Shpallet i pafajshëm ish-drejtori i Arsimit të Malishevës

Gjykata në Gjakovë konstatoi se nuk janë vërtetuar akuzat ndaj ish-drejtorit të Arsimit të Komunës së Malishevës, Blerim Thaçit.

Ish-drejtori i Arsimit i Komunës së Malishevës, Blerim Thaçi, është shpallur i pafajshëm në gjykimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Gjykata në Gjakovë konstatoi se nuk janë vërtetuar akuzat ndaj Thaçit.

“I akuzuari Blerim Thaçi me shënime si në procesverbal lirohet nga akuza për veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare pasi Gjykata nga provat e administruara nuk ka arritur që të vërtetojë dhe të konstatojë që i akuzuari në cilësinë e drejtorit të Arsimit ta ketë urdhëruar kompaninë apo ndërmarrjen “Arbëri” në Malishevë për kryerjen e punimeve para shpalljes së tenderit”, tha kryetari i trupit gjykues, Nikollë Komani.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Blerim Thaçi në cilësinë e drejtorit të Arsimit në Malishevë ka dhënë urdhër që të kryhen punimet për rrethimin e oborrit të Gjimnazit “Hamdi Berisha” në mars të vitit 2014, gjersa fituesi i tenderit është shpallur tek më 10 prill 2014 në web-faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik./kallxo.com/

Më Shumë

Hajdari: Mbi 20 milionë euro investime në Spitalin e Prizrenit

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, Osman Hajdari, ka bërë të ditur se ky institucion shëndetësor po kalon...

Detaje nga rrahja në Prizren: Tre të lënduar, dy nga thika

Katër persona janë përfshirë në një rrahje që ka ndodhur sot në Prizren. Tre prej tyre kanë pësuar lëndime, dy nga thika dhe një tjetër...

Lajmet e Fundit