11.6 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026
Home Blog Page 5979

Unë, serbe dhe studente e Gjuhës shqipe

0

Para tre viteve, pata vendosur të filloj të studioj Gjuhën dhe letërsinë Shqipe në Fakultetin Filologjik në Beograd. S’kam pasur asnjë njohuri paraprake për këtë gjuhë, por më pëlqeu shumë kur e dëgjova për herë të parë gjuhën shqipe në Eurovision në Beograd në vitin 2008. Ishte hera e parë që ndëgjova diçka në gjuhen shqipe, ndëgjova Olta Bokën teksa këndonte “Zemren e lamë peng”, më pelqeu dhe më kujtohet që pata mësuar përmendësh gjithë këngën edhepse nuk e dija se çka thoshte.

Në vitin e parë të studimeve ishim pesëmbëdhjetë studentë që studionin gjuhën shqipe. Pastaj me kalimin e kohës, përfunduam provimet dhe kaluam në vitin e dytë dhe tani në vitin e tretë jemi rreth 5-6 veta.

Në ndërkohë, kam takuar shumë njerëz nga Kosova dhe Shqipëria, kam marrë pjesë në shumë projekte të cila kishin për qëllim afrimin e serbeve dhe shqiptarëve, shkëmbimin ndërkulturor dhe bashkëpunimin ndëretnik.

Studimi i gjuhës shqipe më ka ndryshuar shumë, më ka dhënë mundësi të njoh dhe te diktoj nacionalizmin dhe mendimet nacionaliste më lehtë dhe më shpejtë, por edhe të kuptoj që këto kanë ardhur si rezultat i frikës dhe injorancës së të dyja palëve, dhe nga dezinformimi prej medieve. Kam humbur disa“shokë” dhe kam fituar disa të tjerë.

Se gjërat po ecin për të mirë, dëshmi për këtë janë familja ime dhe shokët e mi që kanë ndryshuar mendime ndaj popullit shqiptar, duke dëgjuar tregimet e mia për shoqërite që kam krijuar gjatë udhëtimeve. Por ata janë njerëz me të cilët mund të flas personalisht,janë njerëz tek të cilet unë mund te ndikoj çdo ditë sepse jemi në kontakt. Tek të tjerët, fatkeqësisht, s’kam ndikimin.

Por të gjithë qenë të interesuar të njohin një serb/serbe që studion gjuhën shqipe në Beograd. Në rastin tim, askush nuk më ka shikuar shtrembër, askush s’është çuditur dhe askush nuk ka qeshur.

Por poashtu askush nuk ka qëndruar indiferent ndaj kësaj. E megjithatë, gjithmonë ka pyetje për t’u parashtruar. Nganjëherë ishte punë aq e lodhshme që të ju përgjigjesha disa prej atyre pyetjeve saqë dëshiroja të kisha studiuar ndonjë gjuhë tjetër, si p.s.h. frëngjishten. Po të kisha studjuar gjuhën frënge, askush nuk do të më kishte pyetur për asgjë.

Megjithatë, reagimet zakonisht janë si vijon:
– “Gjuhën shqipe?! Pse pikërisht këtë gjuhë kur ka aq shumë gjuhë të tjera për t’u studiuar?”

-“ Ekziston departamenti i gjuhës shqipe? Sa prej jush studioni gjuhën shqipe?”

-“ E ti je shqiptare?”

-“ O Zot, e çfarë po shpreson pastaj të punosh posa të mbarosh studimet?”

Por ekzistojnë edhe të atillë që thoshin “ Sa mirë! Si po të ecen?”

Ka tre vite që u pergjigjem këtyre pyetjeve dhe jam pakëz e lodhur. Edhe pse nuk është e vështirë t’u përgjigjem këtyre pyetjeve aq sa janë të vështira për t’u përballuar kërcenimet e vazhdueshme që marr nga serbët dhe shqiptarët.

Po, madje edhe disa shqiptarëve u pengonte fakti që një Serbe studion gjuhën e tyre. Fundja, përse do te duhet ta studionte ?!

Njëra prej përparësive e fushës që studioj është pjesëmarrja në projekte që kërkohen të jenë edhe në gjuhë të tjera. Kështu, në vitin 2015 kam qenë njëra prej 50 studenteve të cilët kanë shkuar në Tiranë me një program shkëmbimi treditor e që përkonte me kohën kur do të mbahej ndeshja futbollistike mes Serbisë dhe Shqipërisë në Elbasan.

Mediet e kanë prezentuar këtë si një ardhje tifozësh për të mbështetur kombëtaren e tyre, por realiteti ishte krejt ndryshe – ne ishim atje për të festuar marrëveshjen historike për shkëmbimin e studenteve mes Serbisë dhe Shqiperisë dhe që ishte shkëmbimi i parë në histori mes dy shteteve! Por kjo marrëveshje dhe ky fakt dolën të jenë të parëndësishme për mediet të cilat ishin të përqëndruara tek ndeshja futbollistike.

Askujt nuk mund t’i ikte ndeshja, edhe pse këtë dëshiroja! Më duhet të përgëzoj policinë shqiptare dhe njësitin e tyre të cilët janë përkujdesur për neve.

Dhe, ndodhi problemi i parë, si p.sh. kur një tifoz shqiptar është kthyer nga unë dhe me një serbishte të rrjedhshme më tha që do të më mbyste dhe nënën të ma pallonte! Nuk reagova, nuk u përgjigja por e kam lajmëruar policin i cili reagoj po në atë çast dhe e përzuri personin nga stadiumi.

Gjatë atyre ditëve kemi qenë të gjithë nën mbulimin mediatik, dhe gjithmonë merrja mesazhe në mediet sociale nga njerëz që nuk i njihja fare.

Disa më kanë kërcenuar me vdekje, për disa isha “kurva e shqiptarëve” e për disa të tjerë “kurva serbe që ka provuar ëmbëlsirat e shqiptareve dhe që nuk mund të jetonte më dot pa to”….poashtu isha “kurva muslimane”. Kurva e kujt isha varej prej kendveshtrimit që kishin ata, mendoj unë. Por gjithsesi në fund mbetja kurvë e çfarëdolloji.

Vetëm sepse studioja shqipen.

Një grua që studion një gjuhë të huaj është drejt për së drejti kurvë?

Të gjithë më kanë thënë që gjithmonë ka qenë kështu në Ballkan dhe që gjithmonë do të jetë, një gadishull me shoqëri tepër patriarkale, por unë nuk mund të pajtohem me ketë, kjo asnjëherë nuk më është dukur si sjellje normale.

Për fat të mirë, ka pasur edhe njerëz të mirë të cilët me entuziazëm dëgjonin tregimet tona për se si dukej katedra e gjuhës shqipe në Beograd, sa është e vjeter (dhe faktikisht është më e vjetra në Europë, gjë që tregon që nuk kemi qenë gjithmonë në këtë situate armiqësie siç jemi tani), dhe si po kalojmë. Nga shitësit e vjetër që kemi parë në rrugët e Prishtinës gjithmonë dilnin lotë gëzimi kur shihnin se si kërkonim libra me një shqipe të rrjedhshme, dhe në pyetjen se prej nga isha, thoja nga Beogradi. Kishte edhe të atillë që dëshironin të flisnin me mua edhe në serbisht të mos e harronin, ndërsa nga njerëzit e zakonshëm në rruge nuk kam parë dhe përjetuar shfaqje armiqësie.

Mbi ne, studenteve, bie një barrë e madhe, e kjo është barra që asnjëri nga ne nuk e ka kërkuar dhe dëshiruar. Në çdo kohë gjatë ditës dhe natës, në studentet e gjuhës shqipe, duhej të ishim të informuar për zhvillimet më të fundit politike në tërë Ballkanin, dhe per shkak se nuk ishim, të gjithë donin të na pyesnin për mendimin tonë, “na vertetoni” se pala tjetër neve nuk na donë, dhe në këtë mënyrë gabonim kur thonim që të gjithë njerzit janë të njejtë.

Nuk mund edhe të numeroj sa herë kam qajtur prej të gjithë asaj që pritej nga unë, për shkak të asaj se çka të gjithë më akuzonin për (që kam tradhëtuar popullin serb, e kjo është vetëm një nga shumë akuza të tilla), përderisa unë vetëm doja të studioja gjuhën që une pëlqeja.

Ka shumë probleme në katedrën tonë, të cillët filluan pas të 90’ave, si fakti që gjithmonë na mungojnë profesorë të një lëmi të caktuar, por gjindemi me aq sa mundemi që të mësojmë. Por kjo nuk i intereson askujt, askush nuk interesohet për kushtet nën të cilat studiojmë ne.

A do të ndryshoj situata për të mirë? Me të vërtetë shpresoj që po. E kur do të ndodhe ky ndryshim? Sinqerisht thënë, nuk besoj që do të ndodhë në një kohë të afërt. Dhe më vjen keq për këtë.

Shpallet i pafajshëm ish-drejtori i Arsimit të Malishevës

0

Gjykata në Gjakovë konstatoi se nuk janë vërtetuar akuzat ndaj ish-drejtorit të Arsimit të Komunës së Malishevës, Blerim Thaçit.

Ish-drejtori i Arsimit i Komunës së Malishevës, Blerim Thaçi, është shpallur i pafajshëm në gjykimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Gjykata në Gjakovë konstatoi se nuk janë vërtetuar akuzat ndaj Thaçit.

“I akuzuari Blerim Thaçi me shënime si në procesverbal lirohet nga akuza për veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare pasi Gjykata nga provat e administruara nuk ka arritur që të vërtetojë dhe të konstatojë që i akuzuari në cilësinë e drejtorit të Arsimit ta ketë urdhëruar kompaninë apo ndërmarrjen “Arbëri” në Malishevë për kryerjen e punimeve para shpalljes së tenderit”, tha kryetari i trupit gjykues, Nikollë Komani.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Blerim Thaçi në cilësinë e drejtorit të Arsimit në Malishevë ka dhënë urdhër që të kryhen punimet për rrethimin e oborrit të Gjimnazit “Hamdi Berisha” në mars të vitit 2014, gjersa fituesi i tenderit është shpallur tek më 10 prill 2014 në web-faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik./kallxo.com/

Ragip Begaj, takoi banorët e Plloqicës së Epërme

0

Në kuadër të takimeve me banorët e Komunës së Malishevës, i pari i komunës, Ragip Begaj, mbrëmë ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Plloqicë e Epërme, me të cilët ka biseduar për investimet në këtë fshat të largët, e me theks të veçantë për ndërtimin e ujësjellësit.

Kryetari Begaj, i ka njoftuar banorët e këtij fshati, lidhur me planifikimet komunale, për investime në infrastrukturën e fshatit, si dhe për investimin e përbashkët, për ndërtimin e ujësjellësit, ku është i përfshirë edhe Plloqica e Epërme, ndërsa sfidë për ndërtimin e ujësjellësit, është hapësira e përshtatshme për ndërtimin e objektit të ujëmbledhësit, për shpërndarjen e ujit në fshat.

Nga ana tjetër, banorët e fshatit, e kanë falënderuar kryetarin Begaj për vizitën, ndërsa i kanë paraqitur para tij, brengat dhe nevojat e fshatit, përderisa e kanë mirëpritur ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatin./PrizrenPress.com/

Chelsea e City në garë për Coman

0

Dy klubet e mëdha angleze, Chelsea dhe Manchester City kanë bërë gati ofertën për sulmuesin e Bayern Munich, Kingsley Coman.

Sipas mediave britanike, dy klubet e Premier Leagues tashmë ia kanë ofruar ‘Bavarezëve’ ofertën në vlerë prej 43 milionë euro për Coeman.

Sulmuesi i talentuar është pranë përfundimit të huazimit dyvjeçare nga Juventusi, dhe tashmë Chelsea e City kanë nisur negociata për blerjen e lojtarit, edhe pse thuhet se Carlo Ancelotti dëshiron ta mbajë akoma Coman në ‘Alianz Arena’. Coman mund të luajë në pozicione të ndryshme duke filluar nga krahu.

Ekspertët: Kapacitetet e plota ushtarake arrihen brenda 6-7 vjetëve

0

Njohësit e çështjeve ushtarake dhe të sigurisë kanë kërkuar të rishqyrtohet afati kohor 10-vjeçar brenda të cilit parashikohet që ushtria e Kosovës t’i arrijë kapacitetet e plota.
Burim Ramadani, Kadri Kastrati dhe Ramadan Qehaja kanë bërë me dije për gazetën “Epoka e re”, se kjo duhet të ndodhë për shkak të vonesave që kanë ndodhur në këtë proces.

Sipas tyre, me një buxhet shtesë FSK-ja brenda 6-7 vjetëve mund t’i arrijë kapacitetet e plota.

“Rekomandimi im publik është që, për shkak të vonesave të mëdha në transformimin e FSK-së në ushtri, të rishqyrtohet ky planifikim. Të zvogëlohet kohëzgjatja e këtyre fazave, me qëllim që Ushtria e Kosovës t’i arrijë kapacitetet e plota operacionale në një periudhë jo më të largët se 5 apo 6 vjeçare”, ka thënë eksperti i sigurisë, Burim Ramadani.

“The New York Times”: Gjuha Shqipe në mesin e 3 gjuhëve më të vjetra në botë

0

Sipas prestigjiozes amerikane “The New York Times”, gjuha shqipe radhitet në mesin e 3 gjuhëve më të vjetra të botës.

Në këtë studim, paraqiten fakte se gjuha shqipe është ndër gjuhet më të vjetra të botës, madje si gjuhë është praktikuar që në kohën e Greqisë së lashtë.

Sipas gazetës amerikane, gjuha më e vjetër në botë është armenishtja, e dyta është greqishtja e më pas vjen shqipja, prej nga rrjedhin shumë gjuhë të tjera.

Ky vlerësim përforcon tezën e albanologëve shqiptarë, të cilët gjithnjë kanë argumentuar se gjuha shqipe burimin e ka në gjuhen indoevropiane, e cila ka gjetur përdorim që në kohën para lindjes së Krishtit, respektivisht para epokës së re.Kërkuesit studiuan evolucionin e fjalëve mes 103 gjuhëve moderne dhe të zhdukura nga familja e gjuhëve indoevropiane dhe krijuan një pemë të marrëdhënieve mes gjuhëve të ndryshme.

Ndërkombëtarët izolojnë Thaçin

0

P residenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kohë që i ka ndërprerë udhëtimet e tij jashtë vendit që i pati filluar në fillim të mandatit të tij, me gjasë të aranzhuara gjatë kohës sa ishte në pozitën e shefit të diplomacisë, ministër i Jashtëm. Burime brenda Presidencës thonë se ka disa dhjetëra kërkesa të presidentit për të bërë vizita jashtë vendit, por që ato po refuzohen.

Sidomos pas zhvillimeve të fundit dhe hapjes së temës për transformimin e njëanshëm të FSK-së në ushtri pa pëlqimin e faktorit ndërkombëtar, analistët politikë po e shohin presidentin e Kosovës si një nga figurat më të izoluara nga ndërkombëtarët. Për ta thyer këtë izolim ndërkombëtar, tani po duket se megjithatë presidenti ka filluar që të tërhiqet në mënyrë tinëzare, për shkak të presionit ndërkombëtar, nga insistimi i tij që me çdo kusht FSK-ja të transformohet në ushtri vetëm me ligj dhe pa ndryshimet kushtetuese.

Ky taktizim i pamatur i presidentit të vendit, nga analistët konsiderohet se do të jetë një minus i madh që do të mund të faturohet në CV-në e presidentit Thaçi, i cili po provon që, duke shpikur tema të mëdha, të dalë nga izolimi i brendshëm politik në të cilin është futur që nga dita e parë e fillimit të mandatit te presidentit.

Taktizimi me ushtrinë Analisti politik, Ali Hertica thotë se në bazë të informacionit që posedon ai, presidenti i Kosovës po renditet në një nga figurat më të izoluara politike, jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë nga faktori ndërkombë- tar, sepse janë dhjetëra vizita të kërkuara e të papranuara nga shtete të caktuara. “Presidentit Thaçi deri me tani i janë anuluar 27 kërkesa për vizita jashtë nga disa vendet të ndryshme për t’u takuar me burrështetas që të lidhin marrëdhënie bilaterale dhe bashkëpunim politik në të gjitha fushat. Një izolim i tillë nuk do të jetë pasqyrë e mirë për presidentin e Republikës së Kosovës, ngase po tregohet se ato shtete nuk duan të kontaktojnë më një burrështetas të tillë për shumë arsye”, është shprehur ai.

“Tani, duke parë një situatë jo të mirë të një konsiderate presidenciale të shteteve, Hashim Thaçi ka filluar gradualisht ta ndryshojë kursin e tij politik edhe të qëndrimeve rreth formimit të ushtrisë, duke mos i marrë në pah konsultimet me shtetet mike. Tani, Thaçi del dhe thotë se asnjë shtet nuk është kundër, por duhet të ketë një bashkëpunim se si duhet të jetë një ushtri moderne, se edhe shndërrimi i FSK-së nuk bëhet për një ditë, por gradualisht me vite, ku de fakto tani Thaçi ndryshon qëndrimin e tij të pakthyeshëm siç e deklaronte ai”, tha Ali Hertica. Ai konsideron se të gjitha këto skandale politike dhe hapa të ngutshëm, pa u konsultuar me faktorin ndërkombë- tar dhe atë të brendshëm, presidentit mund t’i kushtojnë shumë.

Prizren: Çfarë ndodhi sot gjatë gjykimit të Nebih Berishës që vrau bashkëshorten Zejnepe

0

Në seancë të mbyllur, i akuzuari Nebih Berisha ka rrëfyer ngjarjen dhe motivet që e shtynë ta vriste bashkëshorten e tij në Suharekë.

Pas një konsulte me Nebih Berishën, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij Zejnepes, eksperti i forenzikës psikiatrike dr. Arsim Gashi tha se klienti i tij mund të marrë pjesë dhe ta përcjellë seancën gjyqësore.

“Pas konsultës paraprake me klientin Berisha, konstatoj se klienti mund të marrë pjesë në seancë gjyqësore, është në gjendje t’i kuptoj procedurat dhe të japë mbrojtjen, mirëpo për shkak të gjendjes emocionale ndoshta do të ketë nevojë për pushime apo pauza të kohëpaskohshme”, tha eksperti psikiatrik.

Pas dëgjimit dhe mendimit të ekspertit psikiatrik, prokurori dhe mbrojtja nuk patën propozime për prova të reja me çka edhe përfundoi procedura e provave në këtë çështje.

Gjykimi vazhdoi me dëgjimin e deklaratës së të akuzuarit Nebih Berisha, me ç’rast trupi gjykues mori aktvendim që seanca nga ky moment të jetë e mbyllur për publikun, ngase bëhej fjalë për çështje private familjare.

Gjatë dëshmisë së të akuzuarit, prezent ishte monitoruesi i KALLXO.com, mirëpo meqë seanca ishte e mbyllur deklaratat e të akuzuarit të dhëna para trupit gjykues nuk do të bëhen publike.

Pas seancës, Esat Gutaj, avokat i të akuzuarit, tha për KALLXO.com se klienti i tij në hollësi ka përshkruar gjithë ngjarjen dhe motivet që e kanë shtyrë për kryerjen e veprës penale.

“Sipas rregullave dhe sipas kodit të procedurës, ku ka çështje që janë të lidhura me interesa personale, gjykata merr vendim vet për me e përjashtu publikun ose mos të lejojë incizime për shkak të privatësisë. Me datën 5 prill e kemi fjalën përfundimtare prokuroria dhe mbrojtja. Janë administru të gjitha provat, është marrë në pyetje i akuzuari dhe është vetëm edhe fjala e fundit e mbrojtjes dhe e prokurorisë”, tha Gutaj për KALLXO.com.

Nebih Berisha akuzohet se në mbrëmjen e 23 tetorit 2015 në shtëpinë e tij familjare me dashje privoi nga jeta bashkëshorten Zejnepe Berishën dhe i shkaktoi lëndime trupore vajzës së tij.

Schweinsteiger në ShBA

0

Bastian Schweinsteiger do të vijojë karrierën e tij si futbollist në Major League Soccer në SHBA.

Manchester United ka mund të gjejë akordin me klubin e Chicago Fire për transferimin e menjëhershëm të mesfushorit gjerman. Schweinsetiger, i cili u transferua te Djajtë e Kuq, fundin e sezonit të kaluar e pa veten jashtë ekipi nga Mourinho në atë aktual, një situatë kjo që e shtyu atë drejt këtij transferimi.

“Gjatë gjithë karrierës sime, kam marrë parasysh të gjitha opsionet që më janë dhënë”, tha Schweinsteiger për “Chicago Tribune”. “E kam bërë këtë duke shpresuar që të kem pasur një impakt pozitiv me dhënien e kontributit tim për të arritur diçka madhështore. Kalimi të Chicago Fire nuk përbën ndonjë përjashtim”.

Bastian Schweinsteiger në karrierën e tij ka luajtur për 13 sezone me Bayern Munchen, me të cilin fitoi 8 tituj të Bundesligës, 7 Kupa të Gjermanisë dhe Ligën e Kampioneve në vitin 2013. Në vitin 2014, ai ishte pjesë e përfaqësueses gjermane me të cilën fitoi Kupën e Botës në Brazil. Në korrikun e vitit të kaluar, ai deklaroi tërheqjen nga Kombëtarja e Gjermanisë me të cilën luajti 121 ndeshje

Bektashinjtë duan të lirë Haradinajn dhe mbështesin ushtrinë

0

Teqja e Madhe Autoqefale Ballkanike ka kërkuar lirimin sa më të shpejtë të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në komunikatën e dërguar për media kërkojnë lirimin e tij nga ndalimi, mbajtja dhe padrejtësia, që po i bëhet atij dhe mbarë luftës sonë për liri, nga një gjykatë franceze në Colmar.

“Lufta e UÇK-së ishte e pastër, e drejtë dhe çlirimtare. Këtë e ka dëshmuar edhe në dy procese të mbajtura ndaj tij në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës, vetë z. Haradinaj dhe shumë bashkëluftëtarë të tij”, vijon më tutje komunikata.

Aty po ashtu përshëndetet nisma e presidentit Hashim Thaci për dhënien e autorizimeve ushtarake Forcës së Sigurisë së Kosovës.