Golden Eagle Ylli i jep fund serisë pozitive të Sigal Prishtinës

Golden Eagle Ylli shënoi fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 59:85 (10:20, 18:18, 14:26, 17:21), në javën e 24-t të ProCredit Superligës.

Për Yllin ishte fitorja e dytë radhazi pas asaj ndaj Trepçës, derisa humbja e parë për prishtinasit pas nëntë fitoreve radhazi.

Mysafirët e nisën ndeshjen për mrekulli, me një seri të jashtëzakonshme prej 0:12, derisa çerekun e parë e fituan 10:20.

Epërsinë më të lartë e arritën në fillim në periudhës së dytë, 19 pikë, 12:31, megjithatë bardhekaltrit u rikthyen paksa, ku skuadrat shkuan në pushim me rezultat 28:38.

Por, Ylli vazhdoi me lojë të mirë në periudhën e tretë, dhe atë të fundit, duke thelluar epërsinë për të fituar në fund bindshëm 59:85.

Rashid Mahalbasic kishte 13 pikë te vendasit, kurse te mysafirët u dalluan Jalen Nesbitt me 18 pikë, 15 kërcime e pesë asistime, Lis Shoshi me 15 pikë e gjashtë kërcime dhe Jan Palokaj me 16 pikë e shtatë kërcime.

Më Shumë

Temperatura të larta gjatë fundjavës në Kosovë – IHMK publikon hartën e valës së të nxehtit

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13...

Totaj raporton para qytetarëve për punën e gjashtëmujorit të parë të vitit 2026

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të organizojë takimin e parë publik me qytetarë për raportimin e punës së gjashtëmujorit të parë...

Lajmet e Fundit