15.8 C
Prizren
E diel, 2 Qershor, 2024

Rama provokon grekët: Akropolin e keni falë guximit të një shqiptari

Kryeministri Edi Rama duke publikuar një hartë të Athinës së shekullit të 16-të në profilin e tij në ‘Facebook’, thotë se Akropoli është ende në këmbë falë kurajës së shqiptarit, Gjergj Dushmanit.
Postimi:

Kjo gravurë e vjetër e Athinës e 1670 (qytet në të cilin, shkruante ende më 1925 princi grek fanariot Eugene Rizo-Rangabe, “…popullsia autoktone është edhe sot e kësaj dite kryesisht shqiptare”), na kujton, ndër të tjera se, nëse Akropoli i lashtë është ende në këmbë për lavdi të njerëzimit dhe qytetërimit, kjo i detyrohet edhe kurajos dhe vizionit të primatit shqiptar të Athinës, Gjergj Dushmanit! I cili, më 1686, negocioi me flotën veneciane të Francesco Morosinit që qyteti të mos bombardohej prej limanit të Falerës, edhe pse aty ndodhej një garnizon turk.

Një histori e tillë e një qyteti që dikur ishte sipas historianëve e dëshmive autentike, qytet kryesisht shqipfolës, nuk e bën absolutisht atë një qytet shqiptar, edhe pse shqiptarëve Athina diçka u ka borxh në historinë e saj të jashtëzakonshme.

Dhe, tamam po kështu, nëse Himara, përjetoi me arqipelagët grekë dhe greqishten si “lingua franca” të Orientit, nëpërmjet shkëmbimeve detare, një bashkëjetesë të afërt e të frytshme, kjo nuk e bën atë absolutisht një krahinë greke; aq më shumë që popullsia e saj, në të gjithë aktet ndërkombëtare, për të mos folur veç për Historinë, njihet thjesht e vetëm si SHQIPTARE.

Më Shumë

Mbappe: Nuk do ta gjejë askund atë që kam pasur tek PSG

  Sulmuesi Kylian Mbappe, i cili luajti këtë të shtunë ndeshjen e tij të fundit me skuadrën franceze PSG-së, pranoi se është i mërzitur për...

Breshër i madh në Duhël të Suharekës

Reshje të mëdha të shiut të përcjella edhe me breshër kanë përfshirë sot Komunën e Suharekës. Gazeta10 ka siguruar pamje ku shihet se rruga është...

Lajmet e Fundit