Banorët ankohen se janë shtuar vjedhjet nëpër fshatra të Suharekës

Javët dhe ditët e fundit, banorë të disa fshatrave të Suharekës, thonë të jenë në rrezik nga hajnat, të cilët nuk zgjedhin kohë dhe vend për të kryer vjedhje.
Vjedhjet kanë ndodhur në fshatrat Leshan, Stravuçinë dhe Peçan, ku janë vjedhur më shumë se 10 mijë euro dhe sasi e konsiderueshme e arit, raporton KTV.

Ndërkaq, vetëm javën e kaluar, në fshatin Leshan, brenda një nate, janë thyer 6 shtëpi.

Njëjtë ka ndodhur edhe në shtëpinë e Shukrije Gashit, e cila thotë se vetëm kur janë zgjuar, e kanë kuptuar që dikush u kishte hyrë në shtëpi.

Kjo dukuri në këtë fshat, është bërë shqetësuese kohët e fundit.

Kjo pasiguri, sipas banorëve, është krijuar pasi që Policia e Kosovës, rrallëherë shihet në këto anë.

Por, në Polici thonë se, sipas të dhënave zyrtare ky muaj ka qenë prej muajve më të qetë sa u përket vjedhjeve.

Në përgjigjen e Policisë thuhet se tashmë kanë një plan operativ dhe se janë ndërmarrë të gjitha masat me qëllim të ndriçimit të këtyre rasteve.

Më Shumë

Rrokulliset kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një kamion i ngarkuar me zhavorr është vetaksidentuar sot, rreth orës 09:20, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Malishevë–Prishtinë, në kilometrin 58. Lajmin për Telegrafin...

Totaj priti delegacionin e Iowa Soccer Association nga SHBA-ja

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të Iowa Soccer Association nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili...

Lajmet e Fundit