22 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026

Prizreni emërton një rrugë me emrin, John Harrison

Një rrugë në lagjen “Jeni Mahallë” në Prizren, do të emërtohet me emrin veteranit të UÇK-së nga Britania e Madhe, John Harrison.

Kryesuesi i Kuvendit të Prizrenit, Kujtim Gashi, tha se Kuvendi para një viti ka marrë vendim për këtë emërtim,

“ Propozimi ishte bërë nga bashkëluftëtarët e tij, për kontributin e jashtëzakonshëm që kishte dhënë në çlirimin e Kosovës”, tha Gashi.
Kryesuesi Gashi, tha se miku i çmuar anglez, John Harrison, është befasuar këndshëm me këtë vendim të Kuvendit, dhe se ai është ndjerë tejet i lumtur për këtë çështje.

Ndryshe, John Harrison, tashmë ndodhet në vendin tonë dhe po respektohet me nderime të larta nga krerët e shtetit për kontributin e madh të tij gjatë luftës në Kosovë, duke qenë përkrah luftëtarëve të UÇK-së.

John Harrison, të mërkurën do të marrë pjesë në solemnitetin kushtuar vendosjes së tabelës së emrit të tij të rrugës në Prizren, dhe për disa media qendrore ai ka thënë se ndjehet tejet i emocionuar që do të marrë pjesë në këtë ngjarje që po i dedikohet atij.

Britaniku Harrison, i cili ka luftuar si vullnetar në Brigadën 138 “Agim Ramadani” në Koshare dhe i cili është dekoruar me urdhrin ‘Adem Jashari’, është i diagnostifikuar me kancer dhe ai publikisht ka deklaruar se dëshiron të varroset në Kosovë/TV Prizreni/

Më Shumë

Sonte finalja e madhe: Peja 03 dhe Bashkimi për titullin kampion

Sot zhvillohet ndeshja vendimtare e sezonit në Superligën e Kosovës në basketboll për femra, ku Peja 03 dhe Bashkimi përballen në finalen e shtatë...

Maqedonia e Veriut siguron 2 milionë € për ndërtim të rrugës Tetovë-Prizren

Ministria e Transportit e Maqedonisë së Veriut ka siguruar 2 milionë euro për hartimin e projektit për rrugën që do të lidhë Tetovën dhe...

Lajmet e Fundit