Arrestohet një burrë i dhunshëm në Dragash – rreh nënën, gruan dhe djalin

Një burrë i dhunshëm është arrestuar dje në Dragash nga Policia e Kosovës. Sipas Policisë, i dyshuari në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht nënën e tij, bashkëshorten dhe djalin, shkruan PrizrenPress.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Goran pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht nënën e tij, bashkëshorten dhe djalin K-Goran. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësorë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut në Prizren drejt përfundimit

Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut, një prej objekteve me vlera të veçanta në Qendrën Historike të Prizrenit, po shkon drejt përfundimit. Lajmin e ka...

Shtyhet seanca ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Burim të Malishevës

Seanca gjyqësore ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Malishevë, është shtyrë sot me kërkesë të mbrojtjes së tij. Avokati mbrojtës, Arianit Koci,...

Lajmet e Fundit