17.8 C
Prizren
E shtunë, 11 Maj, 2024

Katër policë në Prizren, akuzohen për marrje të ryshfetit

Zyrtari policor, Binak Bytyqi, të hënën, ka kërkuar hudhjen e aktakuzës që e ngarkon atë me veprën penale “marrja e  ryshfetit”. Ndërsa kolegët e tij Neshat Avdaj, Driton Bajrami dhe Myzafer Sylejmani, të përfshirë në të njëjtën aktakuzë për të njëjtën veprën penale, kanë kërkuar që të arrijnë marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë.

Gjatë shqyrtimit të dytë, të mbajtur në Gjykatën Themelore në Prizren, i akuzuari Bytyqi, përmes mbrojtësit të tij, avokatit Rexhep Kabashi, ka kërkuar që provat në të cilat bazohet aktakuza të mos pranohen. Avokati Kabashi ka thënë se në asnjë prej urdhëresave për përgjim, nuk përmendet emri i klientit të tij. Prandaj, i njëjti ka kërkuar që këto prova të përjashtohen si të papranueshme, dhe me këtë rast në mungesë të provave, të hudhet aktakuza

Prokurori i rastit, Metush Biraj, ka kundërshtuar propozimin e mbrojtësit, duke thënë se nuk qëndrojnë pretendimet në fjalë. I njëjti ka kërkuar nga gjykata që propozimi i avokatit Kabashi, për hudhjen e aktakuzës ndaj Bytyqit, të refuzohet.

Ndërkaq, avokati Bashkim Nevzati, në emër të klientit të tij Myzafer Sylejmani, ka kërkuar nga gjykata një afat për të hyrë në negociata me prokurorinë për të arritur marrëveshje mbi pranimin e fajësisë.

Këtë propozim e kanë mbështetur edhe avokatët Esat Gutaj dhe Asman Hoxha, të cilët mbrojnë dy të akuzuarit tjerë, Neshat Avdaj dhe Driton Bajramin.

Gjykatësja Ajser Skenderi, bëri të ditur se rreth kërkesës së mbrojtësit Rexhepi, do të përgjigjet me shkrim. Ndërkaq, shqyrtimin kryesor e ka caktuar për 2 qershor 2017, në ora 9:30.

Me aktakuzën e 24 shkurtit 2017, Prokuroria Themelore në Prizren, i akuzon katër të lartpërmendurit se gjatë periudhës gusht-nëntor 2016, duke vepruar si policë trafiku, drejtpërdrejtë kanë kërkuar dhe marrë ryshfet në të holla.

Sipas aktit akuzues, Bytyqi, Avdaj, Bajrami dhe Sylejmani u kanë marrë para shkelësve të rregullave të trafikut, në shuma të ndryshme, duke filluar prej 10 e deri në 100 euro. Këtë e kanë bërë në mënyrë që të mos u shqiptojnë gjobat kundërvajtëse, sipas shkeljes së rregullave të trafikut.

Së bashku me aktakuzën, prokuroria ka dorëzuar edhe provat e nxjerra nga masat e fshehta, në mesin  e tyre edhe disa DVD, të gjitha këto të mbledhura nga Inspektorati Policor i Kosovës./betimiperdrejtesi/ 

Më Shumë

PSG po kërkon portier, në listë edhe ylli kosovar që po shkëlqen me pritjet e tij

Gianluigi Donnarumma është portieri titullar i PSG-së dhe ai bën pjesë në planet e parisienëve edhe për të ardhmen. Megjithatë kampioni në fuqi i Francës...

Quni: Nëse vërtetohen largimet e hetuesve, duhet të ketë hetim nga Prokuroria

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka thënë se nëse vërtetohen largimet e hetuesve, atëherë duhet të ketë hetim nga Prokuroria. Sipas tij, nëse këto...

Lajmet e Fundit