14.7 C
Prizren
E premte, 25 Prill, 2025

Konkurs bukurie për qentë – Prej 5 vitesh mbahet në Prizren nga Federata Kinologjike

Mbi 150 qenë të racave të ndryshme pothuajse nga e gjithë Evropa dhe vendet e rajonit kanë marrë pjesë në konkursin ndërkombëtare të bukurisë të mbajtur për të pestën herë më radhë në Prizren nga Federata Kinologjike e Kosovës. Konkursi prej vitit 2014 mbahet edhe në qytete të tjera të Kosovës shprehet Saud Kajtazi, kryetar i Federatës Kinologjike të Kosovës.

“Dy manifestime kinologjike ndërkombëtare dhe një kombëtare dhe kemi pjesëmarrës pothuajse nga të gjitha shtetet evropiane”, u shpreh Saud Kajtazi, kryetar i Federatës Kinologjike të Kosovës.

Konkursi ka për qëllim të transmetojë mesazhe për  kujdesin ndaj kafshëve dhe mirëmbajtjen e tyre.

“Së pari është ruajtja e shëndetit të qenve dhe të tregohet një kulturë se si duhet të mbahen ato”, u shpreh Kajtazi.

Konkursi dhe parada bëri bashkë dhjetëra trajnerë nga vende të ndryshme të botës të cilët u përfaqësuan me qenë të racave të ndryshme ndërsa u vu re mungesa e qenve konkurrues nga Shqipëria.

“Vite të tjera kemi pasur pjesëmarrës nga Shqipëria dhe kryesisht me raca autoktone”, u shpreh Saud Kajtazi.

Gara e bukurisë për qentë zgjati dy ditë dhe fituesit u vlerësohen me çmimet përkatëse. Konkurse të njëjta mbahen edhe në qytetet më të rëndësishme të Evropës e në Shqipëri./rtsh.al/

Më Shumë

Lajmet e Fundit