16.8 C
Prizren
E hënë, 20 Maj, 2024

Prizren: Një javë punë, për një veshje kombëtare

Panairi i veshjeve tradicionale në Prizren çdo tetor grumbullon dhjetëra përpunues të prodhimit të veshjeve tradicionale e kombëtare. Njëra ndër ato familje që merret shumë me veshjet tradicionale është edhe ajo Bytyqi nga Prizreni. Kjo familje e ka traditë punimin e tirqve, pastaj të xhubletave, xhurdive, qilimave, e shtrojave të moçme. Në çdo shtëpi po të shkosh edhe sot do t]ë hasësh mjaft shtroja të tilla të prodhuara në mënyrë artizanale. Në këtë qytet i kushtohet vëmendje shtrimit të shtëpisë me shtroja të leshta, si qilima, velenxa. Pazari i Prizrenit në gjithë Arbërinë dikur ishte i njohur për tregtimin e leshit. Në vitin 1930, sipas historianit Prof. Dr. Mejdi Elezi, tregtimi i produkteve të leshit ishte në kulmin e tij. Duke qenë pjesë e perandorive të ndryshme, por edhe traditës sonë kombëtare kemi pasur të zhvilluar fort zakonin e ndenjes në shesh duke i kushtuar rëndësi qosheve, çardakëve, oxhaqeve si pjesë e rëndësishme e arkitekturës popullore të shtruara me shtroje leshi, pambuku, liri dhe jastëkë të qëndisur. Prodhimi i qilimave, velenxave, dhe pastaj veshjeve si tirqve apo xhurdive, xhubletave ka qenë një detyrë e grave të shtëpisë. Ato kryenin të gjitha proceset si shprishjen, tjerrjen ngjyrosjen e thurjen në kushte tepër artizanale e primitive”, tregon ai. Procesi fillon me shprishjen me dorë të leshit, më pas leshi krihej me krehër dhe tirrej me bosht e furkë. “Tradita e punimit të tyre ka kaluar nga një brez në tjetrin. I gjithë procesi ka kaluar në një cikël të mbyllur brenda një familjeje, duke kryer të gjitha proceset nga shkrifja, krehja, tjerrja, ngjyrosja dhe thurja. Shtrojat e leshta në Prizren kanë pasur edhe termin e tyre”.

Bashkatdhetarët i duan rrobat origjinale

Familja Bytyqi e vazhdon këtë traditë të moçme. Nadire Bytyçi tregon se këtë zeje për punimin e veshjeve kombëtare e trashëgoi kjo familje nga e zonja e shtëpisë Simije Bytyçi. “Tani këtë zeje e vazhdon i biri Florin Bytyqi, kurse ka dashur fati që e bija e Florinit, Delvina Bytyçi ka kryer Fakultetin e Etnologjisë dhe ka synim që traditën e kësaj familje ta vazhdojë”, u shpreh ajo për “Kosova Sot”. Ajo kishte dalë në panair për të tregtuar prodhimet e dorës dhe rrobave të bëra nga leshi që janë të zorshme. “Të gjitha punëtoret sa jemi na duhet një javë ditë për të punuar një palë rroba leshi për femra, ato që janë origjinale. Më duhet të them se familja Bytyqi e ushtron tani këtë zeje në nderim të zonjës së shtëpisë, Simije”, shprehet ajo. Shton se kjo zeje sjell përfitime sa për të mbijetuar. “Pos në kohën e sezonit kur vijnë bashkatdhetarët tanë dhe blejnë rroba origjinale, atëherë përfitojmë më shumë. Edhe atëherë mund të merret një pagë mesatare”, tregon ajo. Thekson se kanë hapur edhe një punëtori në Prishtinë, e një në Sarandë

Xhubleta e ruajtur para 200 vjetësh

Nadirja tregon se ende punohet në vek. “Veku është një makinë druri ku punohet pambuku e nga aty pastaj punohen fustanellat karakteristike të këtij qyteti”. Po kështu, Nadirja tregon se këtu ruhet punimi i dorës i xhubletës prizrenase me motive nga Shqipëria e Jugut, që i ka jo më pak se 200 vjet. Familja e Nadire Bytyqit tani këtë zeje e kanë përkushtim familjar dhe për asgjë nuk e ndërrojnë. “E dimë se nuk fitojmë, por kemi përkushtim maksimal për këtë punë”, shprehet ajo. Thekson se është përgjegjëse e prodhimeve vendore dhe të rrobave të bukura të leshit që tashmë janë të rralla. Shprehet se janë të vetmit në Prizren që ende prodhojnë këto rroba. Nadirja tregon se leshi dhe punimet e dikurshme tashmë janë harruar. Ajo tregon se interesimi është shtuar sidomos për çantat e punuara.

(Kosova Sot)

Më Shumë

Regjistrimi i popullsisë zgjerohet në dy objektet e Komunës së Prizrenit

Procesi i regjistrimit të popullsisë është bërë edhe më i lehtë për banorët e Prizrenit. Koordinatori i komisionit komunal për regjistrimin e popullsisë, Haxhi Seferqaj,...

Kurti: Edhe pas një çerek shekulli fati i Ukshin Hotit nuk është zbardhur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se më 16 maj 1999, profesori Ukshin Hoti, pas lirimit nga burgu i Dubravës, u rrëmbye dhe u...

Koha dritëplotë

Lajmet e Fundit