8.2 C
Prizren
E diel, 7 Dhjetor, 2025

Kosova U18 në Botërorin e hendbollit

Hendbollistët e grupmoshës U18 të Kosovës kanë siguruar një sukses historik duke u kualifikuar në Kampionatin Botëror, i cili këtë vit do të mbahet në Egjipt.

Kosova e ka fituar trofeun “IHF Trophy Intercontinental” pasi ka triumfuar në finale ndaj Nigerisë me rezultat 34:30, pas vazhdimeve.

Finalja, e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ka qenë jashtëzakonisht e fortë dhe dramatike. Dy pjesët e kohës së rregullt kanë përfunduar me rezultat të barabartë, 13:13, duke e çuar ndeshjen në një fund dramatik.

Në sekondat e fundit të kohës së rregullt, Nigeria ka pasur epërsinë 26:25 dhe një mundësi të artë për ta vulosur fitoren. Megjithatë, tentativa e hendbollistit Mustapha Mohammed është ndalur nga Amar Muqolli, i cili më pas ka realizuar golin e barazimit për 26:26, duke e çuar sfidën në vazhdime.

Në periudhën shtesë, Kosova ka treguar forcë, duke e dominuar kundërshtarin dhe duke e mbyllur ndeshjen me fitore 34:30.

Më Shumë

Arrestohen dy të dyshuar në Prizren, postuan në rrjete sociale video duke shtënë me armë

Dy të dyshuar për armëmbajtje pa leje janë arrestuar në Prizren të hënën. Sipas njoftimit të Policisë, ata kishin postuar video në rrjetet sociale ku...

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Prizren nën dyshimin për ngacmim

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar dje në Prizren, pasi që dyshohet se ka ngacmuar një grua. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se...

Lajmet e Fundit