12.3 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026
Home Blog Page 8691

Jasharaj: Mësimdhënësit janë pajtuar me 25%

0

RrahmanJasharaj-sbashkKryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, edhe pse ditë më parë kishte deklaruar për Kosovapress-in se mësimdhënësit do të hyjnë në grevë dhe do ta bojkotojnë mësimin nëse pagat rriten nën 30 për qind, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Megjithatë, në një intervistë për Kosovapress, ai ka thënë se deklarimi i tij i mëhershëm ka qenë reagim i mësimdhënësve nga terreni, derisa tani është pajtuar me një rritje të tillë pasi një gjë të tillë e kanë bërë edhe vet mësimdhënësit.

“Fillimisht e them se është shumë e vërtetë se kam deklaruar publikisht dhe ai deklarim i imi ishte zë i mësimdhënësve të Kosovës dhe ne kishim qëndrim 30 për qind. Mirëpo, pasi që u publikua kjo përqindje dhe ky qëndrim i yni, menjëherë kemi pas takime me MASHT-in, me ministrin Ramë Buja dhe ne ia kemi shtruar këtë çështje dhe i kemi thënë prerazi se mësimdhënësit e arsimit të mesëm të ulët dhe arsimit të mesëm të lartë nuk pranojnë ndonjë përqindje më të vogël. Kjo ka ndikuar që ministri Buja të vë kontakte me kryeministrin dhe pastaj kanë filluar negociatat që janë SBASHK-MASHT por edhe me ndërmjetësimin e kryeministrit dhe kur kemi debatuar qartë, na është thënë por edhe ne e kemi thënë se kur ka negociata të dy palët duhet të lëshojnë pe aq sa deri te vija e kuqe që e quajmë ne në negocime. Kështu që duke qëndruar vazhdimisht në bashkëpunim me kryesinë tonë dhe me terrenin, terreni është pajtua r se për hirë se po rriten pagat jo vetëm në sektorin e arsimit por në të gjithë sektorët, arsimi ka bërë një hap drejt 20-shit por edhe kryeministri e ka bërë një hap drejt shifrës tonë dhe kemi arrit me pajtimin e të dyja palëve 25 për qind”, ka deklaruar ai.

Jasharaj ka siguruar se mësimdhënësit janë të kënaqur me rritjen e pagave që ka ndodhur në këtë sektor duke shtuar se nuk ka ndonjë rrezik për greva apo bojkot të mësimit.

“Mund ta konfirmoj duke u bazuar në faktet se në zyrat tona nuk ka arritur asnjë shkresë apo telefonatë që do të na detyronte të mendojmë ndryshe. Kemi përgëzime, kemi edhe letra, kemi edhe vizita në këto zyre, do me thënë mund ta them me plot gojën se mësimdhënësit e Kosovës janë pajtuar me 25-shin por janë pajtuar me këtë 25 për qind”, është shprehur ai.

Jasharaj ka thënë se rritja e pagave do të bëhet mbi bazën e re të pagave ku mësimdhënësit e nivelit të mesëm të ulët do të përfitojnë 81 euro rritje derisa ata të nivelit të mesëm të lartë 89 euro apo 405 dhe 439 euro pagë bruto.

Mbi 800 mijë euro subvencionim për projektet kulturore

0

MKRS-objektiMbi 800 mijë euro është shuma që sivjet Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë për projekte kulturore nga konkursi vjetor. Për dallim nga viti i kaluar, mbështetja rritet për rreth 200 mijë euro.

Në këtë konkurs, në të gjitha kategoritë kanë aplikuar mbi 500 projekte prej të cilave janë përkrahur financiarisht rreth 300.

Kjo gjë ka ndikuar edhe në rritjen e mbështetjes për ngjarje kulturore tradicionale në Kosovë, që tashmë kanë krijuar edhe një imazh të rëndësishëm ndërkombëtar. Kështu në projektet që lidhen me fushën e kinematografisë shuma totale e subvencionimit për projekte të ndryshme është rreth 130 mijë euro, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Kulturës.

Festivalit të filmit dokumentar ‘DOKU Fest’-i janë ndarë 20 mijë euro, për dallim nga 15 mijë që i ishin ndarë vitin e kaluar. 22 mijë euro janë ndarë Festivalit të Filmit ‘PriFilm Fest’, nga 20 mijë sa i ishin ndarë vitin e kaluar.

Për festivalin ‘Skena UP’, 15 mijë euro, ‘ShqipFilmFest’ me 10 mijë euro dhe ‘Nine Eleven’ me 10 mijë euro.

Në projektet që lidhen me fushën teatrore në vend, MKRS ka ndarë mbi 144 mijë euro 120 mijë euro për projekte të ndryshme. Në këtë rrafsh hyjnë edhe ndarja e një buxheti prej 10 mijë eurove për shtatë teatrot e qyteteve në vend, si dhe për Teatrin ODA. Për Festivalin ‘Etno Fest’ janë ndarë ndërkaq 15 mijë euro.

Në fushën e arteve vizuale janë mbështetur projekte që në tërësi kapin vlerën prej rreth 104 mijë eurove, në mesin e të cilave janë përkrahur me dhjetëra ekspozita personale, programi vjetor i Qendrës për Art Bashkëkohor ‘Stacion’ me 9 mijë euro, projektet e studentëve të Fakultetit të Arteve me 5 mijë euro, etj.

Mbi 64 mijë euro ndërkaq janë ndarë për projekte të ndryshme që ndërlidhen me promovimin kulturor. Disa nga to janë, mbështetja e PEN Qendrës për aktivitetet vjetore me shumë prej 10 mijë euro, Lojërat tradicionale ‘Álbaniada’ me 10 mijë euro, etj.

Në kategorinë e projekteve letrare janë ndarë mbi 70 mijë euro. Në këtë mes, 10 mijë euro i janë ndarë si buxhet për veprimtarinë vjetore Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, e ndërkaq 15 mijë euro Shoqatës së Botuesve të Kosovës për veprimtarinë vjetore ku hyn Panairi i Librit në Prishtinë, Panairi në Frankfurt dhe ai në Tiranë.

Bazuar në Ligjin për Bibliotekat, MKRS ka ndarë mjete për pasurimin fondit të librave edhe për bibliotekat komunale. Në këtë rast, 30 mijë euro për pasurimin e fondit të librave për bibliotekat komunale të Mitrovicës, Gjakovës, Pejës, Kamenicës, Kaçanikut, Ferizajt, Gjilanit, Skenderajt, Junikut, Podujevës, Kaçanikut, Hanit të Elezit, Obiliqit, Vushtrrisë, Lipjanit, Fushë Kosovës, Suharekës, Istogut, Drenasit si dhe Bibliotekës së të verbërve “Syri Ynë” në Prishtinë. Kjo përkrahje financiare për bibliotekat komunale është krahas mbështetjes që ato do të marrin sërish përmes konkursit për blerjen e librave, që është shpallur javë më parë.

Për promovimin e diversitetit kulturor, me saktë për mbështetje të projekteve kulturore të komuniteteve pakicë, MKRS nga konkursi ka ndarë rreth 80 mijë euro për projekte të të gjithë komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Vitin e kaluar ishin ndarë rreth 50 mijë euro.

Në kategorinë e arteve muzikore janë ndarë mbi 160 mijë euro. Me 7 mijë euro MKRS ka mbështetur Shoqatën e Kompozitorëve të Kosovës, për veprimtarinë vjetore. Ndërkaq festivalet tradicionale janë mbështetur edhe këtë vit. Kështu, Festivali ‘ReMusica’ është mbështetur me 9 mijë euro, ‘Kosova Kamer Fest’ me 9 mijë euro, Festivali ‘Chopin PianoFest’ me 9 mijë euro, ‘Kosovarja Këndon’ me 7 mijë euro, etj. Rëndësi i është dhënë edhe mbështetjes së festivaleve të muzikës folklorike si ‘Hasi Jehon’, ‘Anadrinia Jehon’, ‘I këndojmë Lirisë’ dhe ‘Rapsodia Shqiptare’ që janë mbështetur me nga 4 mijë euro.

KMDLNJ porosit deputetët ta votojnë Avokatin e Popullit

0

KMDLNJ-logoKëshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) i ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ta votojnë Avokatin e Popullit, pikë e cila është në rendin e ditës së Kuvendit për seancën e nesërme.

Në një deklaratë të Këshillit thuhet se në mesin e kandidatëve të përzgjedhur, ka kandidatë që i plotësojnë kriteret për ta marrë këtë pozitë.

Më herët është raportuar se nga 26 aplikantë për këtë pozitë, paneli i deputetëve ka përzgjedhur emrat e Gjyljeta Mushkolajt, Hilmi Jasharit dhe Adrijana Hodzicit për t’i sjellë në Kuvend për votim.

Për ta zgjedhur Avokatin e Popullit, KMDLNJ ka kërkuar konsensus politik ndërmjet partive politike pasi që, sipas Këshillit, në mënyrën si është përcaktuar tani kjo nuk mund të bëhet pa këtë konsensus.

“Duke marrë parasysh se zgjedhja e Avokatit të Popullit më parë ka qenë një proces i mundimshëm dhe i stërzgjatur, KMDLNj kërkon nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të marrin pjesë në numër të nevojshëm dhe të votojnë në mënyrë që Avokati i Popullit të zgjidhet në afatet e parapara me ligj dhe të mos përsëritet stërzgjatja e procesit”.

“Prania e deputetëve dhe votimi i tyre në bazë të ndërgjegjes së tyre apo të një marrëveshjeje eventuale politike do të kontribuojë në stabilizimin dhe forcimin e këtij institucioni të rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të njeriut”.

KMDLNj ka monitoruar procesin e përzgjedhjes së kandidatëve nga një panel i përbërë nga deputetë të Kuvendit.

“KMDLNJ vlerëson se në mesin e të përzgjedhurve ka kandidatë që i plotësojnë të gjitha kushtet për Avokat të Popullit dhe nuk sheh arsye që të mos votohet njëri nga kandidatët e propozuar”.

“KMDLNJ thërret partitë politike që të mos pengojnë zgjedhjen e Avokatit të Popullit aq më parë që kandidatët e përzgjedhur nuk kanë asnjë agjendë politike apo që mund të konsiderohen se do ta mbrojnë interesin e njërës apo tjetrës parti politike”, thuhet në deklaratë.

Postin e Avokatit të Popullit, për dy mandate e ka mbajtur Sami Kurteshi.

Grabovci: LDK dhe AAK, s’e kanë guximin e PDK-së

0

AdemGrabovci6-05Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, në një prononcim për Telegrafin ka deklaruar se ndjen keqardhje për mungesën e vizionit të partive opozitare, të cilat – sipas tij – po e akuzojnë qeverinë e Kosovës për shkak të vendimeve të fundit të saj.

Grabovci ka theksuar se nuk mund ta kuptojë se si kundërshtohen vendimet dashamirëse të ekzekutivit kosovar, duke shtuar se qytetarët e kanë mirëpritur vendimin për rritjen e pagave dhe shndërrimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës.

“Kundërshtimet për këto të arritura të shtetit tonë janë absurditet. Fatbardhësisht që PDK është duke e drejtuar vendin në këto kohë, sepse ne kemi guxim dhe vullnet që t’i marrim këto vendime jetike. Asnjë nga subjektet tjera politike, po të ishte në vendim tonë, nuk do ta kishte kurajon për këtë. Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kanë drejtuar dikur qeverinë, mirëpo për shkak të mos punës dhe mos angazhimit të tyre nuk morën vendime të tilla”, ka thënë ai për Telegrafin.

I pyetur se pse pikërisht pak para zgjedhjeve janë marrë këto vendime, ai ka theksuar se kryeministri “nuk ka bërë asgjë tjetër veçse i ka mbajtur premtimet e tij”.

“Ka qëlluar që zgjedhjet nacionale të jenë afër, por qeveria premtimet për rritjen e pagave i ka bërë shumë më herët. Konsideroj se ajo që duhet të vlerësohet është mbajtja dhe realizimi i premtimit”, ka shtuar ai.

Kuçi kërkon definimin e misionit të EULEX-it në Kosovë

0

HajredinKuqi-PeterBlomeyerZëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka vlerësuar punën misionit të EULX-it në Kosovë, por shprehi nevojën që çështja e këtij misioni të definohet sa më parë.

Kuçi, ka pritur në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovës, Peter Blomeyer, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e institucioneve të Kosovës me shtetin gjerman dhe për misionin e EULEX-it në Kosovë.

Ministri Kuçi vlerësoi bashkëpunimin që institucionet e Kosovës, në veçanti Ministria e Drejtësisë kanë pasur dhe vazhdojnë ta kenë me Ambasadën gjermane dhe institucionet e tjera të këtij vendi që veprojnë në Kosovë, sidomos në fushën e drejtësisë.
Të dy bashkëbiseduesit shprehen gatishmërinë në thellimin e bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Gjermanisë.

Ish pjesëtaret e TMK-së të jenë bashkë me veteranët e UÇK-së

0

JakupKrasniqi-SafetSylaKryetari i Kuvendit të Kosovës,Jakup Krasniqi, priti sot në një takim drejtorin e Zyrës për Trashëgimi të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Safet Syla, i cili ka kërkoi që ish pjesëtarët e TMK-së të jenë pjesë e projektligjit për veteranët e UÇK-së.

Drejtori i Zyrës për Trashëgimi të TMK-së, foli rreth fatit të ish-pjesëtarëve të TMK-së, që nga koha e transformimit të TMK-së në FSK, duke përmendur faktin se kjo kategori ka mbetur e paangazhuar dhe pa pension.

Duke kërkuar nga kryekuvendari Krasniqi që Kuvendi të bëjë më shumë për kategori, ai ngriti shqetësimin tjetër edhe për mënyrën e përfshirjes së kësaj kategorie në Projektligjin për Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar faktin se në këtë mënyrë cenohen të drejtat e kësaj kategorie.

Kryekuvendari Krasniqi fillimisht sqaroi se Projektligji për Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të shqyrtohet në lexim të parë gjatë ditës së nesërme në mbledhjen e Kuvendit, ndërkaq do të amendamentohet nga komisionet përkatëse dhe gjatë shqyrtimit nëpër komisione parlamentare do të analizohet kjo çështje.

Krasniqi shtoi se kërkesat për këtë kategori do të diskutohen edhe në Kuvend dhe do të hasin në mirëkuptim nga të gjithë. Ndërkaq, tha se çdo kërkesë mund ta drejtojnë edhe gjatë dëgjimit publik për këtë çështje. Më tutje, ai theksoi se kjo kategori duhet të respektohet dhe të çmohet.

U konstitua Senati i Universitetit “Ukshin Hoti” të Prizrenit

0

Senati UPZSenati i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, i dalë pas zgjedhjeve të para të përgjithshme të mërkurës, ka mbajtur mbledhjen e parë inaugurues.

Në këtë mbledhje kryesues i përkohshëm i Senatit është zgjedhur Prof. Dr. Sabaudin Cena, si anëtar më i moshuar i senatit. Gjithashtu në këtë mbledhje u formua Komisioni add-hock për udhëheqjen e procedurës për zgjedhjeve e dekanëve. Mbledhja e ardhshme e Senatit u caktua për të premten, raporton Koha.

Prof. Dr. Zahadin Shemsidini, u. d. rektor, e vlerësoi si ditë historike për UPZ-në mbajtjen e kësaj mbledhje, duke bërë thirrje të gjithëve që të angazhohen për ta çuar përpara universitetin.

Universiteti i Prizrenit arrin marrëveshje me Universitetin e Trierit të Gjermanisë

0

UPZ-objektiUniversiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” dhe Universiteti i Trierit – Gjermani, kanë arritur marrëveshje për bashkëpunim në fushat akademike të interesit të dy anshëm. Marrëveshja është nënshkruar nga Prof. dr. Michael Jackel-President i Universitetit të Trierit dhe Prof. Dr. Zahadin Shemsidini, u. d. rektor i UPZ-së, gjatë vizitën që është zhvilluar në Gjermani ditë më parë.

Marrëveshja e Bashkëpunimit përfshinë: Shkëmbim ndërmjet fakulteteve, studentëve dhe kërkuesve shkencor; Bashkëpunim në kërkime shkencore, ligjërata dhe simpoziume të përbashkëta; Shkëmbim i të dhënave, dokumenteve dhe materialit kërkues në fushën e interesit të përbashkët.

Prof. Dr. Zahadin Shemsidini, u. d. rektor i UPZ-së, e vlerësoi lartë arritjen e kësaj marrëveshje të bashkëpunimit me një universitet evropian siç është Universiteti i Trierit në Gjermani. Ai ka theksuar se janë pajtuar në parim që profesor nga ky universitet të vijnë të japin mësim kur të startojnë studimet mastar në Fakultetin Juridik në UPZ.

“Qeveria duhet të shkarkohet”

0

Haradinaj-KlinakuKryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, priti sot në një takim Kryetarin e Lëvizjes për Bashkim (LB), Avni Klinaku.

“Haradinaj dhe Klinaku u dakorduan se qeverisja e tanishme po i shkakton dëme të mëdha vendit dhe se duhet të veprohet sa më shpejt për shkarkimin e saj. Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për mundësinë e bashkëpunimit më të mirë mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizjes për Bashkim”, thuhet në një komunikatë të AAK-së.

Haradinaj dhe Klinaku u dakorduan që të bashkëveprohet dhe të thellohet bashkëpunimi mes dy subjekteve.

Gena: Kolegët më spiunuan, nuk iki dot në Europë

0

GenaXhelozia e kolegëve ka bërë që këngëtarit Gena t’i ndalohet e drejta për të udhëtuar në vendet e Europës. Ditë më parë ai ka marrë një konfi rmim nga organet e rendit të Zvicrës për ndalim të mbajtjes së koncerteve në diasporë, madje ai është ndaluar të mbajë një koncert edhe në Malmo të Suedisë. Gena shprehet për “Vip Pages” se kolegët e tij i kanë kurdisur një kurth, por nuk pranon të përmendë emra. Gena dhe shumë këngëtarë të tjerë, shpesh nuk deklarojnë arsyen e udhëtimit, pasi sipas rregullave duhet një leje pune për të zhvilluar aktivitetin artistik në vende të tjera. Mendohet se ai është spiunuar tek organet kompetente dhe për këtë arsye i është ndaluar lëvizja e lirë në Europë. Këngëtari rrëfen se kjo situatë nuk e ka demoralizuar aspak, përkundrazi, i ka shtuar ambicien për të punuar më shumë. Sakaq, Gena është një nga këngëtarët më të kërkuar dhe këngët e tij janë bërë hit-e. Megjithëse nuk mund të shkojë në Europë, ai vazhdon punën suksesshëm në trevat shqiptare, por edhe në Amerikë.

Si ndihet Gena pas situatës së krijuar?

Pas kësaj situate normalisht që ndihem i çuditur, sepse ne këngëtarët, përveçse gëzim dhe argëtim, nuk kemi ndonjë qëllim tjetër ndaj publikut. Kjo është një situatë paksa e ndërlikuar, por gjithsesi procedura për ta zgjidhur këtë çështje ka fi lluar dhe shpresoj që së shpejti të jepet një zgjidhje.

Është e vërtetë që të është ndaluar kalimi në Evropë? Për çfarë arsyeje?…
Po, është e vërtetë që më është ndaluar kalimi për në Evropë. Kjo ka ardhur si pasojë e autoriteteve në shtetin e Zvicrës. Pak a shumë të gjithë e dinë që Zvicra ka ligje tepër të forta dhe një gabim i vogël mund të kthehet në problem. Arsyeja e ndalimit ka qenë fakti që unë këndoj nëpër koncerte… Më ka ardhur për të qeshur në momentin kur pashë autoritetet e shtetit të mbanin në duar posterin tim. Mendova mos donin t’iu jepja ndonjë autograf (qesh). Fatkeqësisht arsyeja e ndalimit ishte pak më e thellë… Pas disa procedurave ligjore arritëm në konkluzionin se e gjithë kjo është bërë me tendencë ndaj meje, dhe arsyen mund ta merrni me mend vetë.

Cilët janë këngëtarët që të kanë spiunuar? Pse mendon se e kanë bërë?
Unë e kam thënë edhe më parë, kur arrin të të dojë publiku krijon shumë miq, por dhe armiq njëkohësisht. Siç duket, suksesi im i ka bezdisur “disa persona” dhe kanë vrarë mendjen gjerë e gjatë si e si mund t’i prishim punë Genës. Unë personalisht mundohem të vras mendjen për këngë apo albume dhe jo se si t’i bëj keq tjetrit. Nuk arrij t’i kuptoj ata njerëz. Duhet të ndihen kaq bosh dhe të pasigurt brenda vetes, sa vetëm e keqja e tjetrit i gëzon. Nuk dua të them akoma emrat e atyre që e kanë bërë këtë, pasi dua të sigurohem plotësisht dhe aq më tepër të flas me fakte. Jam i sigurt që do e lexojnë këtë intervistë. Për momentin i them vetëm “Faleminderit”, asgjë tjetër. Kjo situatë s’më bën asgjë tjetër përveçse më shton ambicien për të punuar edhe më fuqishëm. Është publiku ai që të rrëzon ose të ngre lart dhe deri tani ata janë mbështetja ime më e madhe. Edhe pse për momentin nuk mund të jem pranë shqiptarëve që jetojnë në diasporë, jam i sigurt që vetë ata do të vijnë të më dëgjojnë kudo që të këndoj, siç edhe ka ndodhur. Qëllimi im i vetëm kur këndoj është që të argëtoj publikun e ta bëj të ndihet mirë dhe të harrohet pak nga problemet që ka kushdo në jetën e përditshme. Kjo më fal shumë kënaqësi dhe më jep kurajë, duke më bërë të mos ndalem kurrë së kënduari. Në muajin prill janë të programuara disa koncerte për në Amerikë, sikurse edhe në të gjithë Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi, ku do të kemi shumë mbrëmje.

Ndalimi është bërë vetëm për në Europë. Cilat janë projektet e tua të radhës?

Për pak kohë do të publikohet kënga ime e re me titull “Duhet”, një bashkëpunim nga “Zapp & Chriss” dhe me tekst të Rozana Radit. Videoklipi i kësaj kënge do të jetë me efekte “3D”. Është një bashkëpunim që do të na shoqërojë më tepër gjatë sezonit të verës nëpër diskoteka. Gjithashtu edhe këngë të tjera do të lançohen në muajt e ardhshëm deri në sezonin e verës. Nuk do të ndalem së punuari bashkë me muzikantin tim, Edlir Begolli dhe menaxherin, Enis Fetahu./bw/