11.7 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026

Gjashtë vjet premtime të njëjta për heqjen e vizave

Kanë kaluar gati gjashtë vjet kur filluan premtimet e lidershipit për liberalizimin e vizave, ndërkohë që ende nuk dihet se kur qytetarët e Kosovës do të mundë të lëvizin lirshëm në zonën Schengen. Premtimet vazhdojnë…

Para gjashtë vjetësh drejtuesit e Qeverisë kanë filluar të japin premtime për liberalizim të shpejtë të vizave, megjithatë kjo ende nuk ka ndodhur.

I pari që i pati filluar këto heqje vizash ka qenë ish-kryetari i PDK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili në dhjetor të vitit 2010 u kishte premtuar qytetarëve se brenda 15 muajve ata do të udhëtonin në të gjitha vendet e Evropës pa pasur nevojë për viza.

“Ju siguroj dhe garantoj sot, juve qytetarë, se vetëm për 15 muajt e ardhshëm nga janari i vitit të ardhshëm të gjithë qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm në gjithë Evropën”, pati premtuar Thaçi.

Kurse në nëntor të vitit 2011 pati thënë se viti 2012 do të jetë vit i liberalizimit të vizave. “Viti 2012 është vit i procesit të liberalizimit të vizave”, pati thënë Thaçi, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Por, as në vitin 2012 nuk u hoq regjimi i vizave, kështu edhe viti 2013 u proklamua si vit i liberalizmit të vizave, gjë e cila as këtë vit nuk ndodhi. Premtimet e Thaçit vazhduan edhe në vitet vijuese.

Edhe pasuesi i Thaçit në postin e kryeministrit, Isa Mustafa, pas formimit të Qeverisës në dhjetor të vitit 2014 ishte shprehur i sigurt se liberalizimi i vizave do të ndodhë në vitin 2015.

Ndërsa në dhjetor të vitit 2015 pati thënë se në vitin 2016 do të hiqet regjimi i vizave për kosovarët. /Zëri/

Më Shumë

Tërheqja e 2 milionë eurove nga përmbaruesit, rrezikohen shërbimet shëndetësore në Prizren

Drejtori i Shëndetësisë në Prizreni, Sylejman Baxhaku, ka ngritur alarmin për një situatë alarmante dhe të papranueshme, pas tërheqjes së rreth 2 milionë eurove...

Vushtrria pret Prizrenin, duel i rëndësishëm për kreun dhe mbijetesën

Në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë, nesër zhvillohet përballja mes Vushtrrisë dhe Prizrenit, në stadiumin “Ferki Aliu”, me fillim nga ora 15:00, raporton...

Lajmet e Fundit