6.7 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026

Indiferent për Nobelin

Akademia Suedeze e Shkencave është lodhur duke trokitur në derën e Bob Dylan. Disa ditë pasi iu akordua çmimi prestigjioz i Nobelit të Letërsisë për krijimin e shprehjeve të fuqishme poetike brenda traditës së gjatë të këngës amerikane, komiteti u ka dhënë fund përpjekjeve për të kontaktuar me muzikantin ikonë.

“Nuk do të përpiqemi më. Ia thamë gjithë çfarë nevojitej menaxherit dhe miqve të tij. Ai e di se e presim me padurim konfirmimin që duhet të japë, por nga ana tjetër ka vetëm heshtje”, tha Odd Zschiedrich, drejtor administrativ i Akademisë suedeze.

Zschiedrich sqaroi se ceremonia do të zhvillohet dhe çmimi do të jepet edhe pa praninë e kantautorit legjendar amerikan.

“Por ne po presim për informacione”, vazhdoi ai.

Mbrëmjen e së hënës, Dylan ishte në një koncert në Las Vegas, megjithatë deri tani prej tij nuk ka ardhur asnjë reagim mbi Nobelin, që e bëri muzikantin e dytë në botë laureat të çmimit të shumëlakmuar.

Ka pasur debate të gjata mbi nderimin e bërë artistit dhe meritën e teksteve të tij, që të konsiderohen si pjesë e veprave më të mira letrare të krijuara ndonjëherë. Kohët duket se po ndryshojnë vërtet.

Më Shumë

Kosova sot është në zi në nderim të jetës dhe veprës së Rexhep Qosjes

Kosova sot është në zi në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosjes, i cili dje ndërroi jetë në moshën 90-vjeçare. Ushtruesja e...

Ansambli Vokal i Filharmonisë së Kosovës shkëlqen në Prizren

Të shtunën, më 18 prill 2026, në Autostrada Hangar, Ansambli Vokal i Filharmonisë së Kosovës, nën drejtimin e Rafet Rudit, u paraqit me një...

Lajmet e Fundit