

Fatmirësisht gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur asnjë aksident me fatalitet, derisa kanë ndodhur 23 aksidente me të lënduar dhe 22 aksidente me dëme materiale.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë arrestuar 29 persona, 21 persona janë dërguar në vuajtje të dënimit, derisa 21 persona janë dërguar në mbajtje, kurse 1 person është dërguar në vuajtje të dënimit.

1-3 m/s

 

Moti sot me vranësira e riga shiu  

0

Sot pritet mot kryesisht i vranët  e me riga shiu.

Sipas IHMK-së,  në viset e larta dhe perëndim parashihen reshje bore, njofton Klankosova.tv.

Temperaturat do të lëvizin nga 3 deri 10°C, me erë nga verilindja deri në 11 m/s.

1-3 m/s