11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Shumë projekte kanë mbetur pa përfunduar në Prizren

Derisa është shtuar buxheti për komunat tjera, për Komunën e Prizrenit do të ketë rrudhje të buxhetit për vitet vijuese

Edon Mullatafahu, koordinator i organizatës, ka raportuar lidhur me gjendjen në Qendrën Historike dhe të gjeturat e tjera për objekte të vjetra. Sa i përket gjendjes fizike, sipas hulumtimit del se 76 monumente janë të mira, 22 mesatare dhe 44 për qind kanë nevojë për intervenime. “Në këtë mënyrë autoritetet shtetërore të niveleve të ndryshme janë treguar joserioze sa i përket trajtimit të shkeljeve urbanistike në Qendrën Historike të Prizrenit”, ka thënë Mullatafahu .Komuna e Prizrenit ka dështuar në realizimin e disa prej projekteve gjatë vitit 2016.

Përveç kësaj, disa prej projekteve të përfunduara kanë mangësi të shumta. Këto konstatime janë bërë nga shoqëria civile dhe partitë opozitare në Prizren, derisa zyrtarët komunalë shprehen se tani është koha e bilancit të punës së një viti, e që më shumë mund të flitet për suksese. Organizata joqeveritare “Ec ma ndryshe” në takimin përmbyllës të këtij viti në Qendrën “Evropa” hapën ekspozitën “Një qytet për të gjithë”. Me këtë rast, Edon Mullatafahu, koordinator i organizatës, ka raportuar lidhur me gjendjen në Qendrën Historike dhe të gjeturat tjera për objekte të vjetra. Sa i përket gjendjes fizike, sipas hulumtimit del se 76 monumente janë të mira, 22 mesatare dhe 44 për qind kanë nevojë për intervenime.

“Në këtë mënyrë autoritetet shtetërore të niveleve të ndryshme janë treguar joserioze sa i përket trajtimit të shkeljeve urbanistike në Qendrën Historike të Prizrenit”, ka thënë Mullatafahu. Sipas tij, tashmë po del se organet kompetente nuk janë marrë as me “35 rastet”, ku në 8 raste punimet janë në përputhje me projektin, në 1 rast nuk ka filluar ndërtimi, në 9 raste janë vendosur dritare të plastikës në vend të drurit, në 5 raste ka parregullsi me rrethoja, gardh, vitrina apo fasadë, në 11 raste ka tejkalime nga leja e ndërtimit, të natyrave të ndryshme dhe në 1 rast ka tejkalim në gabarit. Në prill të këtij viti, lidhur me këtë çështje ‘EC ma ndryshe” pati reaguar, duke vlerësuar se “35 rastet” e Task-Forcës janë blerje kohe, për faktin se Task-Forca për Qendrën Historike të Prizrenit, përkatësisht institucionet që e përbëjnë këtë trup kanë vendosur që të vazhdojnë avazin e instaluar prej vitesh nga organet kompetente për ikje nga përgjegjësitë për vendosjen e rregullit urbanistik në qendër të Prizrenit. Kjo organizatë konstaton se vendosja e rregullit urbanistik në Qendrën Historike të Prizrenit kërkon veprime më energjike të institucioneve, që kanë përgjegjësi ligjore e kushtetuese, për t’u përballur me rastet ekstreme, dhe jo për të blerë kohë duke numëruar punimet që janë bërë në përputhje me projektet apo devijimet me PVC dritare.

“Për këto arsye ‘EC ma ndryshe”‘ shpreh qëndrimin se autoritetet e nivelit qendror duhet të jenë më aktive në funksionalizimin e Task-Forcës, ndërkohë që organet komunale të Prizrenit duhet të tregojnë një përkushtim më të madh në vendosjen e rendit urbanistik në Qendrën Historike. ‘EC ma ndryshe’ konsideron se edhe ndryshimi i drejtorëve komunalë të linjës deri tashti është dashur që të përkthehet në veprime drejt rritjes së efikasitetit në vendosjen e rendit urbanistik dhe ruajtjen e mbrojtjen e Qendrës Historike të Prizrenit”, kanë thënë zyrtarët e kësaj organizate.

Kaosin në Qendrën Historike e konfirmojnë edhe raportet ndërkombëtare

Sipas tyre, paaftësia e autoriteteve për ta parandaluar degradimin në Qendrën Historike të Prizrenit është konfirmuar edhe nga Raporti i fundit i Komisionit Evropian për Kosovën. “Degradimi sistematik i trashëgimisë kulturore, me theks të veçantë në Prizren sikurse edhe vazhdimi i kulturës së pandëshkueshmërisë lidhur me rrënimet dhe ndër timet ilegale janë përmendur si shqetësime në kuadër të këtij raporti, ku gjithashtu pohohet se degradimi sistematik i trashëgimisë kulturore në Prizren paraqet edhe rrezik të shtuar për sigurinë publike. Në të njëjtën kohë theksonte se Task-Forca për Qendrën Historike të Prizrenit, që ishte themeluar në vitin 2014, për trajtimin e ndërtimeve pa leje ka pas ndikim minimal. Raporti ka nënvizuar se nevojiten përpjekje të shtuara për të siguruar mbrojtjen dhe menaxhimin adekuat të trashëgimisë kulturore”, thonë zyrtarët e organizatës ‘Ec ma ndryshe’.

U premtuan 100 milionë euro për tre vjet, u investuan vetëm 45 milionë

Edhe partitë opozitare në Prizren kanë shtuar zërat kritikë ndaj qeverisë lokale. Qendra e lëvizjes “Vetëvendosje”, përmes një ekspozite në sheshin “Shatërvan”, ka prezantuar projektet e pakryera këtë vit. Artan Abrashi, kryetar i kësaj partie, me këtë rast ka thënë se kanë zgjedhur këtë formë për t’u treguar të gjithë qytetarëve për dështimet e qeverisë lokale gjatë këtij vitit. “Këtu do të ekspozojmë disa nga projektet, të cilat i dështuar komuna”, pohon kryetari Artan Abrashi. Ndërsa deputeti i lëvizjes “Vetëvendosje”, Mytaher Haskuka, tha se dështimet e qeverisë lokale janë të panumërta. Sipas tij, veçanërisht është problematike tani për Komunën e Prizrenit, pasi ka rënie në buxhet për vitet në vijim. “Në shumicën e komunave të Kosovës buxheti është rritur, kurse këtu është ulur. Me sa mbajë mend këtu u tha se do të investohen nga 100 milionë euro në vit, kurse për tri vite kemi vetëm 45 milionë euro investime kapitale”, tha deputeti Haskuka. Në shesh kishte të ekspozuara disa nga pano me pamjet e objekteve si Shtëpia e Kulturës në Zhur, pastaj disa nga projektet e shkollave dhe projekteve të tjera.

Zyrtarët e Komunës i mohojnë kritikat

Zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha, ka thënë për “Kosova Sot” se vërejtjet e shoqërisë civile dhe të opozitës janë të paqëndrueshme. “Vërtet edhe për ne është shqetësuese si fajësohet qeveria lokale për dështimet në Qendrën Historike, siç bën shoqëria civile këtu, kur dihet se ato kompetenca i takojnë Ministrisë së Kulturës. Është një fat i keq që kryesisht po dëmtohen shtëpitë private, duke filluar nga pronarët, por edhe nga mosveprimi i shpejtë i institucioneve. Ne jemi bartës të institucioneve dhe në asnjë rrethanë s’dëshirojmë të ikim nga përgjegjësitë”, ka thënë zëdhënësi Berisha për reagimet e shoqërisë civile. Ai nuk është pajtuar as me qëndrimet dhe reagimet e Qendrës “Vetëvendosje”.

“Më duhet të them edhe një herë se Komuna e Prizrenit i ka qëndruar planit në realizimin e projekteve kapitale, të planifikuara nga vetë qytetarët në debatet publike. Kurse më lejoni të them se Komuna e Prizrenit këtë vit po e përmbyll me realizmin me 295 projekteve kapitale. Nëse edhe kjo nuk e kënaq LVV-në, vërtet ata duhet të kuptojnë një realitet tjetër, sepse kështu qeveriset sipas kërkesës së qytetarit. Prizreni është shembulli më i mirë në Kosovë për infrastrukturë. Na tregoni vetëm një rast të realizimit të infrastrukturës në një qytet tjetër në Kosovë siç e ka realizuar Prizreni? Ne si komunë kemi bërë shumë investime”, ka thënë Berisha, duke shtuar se jo të gjitha projektet kapitale kryhen në kohën prej një viti, ngase ka projekte që kryhen me faza.

(Kosova Sot)

Më Shumë

Ndërprerje në furnizimin e ujit në Prizren dhe Malishevë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar konsumatorët se sot me datën 26.04.2024 prej orës 10:20 për shkak të defektit të...

Policia shqipton mbi 1 mijë e 500 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1530 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit