12.4 C
Prizren
E premte, 21 Mars, 2025

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren – kapet nga kamerat e sigurisë

Një incident i pazakontë ka ndodhur në qytetin e Prizrenit, ku një qytetar është kapur nga kamerat e sigurisë duke e grisur librin e shenjtë, Kuranin.

Ngjarja ka ndodhur në ditën e tretë të muajit të shenjtë të Ramazanit, duke e bërë aktin edhe më të ndjeshëm për besimtarët myslimanë.

Pamjet e këtij veprimi janë shpërndarë në Facebook nga qytetari, Xhia Halid.

Grisja e Kuranit vazhdimisht ka nxitur reagime të forta tek myslimanët, të cilët e konsiderojnë një veprim fyes dhe provokues ndaj besimit të tyre.

Disa përdorues të rrjeteve sociale kanë dënuar ashpër aktin, duke e quajtur një shkelje të vlerave fetare dhe duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve kompetente për të marrë masa kundër personit të përfshirë.

Duhet kujtuar se burri që pati nxitur protesta të dhunshme pas djegies së librit të shenjtë Kuranit, është qëlluar për vdekje në Suedi, në fund të muajit janar të 2025-ës.

Salwan Momika, 38-vjeçar, raportohet të jetë vrarë në një apartament në Sodertalje të Stokholmit.

Ai pati nxitur trazira të mëdha pasi pati djegur kopje të Kuranit jashtë xhamisë qendrore të Stokholmit më 2023./Telegrafi/

Më Shumë

Komuna e Malishevës do të përkujdeset për varrimin e tre viktimave të Masakrës së Kralanit, kjo është agjenda

Komuna e Malishevës do të përkujdeset për organizimin e ceremonive të varrimit të tre qytetarëve që konsideroheshin të zhdukur nga viti 1999 në Masakrën...

Pesë nxënës të Dragashit kualifikohen për fazën shtetërore të Olimpiadës në Gjuhë dhe Letërsi

Në ambientet e ShML “Ruzhdi Berisha” në Dragash u zhvillua faza e dytë e testit në kuadër të Olimpiadës së Përbashkët Kosovë - Shqipëri...

Lajmet e Fundit